Intervista/Flet kryebashkiaku i Gramshit për konfliktin me flamujt e PD-së


DRITAN BICIZgjedhjet në Shqipëri thuajse janë futur në pikën më të nxehtë të tyre, kur nga dita në ditë vendosja e flamujve dhe mjeteve të tjera propagandistike është kthyer së fundmi në mollë sherri mes partive politike. Incidente ku janë kërcënuar simpatizantët dhe drejtuesit e dy forcave më të mëdha në vend PD dhe PS në lidhje me vendosjen apo heqjen e flamujve ka pasur shpesh në këtë fushatë zgjedhore, por ngjarja e një ditë më parë, në qytetin e Gramshit kur vetë kryetari i Bashkisë së këtij qyteti Dritan Bici deklaron se është kërcënuar me armë nga shtetasi Shkëlqim Berisha është cilësuar si një precedent jo i zakonshëm. Gjatë një interviste për Tirana Observer Bici rrëfen të gjithë ngjarjen, ku sipas tij ai së bashku me disa prej punonjësve të Policisë Bashkiake është kërcënuar me armë pistoletë nga përfaqësuesi i PD-së që është dhe një prej drejtorëve në Ministrinë e Mbrojtjes.


Z. Bici si është e vërteta e konfliktit për vendosjen e flamujve elektorale në Gramsh?

Këtë ngjarje të ndodhur pikërisht në shkallët e Policisë së Gramshit do ta quaja thjesht një ndodhi të shëmtuar që uroj dhe shpresoj të mos ndodhë herë tjetër. Ky konflikt ka lidhje me konfiguracionet elektorale pasi ne si këshill bashkiak para tre ditësh sipas vendimit të nenit 79 për fushatën zgjedhore vendosëm së bashku edhe me përfaqësuesit e PD-së që në të gjitha rrugët e qytetit të Gramshit, krahun e majtë të çdo rruge, do ta përdorte për të vendosur flamujt Partia Socialiste, dhe konform rregullave në krahun e djathtë do vendoste banderolat e flamujt Partia Demokratike. Por mesa duket të djathtët në Gramsh e prishën këtë marrëveshje, dhe gjatë natës së mbrëmshme më 28 Maj kanë mbivendosur në mënyrë të paprecedentë flamujt e PD-së mbi flamujt e vendosur një ditë më parë nga Partia Socialiste. Pas kësaj ngjarje kam urdhëruar Policinë Bashkiake që të heqë menjëherë flamujt e PD-së pasi kjo ishte dicka tepër qesharake, sishte parë e sishte dëgjuar kurrë në Gramsh që flamujt e dy partive të qëndronin të mbivendosur njëri mbi tjetrin. Dhe kështu u bë, brenda pak minutash u hoqën konform ligjit flamujt e PD-së, dhe pikërisht në këtë moment në vendngjarje u paraqit personi që jo vetëm provokoi gjithë ngjarjen por ka kërcënuar me armë punonjësit e Bashkisë dhe mua personalisht.

Kush është personi që ju kërcënoi me armë?

Ky person quhet Shkëlqim Berisha, është dhëndër në Gramsh dhe më vjen keq për sjelljen e tij pasi ne si qytet e kemi mirëpritur këtë person. Kishte shkuar i tensionuar në vendin ku punonjësit e Policisë Bashkiake po hiqnin flamujt e PD-së, në mënyrë ordinere i kishte kërcënuar duke i sharë e ofenduar ata se përse hiqnin pikërisht flamujt e PD-së. Jam gjendur në vendngjarje krejt rastësisht dhe e pyeta me qetësi që me çtë drejtë kërcënonte punonjësit e Bashkisë. Në këtë moment ka hequr xhaketën e ka nxjerrë prej andej pistoletën, dhe na ka kërcënuar në mes të ditës, pikërisht në hundën e policisë së Gramshit se do na vriste po të vazhdonin të hiqeshin banderolat e flamujt e partisë që ai përfaqësonte.

Çfarë ka ndodhur më pas, si vijoi ngjarja?

