Autori i Lajmit: Denisa Kona






“Lëkura është kufiri dhe provokacionet ndodhin gjithmonë në kufi”. Kështu perifrazon një thënie të të atit, Prof. Mantho Nakuçit,i biri, Dr. Mikel Nakuçi, vazhdues i punës kërkimore në Institutin Kombëtar të Dermatologjisë. Është e zakonshme që një mjek të flasë për diagnozat e sëmundjes së tij”, por ne u joshëm nga ideja që të ndërtojmë një intervistë mbi një temë ndërlidhëse mes sëmundjeve të lëkurës dhe sëmundjeve të brendshme të organizmit, si dhe mes sëmundjeve të lëkurës, infeksioneve të ndryshme, sëmundjeve veneriane dhe alergjive.



-Doktor Mikeli, një pjesë e sëmundjev, kanë krahas simptomave të tjera, edhe shfaqje në lëkurë. Ju mund të na përmendni disa të tilla?

Që sëmundjet e brendshme kanë shfaqje në lëkurë dhe e anasjelltas, që sëmundjet e lëkurës kanë shfaqje në organet e brendshme është një fakt i konfirmuar tashmë nga Mjekësia. Por unë këtu dua të shpjegoj më parë se çfarë është lëkura, sepse duke kuptuar funksionet e saj, del më qartë në pah lidhja e saj me organet e tjera. Shpesh, lëkurën e kuptojmë si një organ të thjeshtë që vetëm na mbulon. Në fakt, lëkura është një nga organet më të komplikuara të organizmit. Zemra është një pompë, me gjysmë mëlçie njeriu ia ka dalë të arrijë të jetojë, me gjysmën e mushkërisë po ashtu, jeton me mungesën e një veshke, por ai nuk mund të jetojë pa një pjesë të lëkurës. Lëkura përmban brenda saj sistem imunitar, sistem frymëmarrjeje, sistem jashtëqitjeje, përmban sistemin mbrojtës. Të gjitha organet e tjera mund të funksionojnë duke humbur një pjesë të tyre, kurse me 50% të prishjes së lëkurës është e pamundur të jetohet.

-Kjo që përshkruani doktor, na kujton rastet e djegieve, kur shkalla e rrezikut kondicionohet nga sipërfaqja e djegies…

Pikërisht, shkalla e djegies, sipërfaqja e dëmtuar e lëkurës përcakton nëse mund të jetojë njeriu. 30% e sipërfaqes së lëkurës po të dëmtohet, është shumë e rrezikshme për jetën, njeriu mund të mos mbijetojë.

-Pse ndodh kështu? Çfarë funksioni prishet që çon në rrezikim të jetës?

Së pari janë infeksionet. Lëkura mbron organizmin nga infeksionet e përgjithshme. Kur ajo dëmtohet, hapet një portë e madhe për infeksionet. Së dyti, ndodh humbja e lëngjeve të trupit që janë shumë të rëndësishme për jetesën, ekuilibri acido-bazik prishet nga dëmtimi i lëkurës. Pastaj, lëkura ka edhe një funksion tjetër të rëndësishëm. Ne vërtet kemi dy veshka, por nga lëkura kemi kaq shumë jashtëqitje, saqë është e barabartë me një veshkë të tretë. Nëpërmjet djersës jashtëqisim produktet që nuk na duhen. Nga lëkura kemi edhe frymëmarrjen, kemi edhe njohjen e ambientit përreth. Ajo bën kontaktin me botën dhe identifikon rreziqet e jashtme, vendos marrëdhënien mes organizmit dhe botës përreth. Ne mendojmë se shumicën e njohurive i marrim nga sytë, nga veshët, por ne marrim një shumicë njohurish nga të prekurit.

Lëkura është kufiri dhe provokacionet ndodhin gjithmonë në kufi, do të thosha duke huazuar këtu një shprehje të babait tim, prof, Manthos.

