Nga Gjermania eshte bere pas gati 8 vitesh ekstradimi i nje 33-vjecari shqiptar i denuar me 24 vjet burg nga autoritetet shqiptare. Gjate mesdites se djeshme ne aeroportin Nene Tereza ne Rinas eshte bere edhe dorezimi i te ekstraduarit Arsim Lita nga Kukesi perfaqesuesve te Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve. Ai eshte shpallur ne kerkim nderkombetar pasi me nje vendim te 9 mars te vitit 2005 i dhene nga Gjykata e Shkalles se Pare ne Tirane ai eshte denuar me 24 vjet burg per kryerjen e vepres penale te Vrasjes Vrasjes se mbetur ne tentative dhe Armembajtjes pa leje. Arsim Lita akuzohet se ne bashkepunim me dy persona te tjere ne daten 7 nentor te 2001-shit ne lagjen Ali Demi ne Tirane kane vrare Ilirian Zhupanin dhe kane tentuar te vrasin edhe Ilirian Boroven duke e plagosur rende ate. Shkak per krimin e atehershem ishin hasmerite mes te mbeturve gjalle nga dy bandat famekeqe te Rruges se Durresit dhe Rruges se Kavajes. Arrestimi i Lites ka ndodhur me 17 mars te 2003-shit me qellim ekstradimi drejt vendit tone. Ndalimi i tij ka ardhur si rezultat i bashkepunimit te Interpol Tiranes me Interpol Wiesbadenin. Nderkohe mbas kryerjes se ekstradimit prej Mynihut nga Zyra Qendrore Kombetare e Interpol Tiranes drejt vendit tone 33-vjecari do te vuaje pjesen e denimit te mbetur ne burgjet shqiptare.