24/01/2005  Për t'ju ardhur në ndihmë, ja se çduhet të bëni për të nisur një ndërtim të ligjshëm





Fillimisht paraqitet në sekretarinë e KRT-së së Bashkisë, kërkesa për leje ndërtimi. Ajo duhet të jetë e shoqëruar me projekt-idenë e arkitektit dhe me aktin e pronësisë nga firma ndërtuese. Akti i pronësisë shoqërohet edhe me hartën treguese. Ndërkohë projekti duhet të firmoset, të bëhet azhornimi për rrjetin inxhinjerik nga Ndërmarrja e ujësjëllsit, ajo e e kanalizimeve të ujrave të zeza, elektrike, e telekomit, ndërmarrja e mbrojtjes kundra zjarrit, Agjensia Rajonale e Mjedisit, Inspektoriati Sanitar i Shëndetsisë dhe mendimi i zyrës së urbanistikës pranë minibashkisë përkatse.


Ndërkohë nga kufitarët merret deklaratë noteriale që pranojnë të ngrihet ky ndërtim. Firma duhet të paraqesë studimin urbanistik të zonës bërë nga projektuesi. Katër vitet e fundit projekt-idea kërkohet i punuar në kompjuter dhe tridimensional. Ndërkohë duhet bërë dhe studimi sizmik i zonës, për ndërtesat deri në 8 katëshe Bashkia e ka këtë studim, pasi e ka bërë Insituti Sizmik dhe nuk është i nevojshëm, por për ndërtesat mbi 8 kate firma e ndërtimit duhet të paraqesë studimin e bërë nga një firmë, inxhinjer i specializuar në sizmik. Dyzetë ditë pas marrjes së lejes për shesh ndërtimi ke të drejtë të kërkosh lejen e ndërtimit. Në këtë rast Bashkia shqyrton kryesisht projektin e ndërtesës që do të ngrihet. Firma duhet të paraqesë relacionin teknik shpjegues të studimit të projektit të firmosur nga projektuesit, nga akritekti dhe konstruktori me firmë origjinale, në tre kopje. Jepen të dhënat për çdo apartament të dnërtesës dhe tipet e saj. Më pas kur zbardhet leja e ndërtimit kërkohet projekti i plotë duk nisur nga aktitektura, rrjeti elektrik, hidrosanitar, ngrohtje deri dhe ventilim. Gjitnjë leja e dnërtimit jepet duke patur parasysh kondicionet urbanistike, largësinë mes dy ndërtesave, që kur janë një katëshe duhet të jenë 4 metra larg, më pas me shtrimin e çdo kati shtohen edhe dy metra. Ndërkohë largësia nga rruga është minimalisht 5 metra për ndërtesa të ulta.





Kondicionet urbanistike


Largësia mes dy ndërtesa 1-katëshe 4 metra


Më pas për çdo kat mbi largësia shtohet me 2 metra


Largësia mes dy ndërtesa dykatëshe 6 metra


Largësia nga rruga minimalisht 5 metra











Dokumentat e nevojshme për paisjen me leje për sheshe ndërtimi


1. Formulari tip kërkese Nr.1 dhe Nr.6 (për prerjen e drurëve) e Nr. 8 (për prishjen ndërtimeve egzistuese) në rast se nevojiten.


2. Vertetimin e pronësisë shoqëruar me hartën treguese.Ky dokument duhet të jëtë i tre muajve të fundit dhe origjinal.Në të të jetë e shpehur në m2 sipërfaqja e pronës, numri i pronësisë si dhe kufitarë.Ky dokument duhet të shoqërohet me prokurën e kërkuesit.Origjina e pronës - Vendimi i komisionit të kthimit të pronave


- Dhurim


- Akt trashëgimnie


- Kontratë shit- blerje


3. Gen –plan azhornimi me gjëndjën faktike të zonës në shkallën 1:500 në format A3 i konfirmuar nga sektori i Kadstrës Urbane pranë Bashkisë së Tiranës,ky gen-plan del me vulën e Bashkisë (kundrejt tarifës prej 40 lek/m² ).


4. Formulari Nr.3/1 së bashku me azhornimet e infrastrukturës te hedhura në Gen-plan e përmëndur në pikën 3 ( i fotokpjuar )Ndërrmarrjet ku merren këto azhornime ndodhen si më poshtë:


- Ndërmarrja e ujësjëllsit (rruga Maliq Muco )


- Ndërmarrja e kanalizimeve të ujrave të zeza (rruga Maliq Muco 0


- Ndërmarrja elektrike (rruga Reshit Petrela )


- Ndërmarrja e telekomit (rruga Reshit Collaku )


- Ndërmarrja e mbrojtjes kundra zjarrit (rruga Artan Lënja )


- Agjensia Rajonale e Mjedisit (rruga Qemal Stafa )


- Inspektoriati Sanitar i Shëndetsis


- Mendimi i zyrës së urbanistikës pranë minibashkisë përkatse.