-Ju përmendët gjithë këto role dhe funksione të lëkurës së njeriut. Ka mbetur vetëm riprodhimi si funksion...

Edhe riprodhimi është i lidhur me lëkurën. Ne marrëdhëniet me partnerin nëpërmjet lëkurës i ndjejmë, nëpërmjet lëkurës ndodh procesi më i rëndësishëm, joshja. Nëpërmjet lëkurës, mukozave ndodh prekja.

-A janë edhe mukozat aspekt i punës së dermatologut, pra konsiderohen edhe ato si lëkurë?

Po, patjetër. Dermatologu merret edhe me sëmundjet e mukozave që kanë të bëjnë me mukozat e organeve gjenitale, me mukozat e gojës, të hundës, me gjithçka që arrin të shohë syri i njeriut, merret dermatologu.

-A kanë shfaqje në lëkurë infeksionet e brendshme dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme si rasti i herpesit?

Po, kanë. Përshembull, është një sindrom që quhet sindromi raiter, shfaqet me uretrit. Janë sëmundjet seksualisht të transmetueshme që kanë uretrite gonokoksike ose jo. Ndërsa Herpesi është sëmundjet e lëkurës, nuk është e organeve të brendshme, por lidhet me sistemin nervor, sepse virusi i herpesit depozitohet në ganglionat nervore dhe rri i depozituar vite të tëra aty.

-Jemi mësuar të shohim që grupin e SST-ve në përgjithësi ti mjekojnë gjinekologët, mjekët infeksionistë, jo dermatologët etj

Nuk i mjekojnë në Shqipëri, por jashtë i mjekojnë dermatologët. Përshembull, në Spitalin Dermatologjik në Athinë, është një klinikë e veçantë që ka të sëmurët me SIDA. Problemi në mjekësi është se ka një përplasje për sferën e sëmundjeve. Secila palë kërkon të marrë sa më shumë. Sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme (SST) futen në atë që quhet Venereologjia, që është pjesë e Dermatologjisë dhe që përmbledh infeksionet që transmetohen seksualisht. Por, këto janë procese në kufi. Fushat janë të ndara, por kanë edhe pika ku takohen.

-Juve ju vijnë të sëmurë, bartës të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme?

Po, patjetër që vine, madje, edhe kur dyshojnë për to, sidomos për SIDA.

-Çmund të themi për alergjitë? Këto duket se nuk janë sëmundje që i takojnë një organi të përcaktuar, edhe pse janë specialitet më vete

Alergjitë kanë një lidhje fort të ngushtë me lëkurën. Përshembull, urtikaria është sëmundje lëkure. Ajo përfshin edhe shokun anafillaktik, por ama është sëmundje lëkure, aty shfaqet në fillim, pastaj, nëse rëndohet, shfaqet në format e tjera. Zakonisht, tek alergjitë futim edhe ato që i quajmë ekzema ose dermatite, këto janë alergji e një tipi tjetër, më të vonuar, pasi do njëfarë periudhe organizmi të reagojë ndaj këtyre alergjive. Por ka një formë që quhet dermatit ose ekzema atopike. Ajo futet tek ekzemat e brendshme (endogjene) dhe shfaqet me disa forma, me astmë që ka punë me pneumologun dhe alergologun, shfaqet me rinitin alergjik, por shfaqet edhe me dermatitin atopik. Pastaj, kemi edhe ekzantemat medikamentoze, domethënë- reaksionet nga barnat. Këto kanë nëvojë për mjekim në klinikat e mjekimit intensiv.

-Meqenëse jemi këtu, shpesh, në fletën shoqëruese të një bari, ndër kundërindikacionet përmendet edhe lëkura. A mund të tregojnë shenjat në lëkurë një kërcënim të një shkalle të lartë, pra, një pasojë të rëndë prej medikamentit?

