Rezultati i 8 majit do të jetë kundër kryeministrit Sali  Berisha dhe dhe nëse ai nuk do të ikë, atëherë do të vendosë sovrani, kështu u shpreh  në “Studio e Hapur” kreu i partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.





Vangjel Dule: “Dhe në rastin se, prapë Zoti Berisha nuk do jetë i
hapur ndaj mesazhit të sovranit, do të jetë nga vetë procedura
parlamentare që zoti Berisha do ta gjejë veten në minorancë.



Eni Vasili: “Ju e dini shumë mirë që me ato mekanizma nuk arrihet
për sa kohë ndryshimet kushtetuese kanë bërë një kryeministër shumë të
fuqishëm”.



Vangjel Dule: “Ekzistojnë të gjitha mundësitë, edhe parlamentare,
por mos harroni që në demokraci fjalën e parë e të fundit e ka
qytetari, ai që e quajmë sovran. Dhe kur e provokon shumë dhe në mënyrë
sistematike, atëherë ai e gjen mënyrën dhe e realizon vetë atë që ti
përpiqesh t’ua mohosh në një kohë që është e drejta e tyre kushtetuese”.




Vangjel Dule e cilëson të papërshtatshëm kandidimin e Lulzim Bashës,
ndërsa thotë se Edi Rama duhet japë dorëheqjen nga kreu i partisë
Ssocialiste nëse humbet garën për Tiranën.

 

Vangjel Dule: “Është momenti më i papërshtatshëm për zotin Basha për te qenë kandidat në bashkinë e Tiranës.



Eni Vasili: “Po sikur Rama të humbasë në Tiranë zoti Dule, a duhet të japë dorëheqjen ai?”



Vangjel Dule: “Çdo Edi Rama, çdo Vangjel Dule, kur humbet në realizimin e objektivit strategjik i hap rrugën një tjetri”.



Vangjel Dule foli me detaje rreth fushatës së tij elektorale, ndërsa
lidhur me Himarën ai nuk ka dyshime për fitoren e Vasil Bollanos. Në
aleancë me socialistët që prej dy vjetësh, ai e shikon të largët një
mundësi bashkëpunimi me partinë Demokratike.  





Taulanta Boja