5. Studimi urbanistik pjesor i zonës ku do të ndërtohet objekti.Ky studim do të bëhet mbi fotokopjen e genplanit të azhornuar nga Bashkia( pika 3) .Studimi do të bëhet nga arkitekt i licensuar për këtë kategori dhe të jëtë i firmosur dhe vulosur me firmë origjinale nga ai. Bashkangjitur edhe licencen e noteruar të arkitektit.


6.Planvendosja e objektit ne shkallë 1:500 me përmasa dhe distanca nga kufinjtë e pronës dhe aksi i rrugëse cila do të punohet mbi fotokopje të genplanit të hartuar nga sektori i Kadastrës (pika 3).Kjo do të jetë e firmosur nga arkitekti.Në pjesën ë sipërme të jetë shkruar qartë objekti ,numri i kateve,rruga ku ndërtohet dhe pronarët e truallit.


7. Projekt idea e objektit hartuar nga projektuesi dhe tredimensionali në dy kopje të firmosura nga projektuesi me firmë origjinale.Projekti i punuar në kompjutër.Fotokopje e noteruar e licences.


8. Relacion shpjegues i studimit dhe projektit pregatitur nga projektuesit firmosur nga ai ,me firmë origjinale.


9. Sistemet e jastme,gjelbërim ,sheshe, parkime ,rrugë si dhe skemat e lëvizjeve të këmbësorëve dhe makinave. (SH1:500 për studime ose SH1:200 për objekte ).


10.Fotomontazh i objektit mbi foton e gjëndjes egzistuese.


11.Marrëveshje me deklaratë noteriale me pronarin e pronë kufitare ku të theksohen numri i pasurive të pronarëve kufitarë të cilët japin këtë deklaratë.Të përputhen emrat e bashkpronarëve që firmosin deklaratën me emrat e vërtetimeve hipotekore kur ky ndërtimi propozohet me kallkan deri në kufi të pronësisë.Deklaratat bëhen para noterit me vulë të thatë.


12. Leja nga Insituti i Monumenteve të Kulturës në ato zona ose objekte që janë nën mbrojtjen e këtij institucioni.


13. Studim nga Insituti i Sizmikës për objekte mbi 8 kate.


14. Vërtetim nga Insituti gjeologo-inxhinjerik për ndërtesa mbi 3 kate.


15. Dokument fotografik i zonës (fotografi 20x30).


16. Deklaratë noteriale e pronarit për personat e pastrehë qiramarrës në ish pronë private në se ka ose jo.Kjo shoqërohet me nje vërtetim nga drejtoria e Burimeve Njerëzore e cila konfirmon këtë.


17. Brënda 30 ditëve duhet kryer e plotësuar plotësimet që kërkohen . Pas kësaj date dosja i rikthet Njësisë Bashkiake.Marrja e përgjigjes jo më pak se 60 ditë pas plotësimit.Leja e sheshit do të merret pas Miratimit në KRRT dhe zbardhjes së vendimeve.





Dokumentat e nevojshme për paisjen me leje ndërtimi


1. Formulari Nr.3 .


2. Formulari Nr.2 i lejes së aprovuar të sheshit të ndërtimit.


3. Kontrata noteriale midis pronarit të truallit dhe firmës së ndërtimit, si dhe licenca e noteruar e firmës së ndërtimit brënda afatit të përdorimit.


4. Relacion teknik shpjegues i studimit të projektit i firmosur nga projektuesit me firmë origjinale, në tre kopje.( arkitekt, konstruktor).


5. Fotokopje e noteruar e licencave të projektuesve brënda afatit të përdorimit(arkitekt, konstruktor).


6. Të dhënat e studimit gjeologo –inxhinjerik , për sheshin ku do të bëhet ndërtimi.


7. Të dhënat e studimit inxhiniero –sizmologjik për sheshin ku do të bëhet ndërtimi ( për objekte mbi 8 –kat) ; ndërsa për objekte nën 8-kat, vërtetim nga Insituti i Sizmikës.


Për zbardhjen e lejes së ndërtimit pas Vendimit të Lejes së Ndërtimit nga KRRT-ja.


1. Projekt zbatimi i plotë në tre kopje(sipas vendimit , formularit dhe genplanit të Lejes së Ndërtimit) :arkitekturë,konstruksion, elektrik, hidrosanitar,ngrohje –ventilim(i firmosur nga projektuesit me firmë origjinale, i shoqëruar me tabelën e fletëve për secilin projekt)


2. Në projektin e zbatimit të jepen të saktësuar tipet e apartamenteve, sipërfaqet për secilin tip dhe sasia e tyre ,për cdo objekt me destinacion banese.Për objektet ,vizatimet e të cilëve janë përpunuar në kompjutër,të sillen në disketë vizatimet e planimetrive të objektit.