Po, këtë nisa të thosha. Në një nekrozë të lëkurës nga bari, kur organizmi bëhet flluska-flluska dhe çrregullon të gjitha funksipnet e organizmit, pacienti duhet të vendoset në një qendër të mjekimit intensiv që të merren të gjithë parametrat: të gjakut, tensionit, zemrës etj, që ai të mjekohet në total.





Diagnostikimi tek dermatologu



“Nga infeksionet në lëkurë kemi zbuluar pacientin diabetik”

Duke qenë se lëkura lidhet kaq ngushtë me kaq shumë lloje funksionesh, do të shprehet edhe me organet që kanë funksione të ngjashme. Përshembull, një nga sëmundjet më të shpeshta që mund të shohim në dermatologji, përpara se të jetë diagnostikuar, është diabeti. Ne kemi diagnostikuar kaq shumë raste me diabet për shkak të sëmundjeve të lëkurës, kur pacientët nuk e dinin që ishin diabetikë. Kjo ndodh sidomos në infeksionet e shpeshta të lëkurës, (p.sh, infeksionet me kandida) që për shkak të diabetit nuk mjekohen lehtë, ose që pas marrjes së mjekimit, përsëriten. Diabeti shfaqet edhe me disa sëmundje të tjera në lëkurë, që janë të përcakuara si granuloma annulare, e cila lidhet me rastet diabetike. Kur shohim shfaqen e saj rekomandojmë analizat e gjakut për diabet. Në këtë rast përfitojmë diagnostikimin e diabetit herët.

Ulcerat në lëkurë janë shenjë e diabetit. Në fakt, këto shenja shfaqen kur diabeti ka përparuar, por që nuk është kapur ende. Pacienti vjen tek dermalogu për të mjekur lëkurën dhe ne zbulojmë rastësisht diabetin.





Të qenit maniakë pastërtie krijon ekzema



Ne duhet ta lexojmë shëndetin tonë dhe nëpërmjet lëkurës, pra, duhet ta lexojmë lëkurën.

Çdo ndryshimi në të duhet ti kushtojmë vëmendje sepse tregon diçka. Ne duhet ta kontrollojmë lëkurën tonë sa herë bëjmë banjë, edhe shpinën ta kontrollojmë me një pasqyrë. Të shohim se çfarë ndryshon. “Duhet të konsultohemi me dermatologun për çdo problem, të mos përdorim kremin që ka përdorur shoqja, se meqenëse asaj i bëri mirë, do të më bëjë edhe mua. “Sepse shpesh edhe vetë ne, dermatologët, e kemi vështirë të diferencojmë diagnozat, që janë shumë të ngjashme,- thotë dermatologu, dr. Mikel Nakuçi. -

Së dyti, nuk duhet të përdorin sende personale të njëri-tjetrit. Lëkura duhet të jetë e pastër, por nuk duhet të bëhemi manjakë të pastërtisë, pasi kjo krijon sëmundje lëkure, heq bakteret mbrojtëse, larjet e shpeshta thajnë lëkurën, krijojnë ekzema.”







Efekti pozitiv dhe negativb i diellit, në dimër, it ë ftohtit që than lëkurën. Ka njerëz të predispizuar nga tharjha e lëkurës. Në pranverë dhe në vjeshtë duhet të kesh parasysh alergjitë nga polenet, dhe pickiet nga insektet dhe alërgjitë e tyre. Në cdo stinë duhet kujdesi i cvaktuar ndaj lëkurës.



-në momentin që një person ka shfaqej në lëkurë dhe ai nuk e di se ngase i vjen kjo gjë, jo vetëm që nuk e di se cfarë lloj sëmundje lëkure është, por nuk di a është sëmundje lëkure apo jo. Cfarë duhet të bëjë?

Nëse ka elementë në lëklurë, duhet patjetër të drtejtohet tek dermatologu që ta vlerëspjë nëse do të mjaftohet me mjekim aty, apon të shkojë tek ndonjë specialist tjetër. , pra nëse është sëmundje klëkure apo një sëmundje tjetër me shfaqje në lëkurë.

