Është arrestuar për qëllime ekstradimi drejt vendit tonë, shtetësja shqiptare e shpallur në kërkim ndërkombëtar, Mimoza Pjetër Lugjaj, 47 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banuese në Durrës.


Ish shefja e kontabilitetit të gjykatës së Kavajës ndodhej prej 9 vitesh në kërkim.


Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana informoi se arrestimi është bërë në Alessandria, Itali.


Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, e ka dënuar Lugjajn me 5 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën dhe Fallsifikimit të dokumentave.