3. Llogaritjet bazë të konstruksionit të firmosura nga konstruktorët me firmë origjinale.


4. Planimetria e sistemimeve të jashtme e plotësuar me kuota altimetrike, në 3 kopje (bashkangjitur projekt zbatimit , e firmosur nga projektuesit me firmë origjinale.


5. Plani i organizimit të punimeve + grafiku i punimeve, në tre kopje(bashkangjitur projekt zbatimit,i firmosur nga drejtuesi teknik i subjektit ndërtues me firmë origjinale.


6. Preventivi i hartuar mbi bazën e cmimit mesatar për metër katror ,deklaruar nga E.K.B.Ky në tre kopje i firmosur nga projektuesit me firmë origjinale.


7. Certifikata e pastertisë nga Inspektoriati i Mjedisit Urban, dokument i cili jepet firmës ndërtuese për të vërtetuar që ky subjekt nuk ka detyrime të pashlyera.


8. Vërtetim nga Ndermarrja e Tregjeve Taksave pranë Bashkisë së Tiranës, dokument i cili i jepet firmës ndërtuese për të vërtetuar që ky subjekt nuk ka detyrime të pashlyera.








Kërkesat për dhënien e lejes së shfrytëzimit


Kërkesa për për leje shfrytëzimi bëhet nga investitori ose subjekti ndërtues dhe shoqërohet me dokumentacionin e poshtëshënuar:


• Fotografi të fasadave të objektit, fletë A-4


• Relacion i kolaudatorit për zbatimin e projektit, ku të reflektohen të gjitha ndryshimet e bëra në projektin e miratuar.(Të evidentohen shkeljet nëse ka.dhe si janë plotësuar punimet e maskuara).


• Liçensa e kolaudatorit.


• Relacion i supervizorit mbi zbatimin e objektit


• Liçensa e supervizorit


• Liçensa e drejtuesit teknik


• Vendimi i K.RR.T-së për shesh ndërtimi.


• Vendimi i K.RR.T-së për leje ndërtimi.


• Formularët për shesh dhe leje ndërtimi.


• Gen-plani i aprovuar sipas lejes së ndërtimit.


• Projekti i aprovuar nga Bashkia me vulat përkatëse. (Plani i katit të podrumit, Plani i katit përdhe, Planet e katit tip, Plani i tarracës, Prerjet dhe Pamjet e objektit).


• Liçensat e projektuesve. (Arkitekt, konstruktor).


• Aktet e kontrollit për fazat e ndërtimit të objektit.


(Akti i piketimit, Akti i kontrollit të 0.00, Akti i kontrollit të karabinasë, Akti i kontrollit të sistemimit )


• Akt- marrëveshja midis firmës ndërtuese dhe pronarit të truallit.


• Akt-kolaudimi nga ndërrmarja e ujësjellës- kanalizimit që vërteton se subjekti ndërtues ka kryer zbatimin e punimeve të furnizimit me ujë (spostim rrjeti) dhe shkarkimit të rrjetit të K.U.Z (spostim rrjeti) sipas projektit të miratuar nga kjo ndërrmarje.


• Proçes-verbal nga K.E.SH. sh.a, Filiali Elektrik i Qytetit Tiranë, i cili vërteton se objekti është marrë në dorëzim nga Filiali Elektrik.


• Vërtetim nga Drejtoria e Pastrimit mbi vendosjen e pikave te hedhjes se mbeturinave.


• Deklarata e pastërtisë nga Inspektoriati i Mjedisit.


• Situacioni përfundimtar i pnimeve te kryera.


• Vërtetim nga Tatim-Taksat, sipas të cilit vërtetohet se subjekti ndërtues i ka shlyer të gjitha detyrimet ndaj tatim-taksave.


Një kopje origjinale ose e noteruar e projektit konstruktiv, bashkë me tabelën e fletëve, (në rast se nuk janë të depozituara në dosjen e lejes), i cili do të jetë i kapur veçantë nga dosja e aktit të kolaudimi dhe do të depozitohet në arkivë.


Një kopje origjinale ose e noteruar e projektit të instalimeve elektrike te objektit dhe hidraulike, (në rast se nuk janë të depozituara në dosjen e lejes), i cili do të jetë i kapur veçantë nga dosja e aktit të kolaudimi dhe do të depozitohet në arkivë.


Një kopje e spostimit të rrjetit të ujësjellës- kanalizimit, miratuar nga ndërrmaraja e Ujësjellës Kanlizimit, i cili do të jetë i kapur veçantë nga dosja e aktit të kolaudimi dhe do të depozitohet në arkivë.


Një kopje e spostimit të rrjetit elektrik, miratuar nga ndërrmarja përkatëse, i cili do të jetë i kapur veçantë nga dosja e aktit të kolaudimi dhe do të depozitohet në arkivë.


SHËNIM: Dokumentacioni duhet të jetë në dy kopje të noterizuara sipas rrradhës në listën e sipërpërmëndur. Relacioni i kolaudatorit, duhet të jetë i firmosur nga kolaudatori, zbatuesi dhe supervizori