-Po në rast se nuk ka shenja lëlkure, a ka mundësi që personi të vuajë nga ndonjë pr3j atyre 3000 sëmundjeve që ju thatë? Pra, a ka sëmundje lëkure pa shenja në lëkurë? (një pyetje paksa e çuditshme kjo e jona. Pra, nuk shoh asgjë? A mund të këmm sëmundje lëkure?)

Ka edhe disa raste, por mund të kesh ndjenjën e kruatjes ose ndjenjën e diegies. Mund të kesh atë që quhet herpeszoster? ..Herpezostyer zakonisht prek nervat dhe lëkurën,. Mund të kesh dhimbje ose djegie dhe të mos shfaqet në lëkurë. Në këtë rast është shumë e rëndësishme edhe konsulta me dermatologun, sepse gjithnjë mendohet për probleme të abdomenit apo kirurgjikal. Baza është konsulta midis mjekëve dhe midis zxpecialiteteve veçanërisht.

-Doktor Mikeli, sëmundjet e lëkurës a janë të vështira për tu mjekuar? A kaërkojnë mjekime të zgjatura?

Ka dy lloje katyegprish. Ka shuë sëmundje të cilat janë acute,që domethënë shfaqen për një javë, dy, marrin mjekim dhe kalopjnë. Të tilla janë infeksionet mikrobike, disa dermatite të thjeshta. Pastaj ka edhe forma kronike që mjekohen, shërohen, por rikthehen prapë dhe kërkojnë prapë mjekim.

-Prandaj edhe një pjesë e njerëzve i kanë fobi sëmundjet e lëkurës sepse mendojnë se po tu ngjitën, nuk të shqiten më…Mendojnë se ato bëhen kronike, b ie fjala , nu përdorin shapkat e të tjerëve, apo nuk përdorin vaskat në hotele etj.

varet nga sëmundja. E para, eczema nuk ngjitet. Zakonisht ato që ngjiten janë sëmundjet infektive. Sëmundjet infective në përgjithësi shërohen. Por kuptohet, që SIDA nuk shërohet…Por është sëmundje veneriane, që hyjnë në dermatologji. Edhe ajo ka shfaqje të para në lëkurë. Sëmundjet veneriane shkojnë bashkë me sëmundjet e lëkurës.

-Çfarë lidhjesh ka mes sistemit nervor dhe sëmundjeve të lëkurës, që duke qenë system, implikon gjithë organizmin?

E parta, origjina e lëkurës dhe e sistemit nervor në embriogjenezë është e njëjtë dhekjo bën të kihet një lidhje më e madhe.

-Kur nisin të diferencohen qelizat e lëkurës nga ato të sistemit nervor?

Nga muaji i dytë-i tretë i embrionit. Ka sëmundje të sistemit nervor që shfaqen në lëkurë si reklinhauzen që shfaqet me tumore në lëkurë, herpesi kur virusi depozitohet në nerva dhe kur aktivizohet kalon nëpëtrmjet nervit në lëkurë, bën fazën akute dhe rikthehet përsëri fundet nervore.

Nga ana tjetër ka një lidhje të ngjushtë mes sëmundjeve të lëkurës dhe psiqikës, ka disa sëmundje lëkure që rëndohen shumë për shkak të gjendjes psikike, dhe ka disa që janë veçanërisht të lidhura si psoriazis. Kjo nsëmundje acarohet ahumëq gjatë streseve psiqike. Ky është në rast tipik.

Edhe vetë sëmundjet e lëkurës e acarojnë sistemin nervor nga ana tjetër dhe krijojnë disa herë një cikël të mbyllur.

