Fillimi i vitit 2012-të ka shënuar një rifreskim dhe ndryshime personeli në shumë institucione. Kështu Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në një njoftim për shtyp ka publikuar të gjitha ndryshimet në personelin e saj, si rezultat i përfundimit të mandateve.


Sipas të dhënave, zëvendësdrejtori i Policisë për Hetimin e Krimit Agron Kuliçaj është rikonfirmuar dhe për një mandat 3 vjeçar në këtë detyrë. Rinovim kontrate është bërë edhe për Pëllumb Nakon, zëvëndësdrejtor i Policisë për Kufirin.


Ndërsa në krye të administratës në Polici është vendosur Rasim Borici. Jashar Vreka, i cili mbante postin e drejtorit në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit është emëruar drejtor në Drejtorinë e Policisë së Personelit.


Gjithashtu, mësohet se në krye të drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës është vendosur, Ahmet Haxhiu, ndërsa ish-drejtori i Policisë së Gjirokastrës, Emëri Vata është transferuar si drejtor në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit.


Po kështu në cilësinë e këshilltarit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë është caktuar Ajet Ibro.