Gjatë vitit 2008 janë shqyrtuar rreth 100 dosje për rikthim në detyrë. Emrat e ish-efektivave dhe vendimet për secilin prej tyre që kanë dhënë gjyqtarët


Laureta Rryçi



Tiranë - Ndërsa shpesh kthehen në “koka turku” të rotacionit politik, pjesa më e madhe e ish-drejtuesve të Policisë gjejnë si zgjidhje gjykatën. Burime zyrtare nga Gjykata e Tiranës pohuan dje për gazetën “Albania” se gjatë vitit 2008 janë shqyrtuar dyfishi i dosjeve që u shqyrtuan gjatë 2007-s. Të gjendur përballë vendimit për largim nga puna, ish-efektivat nuk kanë ngurruar të përpilojnë një padi për të përfituar të paktën ligjërisht rikthimin në detyrë. Mes paditësve gjen dhe emra drejtuesish që deri pak kohë më parë iu ishin besuar drejtoritë e qyteteve më të mëdha të vendit. Gjatë vitit që lamë pas, ish-efektivat i janë drejtuar gjykatës për rikthim në detyrë, për të rifituar gradën që ua hoqën me pa të drejtë apo edhe për të marrë një dëmshpërblim financiar.

Paditë

Me një vendim gjykate të formës së prerë, ligjërisht ata mund të bëhen pjesë e policisë. Edhe pse deri sot asnjë prej fituesve të gjyqit nuk është kthyer në detyrën që ka pasur. Duket se shumë prej tyre një vend i punës mund t’u sigurohet vetëm kur të kemi sërish një rrotacion politik. Pasi pjesa më e madhe e këtyre padive argumentojnë se një nga arsyet që i kanë larguar nga puna kanë qenë reforma politike brenda radhëve të uniformave blu. Gjykata e Tiranës, për të njëjtin objekt padie është shprehur në mënyra të ndryshme. Një pjesë prej tyre i janë gëzuar jo vetëm rikthimit në detyrën e mëparshme, por edhe dëmshpërblimit për muajt që kanë qenë të papunë. Ndërkohë që ka nga ata që u është pranuar një nga kërkesat që mund të kenë pasur në objekt-padinë e depozituar për shqyrtim në gjykatë. Vetëm gjatë vitit 2008 janë shqyrtuar rreth 100 dosje të kësaj natyre, pa u llogaritur numri i dosjeve që janë mbartur për vitin 2009, pasi nuk është arritur të mbylleshin si procese. Statistikat tregojnë se padi të kësaj natyre nga radhët e uniformave blu janë dyfishuar. Gjatë vitit 2007 në Gjykatën e Tiranës u shqyrtuan 58 padi të tilla.

Fitues të panjohur

Ish-drejtorë, edhe pse me vendim gjykate duhet të jenë në postet që kanë pasur realisht, nuk ka ndodhur kështu. Ministria e Brendshme apo dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë nuk janë institucionet e vetme që nuk zbatojnë vendimet e formës së prerë të gjykatave për rikthime në detyrë. Rasti i parë nisi që me gradën e ish-drejtuesit të lartë, Bilbil Mema, dhe me kalimin e viteve të shumë drejtuesve të tjerë, që pësuan të njëjtin fat, edhe pse me gradë dhe funksion më të ulët.



Paditë e policëve në Gjykatën e Tiranës gjatë vitit 2008



Pëllumb Molla, Ministria e Rendit Publik

Avni Çorumi, Drejtoria e Policisë e Qarkut Tiranë - Rrëzuar

Bukurosh Teqja, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

Ardjan Baku, Komanda e Repartit 712 F.N.SH Rrëzuar

Edmond Koseni, Ministria e Brendshme - Pranuar pjesërisht

Dritan Zeqo, Ministria e Brendshme - Pranuar

Edmond Guzi, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Padi për shfuqizim/ndryshim akti administrativ Miranda Ndoja - Pranuar

Flamur Sala, Reparti Special “Resi”

Fatos Gjoni, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë - Pranuar pjesërisht