Është njëlloj sëmndje lëkure që quhet neurodermatit, është një sëmundje që ka të bëjë me një dëmtim të lëkurës, dhe i sëmuri sa herë ka shqetësim, kruan vëtëm më atë pikë. Kjo krijon një trashje të lëkurës. pastaj është një sëmundje tjetër që quhet trikotilomania. KA njerëz që shkulin flokët, edhe frika nga sëmundjet e lëkurës është një sëmundje. Frika nga sëmundjet veneriane. Më vijnë shpesh të sëmurë të frikësuar që dyshojnë përe SIDA apo sëmundje të tjera dhe që nuk binden, pa pasur ndërkohë asgjë. Nuk flasim këtu për një frikë normale, por përe një frikëe të ekzagjeruar,mqë pacienti e vuan, merr 10 herë në telefon, edhe pasi analizat i kanë dalë në rregull. Kjo ëhstë fobi. Ka edhe një fobi prej parazitozave, kur njerëzit i përndjek ideja se atje ku kanë qenë apo kë kanë takuar mund tu jetë ngjitur zgjebja, apo morrat etj. Këto fobi e kalojnë frikën normale të njerëzve të zakonshëm. Këto janë fobi të lidhura me lëkurën. Ka persona që nuk marrin urbanin për këtë arsye. Ka tëtjerë që pasi kanë shkelkur martesën, i ha brenga se mos janë sëmurur. Ka njerëz që nga klëto lloje frikërash u ështëe prishur jeta.

-Një person që kryen një marrëdhënie seksuale të rastit, kjo me partner të përhershëm dhe trembet pas kësaj se mos është infektuar, a është kjo një fobi apo frië normale?

Kjo është një frikë normale dhe duhet të ndihmojë që të merren masat në kohë. Këto frikëra kanë zgjidhje. Njerëzit vërtet janë të lirë të bëjnë cfarë të duan, por çdo liri ka rrezuikun e vet brenda. Së dyti, në çdo marrëhënie duhet t ëpërdoren profilaktikët mbrojtës, sepse nuk di se kush është tjetri. Pastaj, hyn edhe ndjenja e përgjegjësisë për partnerin, Marrëdhëniet e qëndrueshme janë mbrojtja më e mirë.



Sëmundjet veneriane, ndëshkimi i mëkatit



-JU jeni i mendimit që dy njërëz para se të vedosin të krijojnë marrëhdënie apo të shkojnë në martesë, duhet të kryejnë analizat dermatologjike, përfshirë edhe ato veneriane për sëmundjet që mund të ngnitern përmes kontëktit trupor?

Kjo është një gjq shumë e mirë, mendoj se duhet bërë. Ka njerëz që i keqkuptojnë. Në në rast pacientja më tregoi se e kishte lënë partnerin, pasi a ii kishte kërkjuar të bënte analizat për SIDA. Dhe sipas saj, kjo ishter të nisje një marrëdhënie me mungesë besimi. Unë e quaj të ndërgjegshme që ji vetëm t;i kërkohet partnerit, por edhe t;i ofrohet atij një siguri e tillë duke bërë analizat e duhura dhe në rast nevoje, duke marrë mjekim për tu kuruar. Kjo është ndjenjë përgjegjësie reciproke.



-Sëmundjet e lëkurës kanë pçërveç aspektit shëndetësorm edhe atë asdocial. Kosnatoni ju doctor raste, që sëmundjert e lëkurës të përkeqësojnë apo vështirësojnë komportimin social të një personi që ka një sëmundje lëkure?

Posi, ka nga ana që thonë: Le të isha e sëmurë nga mëlpia, të kisha nerovre, vetëm sëmundje lëkure most ë kisha.

Sepse ata shihen si një kërcënim nga të tjerët si sëmundje ngjitëse, ose sepse edhe pamja e tyre krijon bezdisje.

Shoqëira jonë e quant ë vështrë arrëdhënien me një person që ka sëmundne lëkiure, edhe pse ajo mund të mos jetë e rrezikshme për të.



