Tiranë-Në orën 20.00 është ekstraduar në Shqipëri super i kërkuari Behar Bajri që akuzohet për një sërë krimesh, kryer në qytetin e Shkodrës. Lajmin e bëri të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Ai u arrestua në Belgjikë në dhejtor të 2007 dhe vetëm tani u bë i mundur ekstradimi i tij.


 


Shtetasi Behar Bajri është i njohur si kontigjent kriminal dhe do të përballet me 8 vepra penale gjatë seancave gjyqësore. Ai ka marrë dënime në mungesë dhe ka disa dosje të hapura për vrasje, përdhumive, kanosje me armë, etj. Përmendim këtu vrasjen e punonjësit të policisë së Shkodrës Petrit Demiri, krim për të cilin pas arrestimit të tij është dënuar me vetëm dy vjet burgim. 28-vjeçari Bajri akuzohet gjithashtu për vrasjen  e bashkshortes së tij, për përdhumin e dy vajzave të mitura, etj.


 


Më poshtë renditen gjithë krimet e faktuara dhe krimet e dyshuara të të arrestuarit Behar Bajri:


 


Me datë 28.01.2000 në fshatin Dobraç ka vrarë me armë zjarri shtetasin Petrit Demiri, punonjës i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Shkodër. Për këtë vepër venale Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër e ka dënuar vetëm me dy vjet burgim. Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, me vendim të datës 27 shkurt 2007 e ka dënuar me 9 vjet heqje lirie dhe 2(dy) milion lekë gjobë për kryerjen e veprës penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Ngjarja për të cilën shtetasi Behar Bajri është deklaruar fajtor ka ndodhur me datën 12 shtator të vitit 2005, në qytetin e Shkodrës, ku ky shtetas përmes gjobvënies, ka kërkuar që të përfitojë pa të drejtë shumën prej 5 milionë lekësh të reja nga një banor i qytetit të Shkodrës. Këtë vepër penale shtetasi Behar Bajri (Rustemi) e ka kryer në bashkëpunim me kushëririn e tij Sead Rustemi.


 


Me datë 18.08.2006 shtetasi Behar Bajri është akuzuar për përdhunimin e dy vajzave të mitura, krim të cilin e ka kryer në bashkëpunim me një tjetër shtetas. Për këtë ngjarje Gjykata e rrethit shkodër kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” nën akuzën e “heqjes së paligjshme të lirisë në bashkëpunim”, marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”.


 


 


Me datë 14.01.1999 në lagjen Dobraç të qytetit të Shkdrës shtetasit Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se kanë kryer veprën penale të vjedhjes me armë ndaj dy shtetasve nga Berati, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip Kamion me targë të Vlorës.


 


Me datë 14.01.1999 në lagjen “Vojo Kushi”, janë vrarë me armë zjarri vëllezërit Osman e Artur Alibali. Autorë të dyshuar të kësaj ngjarje kanë rezultuar të jenë shtetasit Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj. Kjo vrasje është kryer menjëherë mbas vjedhjes me armë të kryer ndaj dy shtetasve nga Berati.


 


Me datë 15.02.2001 në lagjen Vasil Shanto të qytetit të Shkodrës është vrarë me armë zjarri shtetasi Arben Tuzi, vjeç 39 nga Shkodra. Autorët e dyshuar të kësaj ngjarje kanë rezultuar të jenë shtetasit Behar Bajri dhe Ilir Bajri.


 


Me datë 21.03.1999 shtetasi Behar Bajri në bashkëpunim me shtetasin Ilir Bajri kanë tentuar të kryejnë vjedhje me armë ndaj shtetasit Arben Tuzi dhe vëllait të tij. Nga shkëmbimi i zjarrit të dy palët kanë plagosur njëri-tjetrin.


 


Me datë 26.06.2002 në banesën e shtetasit Behar Bajri është gjetur e vrarë bashkëshortja e tij Fabiola Bajri, 16 vjeçe. Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se në këtë rast ishte vrasje dhe jo vetëvrasje siç deklaruan familjarët. Autor i dyshuar i kësaj vrasje është shtetasi Behar Bajri.