Bashkim Elezi, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Rrëzuar

Ibrahim Çuni, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë - Rrëzuar

Armand Muça, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë - Rrëzuar

Arben Ibro, Ministria e Rendit Publik - Rrëzuar

Sherif Kopani, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë - Pranuar

Milazim Shehu, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë - Pranuar

Pëllumb Lisha, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë - Rrëzuar

Iris Çekani, Ministria e Punëve të Brendshme

Robert Shehu, Drejtoria e Policisë së Shtetit

Gjovalin Lleshi, Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë - Rrëzuar

Neki Cirongu, Garda e Republikës - Pranuar pjesërisht

Ergys Hoxha, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë - Pranuar

Sabri Jacaj, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë - Rrëzuar

Fation Dani, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë - Pushuar

Besnik Ahmetaj, Ministria e Brendshme - Pranuar

Enver Muçaj, Garda e Republikës - Rrëzuar

Asllan Alshabani, Ministria e Brendshme - Rrëzuar

Rok Meçaj, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë - Rrëzuar

Dornil Milo, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë - Pranuar

Vionist Zeqo, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë - Pushuar

Rexhep Çera, Ministria e Brendshme - Pushuar

Altin Bega, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë - Rrëzuar

Ali Rasha, Ministria e Brendshme - Pranuar pjesërisht

Delin Pollo, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë - Pranuar

Duhije Llojku, Komanda e Gardës se Republikës - Pushuar

Betin Sadikaj, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë - Pranuar pjesërisht

Ened Llapushi, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë - Pushuar

Besnik Sana, Ministria e Brendshme - Pranuar

Astrit Hidri, Komanda e Repartit 712 FNSH Tiranë - Pranuar

Arjan Ashiku, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë- Rrëzuar

Tare Beqiri, Drejtoria e Policisë e Qarkut Lezhë - Pushuar

Sherif Bajrakurtaj, Ministria e Brendshme Jashtë Gjyqësorit

Bujar Lamaj, Drejtoria Policisë Qarku Tiranë

Fatmir Haxhiu, Komanda e Repartit Ushtarak 5566 - Rrëzuar

Ermir Hizmo, Garda e Republikës se Shqipërisë - Rrëzuar

Fatmir Beta, Ministria e Brendshme - Pranuar

Gramoz Sako, Ministria e Brendshme - Pushuar

Esmeralda Imeraj, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë - Rrëzuar

Fiqiri Xibri, Drejtoria e Policisë se Qarkut Tiranë - Pushuar

Hekuran Shehi, Garda e Republikës - Pranuar pjesërisht

Ibrahim Cene, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë - Rrëzuar

Admir Beqiri, Reparti Special “RESI” - Pushuar

Mezan Hoxha, Ministria e Brendshme

Niko Nikaj, Drejtoria e Policisë te Qarkut Tiranë - Rrëzuar

Naim Shima, Garda e Republikës

Behar Gançi, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

Elvira Lila (Sheko), Ministria e Brendshme - Pranuar pjesërisht

Luljeta Muçmata, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë - Pranuar

Admir Beqiri, Reparti Special “RESI” - Rrëzuar

Sokol Novaku, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

Islam Ferko, Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë

Muharrem Halili, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

Ilir Muça, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë - Rrëzuar

Elson Malaj, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë - Pranuar

Altin Kalaja, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë - Pranuar pjesërisht

Hergis Jica, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë - Pranuar

Ergeta Turku, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë - Rrëzuar

Ilirjana Memalla, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë - Pranuar pjesërisht

Indrit Doda, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit

Gëzim Prebibaj, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë - Pranuar

Sokol Doçi, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së - Pushuar

Aldo Puca, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë - Rrëzuar

Sokol Doçi, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

Arjet Janca Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit

Krenar Molla, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit

Alfred Qafa, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë - Pushuar

Altin Lami, Drejtoria e Policisë së Qarkut, Tiranë - Pushuar

Dritan Dedja, Garda e Republikës

Agur Brahimaj, Ministria e Brendshme

Tefik Kolaveri, Komanda Mbështetëse, Reparti Ushtarak 4001 - Pranuar

Tahir Rushiti, Drejtoria (Zyra) për Shtetësisë dhe Refugjatet pranë Ministrisë së Brendshme - Rrëzuar

Mustafa Manreka, Komandanti i Regjimentit të Infrastrukturës Tiranë, Rep.Ushtarak Nr.4500 - Rrëzuar





19 Janar 2009