-Merndoj se së paku lëkura duke qenë e dukshme, i shtun njerëzit të vijnë më herët për mjekim, sesda sëmundjet e brendshme.

Nuk është e thënë. Ka edhe nga ata që e mbajnë me vite një sëmundje lëkure. Zakonisht kur e kanë në lëkurë, vijnë më shpejt. Por shenjatr e dukshme në fytyrë nuk janë të lidhura vetëm më marrëdhëniet njereëzore, por edhe me punën, sepse personin mund ta laergpojnë nga puhna ose nuk ia ofrojnë. Sidomos nëse është një lloj pune ku ka marrëdhënie mes njerëzish dhe ku pamja ka rëndësi. Lidhsa e psiqikës dhe e shoqërisë me lëkurën është shumë e fortë.



Po, sepse lëkura bën lidhjen tonë jo vetëm me mjedisun fizik por edhe me mjedisin social...

Cdo njeri e njohim nëpërmjet lëkurës, nëpërmjet shporehjes së lëkurës, nëpërmjert saj kuptojmë dhe lexojmë shtrëngimin e dorës, zverdhja, skuqja e fytyrës po ashtu.



Mbrojtja e lëkurës

Njohueritë e para ne i marrim nga lëkura, prekja e trupit të nënës është A-ja. N grohtësinë ai në fillim e merr nëpërmjet lëkurës



Fëmijët apo të rriturit preken më shumë ng sëmundjet e lëkurës? Popiullsia e fshatit apo e qytetit> Meshkujt apo femrat?

Varet nga lloji i sëmundjeve. Ka sëmundje që prekin më shumë të rriturit ose fëmijëtr, ose tëe dyja pa dallim moshe. Ndërsa popullsia e fshatit ka më tepër dëmtime të lëkurës nga dielli, infeksione, ndërsa në shoqërinë e qytetit hasen më tepër dermatitet dhe ekzemat që kanë të bëjnë me produktet kimike. Pra, në fshat faktor fizik ndërsa në qytet faktori kimik është më i ndjeshëm. Secila ka rreziqet e veta.



-Meshkujt duken se e kanë lëkurën më të trashë sesa femrat. A është lëkura më e trashë një tregues i rezistencës së saj? Pra, a ka premisa që të jetë më e shëndetshme lëkura e meshkujve sesa e femrave?

Kjo varet sepse sëmundjet e lëkurës janë të shumëllojshme. Lëkura është një sistem që ka brenda...trashësia e lëkurës ka të bëjë më shumë me faktorët fizikë, por nuk do të thotë asgjë për një sëmundje imunologjike, ose një sëmndje e trashëguar nuk ka të bëjë me formën e lëlurësm por me procese të tjera. Pastaj, ka ede një vetëtrashje të lëkurës për vetëmbrojtje, si rasti i kallove.



Edhe muzikën e bën nëpërmjet lëkurës

Po vërtet, se ne edhe të nxehtën dhe të ftohtën idallomë nëpërmjet lëkurë,s por vetë lëkura i dallon nëpërmjet sistemit nervor.

Patjetër, por tek sistemi do ë kalojë nëpërmjet lëkurës. Ka disa sëmundje lëkure si lepra, që prek nervat e lëkurës, dhe të sëmurë të tillë nuk dallojnë dot të ftohtin nga i nxehti dhe janë të destinuar të traumatizohen.



Përdoruesit kimikë në shtëpi

Përveç dëmit me avuj kanë edhe një dëmtim në lëkurë

Ato shkaktojnë sidomos ekzemat. Është një lloj ekzeme që quhet ekzema e nikoqires.

Të gjitha kimikatet,qofshin detergjentë rrobashk enësh, dyshemeje, qofsshin kimakte përn lulët që mbahen në sghtëepi, apo helme për miza e buburreca etj, thithen edhe nëpërmjet lëkurës. Dhe lëndët kimike luftarake nëpërmjet lëkurës depçëretojnë.