Të them të drejtën në atë moment ka pasur kalimtarë të shumtë, punonjësit e mi dhe unë bashkë me ta jemi ndjerë tmerrësisht të kërcënuar, pasi e mbushi armën dhe personi që e shoqëronte Xhevair Çekrezi e ka mbajtur pasi në moment situata ishte shume e tensionuar sa mund të them me plot gojën që do na vriste nëse nuk do reagonim. Jemi konfrontuar me grushta për tu vetëmbrojtur, dhe shoqëruesi i Shkëlqim Berishës, ia ka marrë me forcë pistoletën duke e futur në makinë. Është rasti i parë në punën time si kryebashkiak që jam ndier kaq i kërcënuar, dhe fakti më skandaloz është që pikërisht ky person që është drejtor ekonomik në Ministrinë e Mbrojtjes së Arben Imamit, lëviz i armatosur në qytetin e Gramshit pikërisht gjatë fushatës së zgjedhjeve. Mund të them me bindje që Shkëlqim Berisha, nuk është tjetër veç një mercenar i Sali Berishës, dhe i Ministrit të Mbrojtjes Imami, që duket se e ka sjellë në Gramsh këtë njeri për të bërë presione, për të hequr njerëz nga puna vetëm e vetëm se shihen në takimet që organizon Partia Socialiste. Këto raste janë të shumta dhe janë lehtësisht të vërtetueshme pasi dhjetëra punonjës që janë në Institucionet Shtetërore në Gramsh, janë hequr nga puna pa kurrfarë të drejte, me urdhrat e direktivat e këtij personi negativ. Veprimet e tij janë të dënueshme. Pasi u konfrontuam u fut vetë në polici dhe doli prej andej vetëm disa minuta më pas.

A keni bërë një kallëzim penal për punonjësin e ministrisë së Mbrojtjes?

Kallëzimin penal për shtetasin Shkëlqim Berisha nuk do ta bëj në polici, pasi ngjarja ndodhi pikërisht përpara dyerve të këtij institucioni dhe asnjë punonjës i Policisë nuk u përfshi në ngjarje për të ruajtur rendin publik, ku ishin të rrezikuar jo vetëm punonjës të Bashkisë por edhe kalimtarë në rrugë. Kallëzimin për këtë person do ta bëj në Prokurorinë e Tiranës, madje në lidhje më këtë ngjarje të pazakontë që shqetësoi mbarë opinionin publik, qytetarët e Gramshit dhe përfaqësues dhe simpatizantë të PS-së do dalin në mbrëmje në një tubim paqësor për të dënuar këtë veprim të pashembullt të kryer nga një zyrtar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes. Shpresoj që Prokuroria të marrë masa për këtë person.

Çfarë mund të na thoni, për reagimin e PD-së në lidhje me këtë ngjarje?

Në reagimin e Partisë Demokratike thuhej sikur unë kisha goditur një simpatizant të Partisë Demokratike, por e vërteta është që ky person nuk është militant por një zyrtar, i PD-së e përsëris gjithashtu është një mercenar i dërguar nga vetë ministri Imami dhe kryeministri Berisha për të ndaluar popullin Gramshiot e për të kërcënuar njerëzit me presione të kota për tu imponuar votën që më 23 Qershor ata e kanë si të drejtë legjitime të tyre. Ky person po prish qetësinë publike në Gramsh, duke kërcënuar me armë në mes të ditës qytetarët, ndaj në lidhje me këtë ngjarje që prej ditës së nesërme do te kem si kryebashkiak një mbledhje urgjente me përfaqësues të OSBE-ODHIR për të shpjeguar me detaje ngjarjen e ndodhur.

Cili është vendimi i marrë nga Bashkia e Gramshit, dhe si do të vazhdojnë të vendosen në qytet flamujt e forcave politike?

Në si Parti Socialiste do të vazhdojmë ti përmbahemi marrëveshjes së përbashkët që në çdo rrugë të Gramshit në krahun e majtë do të vendosim flamujt e banderolat tona. Të njëjtën gjë kërkojmë edhe nga Partia Demokratike në qytetin tonë, që edhe kjo forcë politike ti përmbahet vendimit, pasi ata kanë qenë pjesë e kësaj marrëveshje e cila ndershmërisht duhet realizuar me përpikmëri dhe pa presione. Gjithashtu si kryetar Bashkia do të kërkoj ndihmën dhe bashkëpunimin e Policisë në lidhje me ruajtjen e banderolave apo flamujve.


Dega e PD në Gramsh: Bici goditi aktivistin e PD


Partia Demokratike, dega Gramsh ka hedhur poshtë pretendimet e Kryetarit të Bashkisë se ai është kërcënuar me armë nga ndonjë veprimtar i Partisë Demokratike. Në deklaratën për shtyp të bërë për mediat thuhet se: Dritan Bici së bashku me një grup militantësh të Partisë Socialiste kanë hequr dhunshëm flamujt dekorues të Partisë Demokratike, madje vetë kryetari i Bashkisë ka goditur personalisht me grushta një prej aktivistëve të Partisë Demokratike. Në njoftim bëhet e ditur gjithashtu se Partia Demokratike, dega Gramsh ka raportuar dhunën e ushtruar tek OSBE/ODIHR dhe tek autoritetet kompetente. Nga ana e Partisë Demokratike në Gramsh, po bëhen të gjitha përpjekjet për të zhvilluar një fushatë zgjedhore qytetare siç u ka hije qytetarëve të Gramshit, ndaj ftojmë Partinë Socialiste të qëndrojë së bas