-dorezat plasitke a janë një mnbrojtës?

Janë, por edhe ato anë një problem, se edhe ato vetë mund të shkaktojnë një irritim, alergji. Nuk ka një mbrojtje absolute, janë vetëm ca doreza që kanë nga brenda veshje pambuku.



Këshilla

Nuk duhet të neglizhojmë asgjë që na ndodh në lëkurën tonë. Sepse vërtet mund trëjetë një problem i lehtë që kalon shpejt, por mund të jetë më i thellë, të lidhet me ojesën e brenshme të organizmit, që mund të na drejtojë…





Kozmetika

Rudhosja e lëkurës edhe pse është një faktor natyror që vjen me moshën, kjo gjë njerëzve nuk u pëlqen dhe përdorin kremra, maska bimore me fruta etj.

Kanë më tepër efekt kremrat sesa maskat bimore apo me fruta që poërgatiten vetë?

Reklamat kanë pushuar mjetet e infoirmimit,. Por dy gjëra janë bazë që të ruhet lëkura; pjesa gjenetike që është e përcaktuaer si do të shkojë është edhe pjesa e veprimit të diellit. Të gjitha kremrat që përdoren për rudhat kanë të bëjnë me dy efekteL hidratim dhe ruajtjen nga dielli. Nësene nuk shmangemi nga dehidrimi dhe nga efekti i rrezve të diellit, nuk ka më asnjë efekt. Cfarë do që të thuhet, ato nuk luajnë rufhat nuk zhduken më. Kremrat bëjnë pikëriosht këtë mbrojtje.



-A duhet të besojmë tek magjia e kremrave që kanë çmim të kushtueshëm?

Cështja e pçmimit është një çështje që shpesh i ngatëron njerëzit sepse mendojnë se duhek paguar, do të jetë më e mirë. Alergji mudnt ë bëjë edhe një krem shumë i mirë, edhe shumë i shtrenjtë, varet nga përbërësit dhe nga prganizmi. Kremrat e shtrenjtëq kanë të bëjnë më tepër me konsistencën, me ndjenjën e komiditetit apot ë bezsisë në lëkurë. Nëse do të flasim për hidratuesin më të mirë të lëkurës, hidratuesi më i mirë është vazelina. Që është edhe më ë lira dhe e njohur prej qindra vjetësh. :Problem ii saj është se duke qenë e yndyrshme, njerëzit nuk e kanë shumë qejf. Ata mund të përdorn një krem tjetër shumë të shtrenjtë, e tëe mos japë atë efekt që jep vazelina.



-Për Aloe Verën bëjnë shumë reklamë

Ju thashë, pëervreç efektin hidratant, sepse lëkura ka nevojë të hidratohet, kremrat nuk mund të hëjnë më tepër se kaq, pra, nuk mund të zhdukin rudhat. Përdorimi in një krmei hidratant dhe i një kremi mbrojtës nga dielli mjaftojnë përsda i përket çështjes së kremrave.



Vapa, i frohti, ndryshimert e temoperatyrës, duhani ndikojnë në plaken e lëkurës, kurse si kremra, nuk mund të pretendojmë se pot ë marrim 10 kremra të dnryshëm, m,arrim 10 efekte të ndryshme. Veprimi i tyre është i ekzagjeruar



Dikur njerëzit përdornin bimët dhe produktet e tjera natyrore, më pas këto u morën dhe iu përpunuan nga industria duke përgatiture kremrat, tani ka përsëri një tendencë për trikthuyer përdorimi i drejtpërdrejtë i tyre. Përshembukll, sa limon mund të përmbajë një krem, më pak sesa një limon natyral? Por siqoqoftë, veprimi i tyre është i kufzuar sepse është e kushtëzuar nga sa thith lëkura.













Ky lajm është publikuar: 15/03/2010