Policia e Shkodres identifikon dy autoret e vrasjes. Kurmema vuante denimin me 20 vjet per vrasje




Shuhet me dy plumba pistolete miti problematik i Astrit Kurmemes 46-vjecarit nga Shkodra i akuzuar per me shume se nje vrasje dhe nje sere akuzash te tjera penale. I denuar me 20 vjet burg Kurmema kishte pese dite qe levizte i lire ne qytetin e Shkodres pas nje leje te marre nga autoritetet e burgut te Shenkollit ne Lezhe derisa persona deri me tani ende te paidentifikuar duket se kane ruajtur cdo levizje te tij per ti zene pusine dje rreth ores 1515 ne lagjen Guerile pikerisht ne afersi te vendit te quajtur Ndermarrja e Kullotave te ketij qyteti. Teksa ka qene duke ecur ne kembe dy krismat e armes qe i kane marre jeten 46-vjecarit kane tronditur banoret e lagjes te cilet nga ana e tyre kane lajmeruar policine. Ne vendngjarje kane mberritur me shpejtesi sherbimet e policise se Shkodres te cilet kane filluar menjehere hetimin per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes si dhe per identifikimin e autorit apo autoreve te vrasjes. Fale nje pune te shpejte hetimore zedhenesja e Drejtorise se policise se Shkodres Fatbardha Celepia pohoi mbremjen e djeshme se eshte bere e mundur identifikimi i dy shtetasve te dyshuar si autore ne kryerjen e ketij krimi gjeneralitetet e te cileve per arsye hetimi nuk behen te ditura te cilet aktualisht jane shpallur ne kerkim te dyshuar si autore dhe po punohet per kapjen e tyre. Celepia tha gjithashtu se Astrit Kurmema banues ne lagjen Ahmet Haxhia Shkoder i denuar per vepren penale te Vrasjes i cili aktualisht vuante denimin ne burgun e Shenkollit Lezhe por qe nga data 10.3.2011 deri me 15.3.2011 ishte me leje nga drejtoria e ketij burgu. Ne lidhje me ngjarjen burime nga policia pohuan se autoret jane afruar me shpejtesi dhe kane qelluar pas shpine duke e lene te vdekur ne vend ndersa ka shfrytezuar edhe orarin kur nuk ka shume levizje te personave ne kete ore te dites dhe eshte larguar me shpejtesi nga vendi. Ne vendngjarje policia ka sekuestruar ne vendngjarje provat materiale si dhe ka mbledhur deshmite e disa personave te lagjes. Ndaj Astrit Kurmemes kane renduar nje sere akuzash te cilat nuk u vertetuan asnjehere pervec vrasjes se kryer ne vitin 2003 asaj te Luan Muces kusheririt te autorit te vrasjes se vellait te viktimes se djeshme Astrit Kurmema. Per kete arsye pista me kryesore e hetimit ku aktualisht duket se eshte perqendruar policia dhe grupi hetimor i ngritur enkas per kete ngjarje eshte ajo e gjakmarrjes. Nga ana e saj policia e Shkodres beri me dije se po kryen te gjitha veprimet e duhura procedurale e hetimore ne lidhje me ngjarjen ne fjale dhe materialet do ti kalojne per veprime te metejshme Prokurorise se Shkodres.



Tri vrasjet per te cilat dyshohet si autor Kurmema


Ne 31 tetor te vitit 2004 fale nje operacioni te mirorganizuar nga Drejtoria e Policise se Shkodres ne bashkepunim me forcat speciale te repartit Renea eshte bere e mundur kapja e personit te cilesuar deri ne ate kohe si te shumekerkuar Astrit Kurmema ne ate kohe 39 vjec me banim ne lagjen Ahmet Haxhia te qytetit te Shkodres. Sipas te dhenave te Policise se Shtetit ne ate kohe u be me dije se Kurmema ishte shpallur ne kerkim pasi ne bashkepunim me persona te tjere eshte autori i dyshuar i vrasjes me arme zjarri te Genc Muces ne date 12.10.1998 ne qytetin e Shkodres. Gjithashtu eshte autori i dyshuar i vrasjes me arme zjarri te Luan Vehbi Muca 29 vjec nga qyteti i Shkodres ne date 14.4.2003 ne afersi te shkolles Ndre Mjeda ne Shkoder. Nderkohe qe dyshohej te ishte autor i vrasjes se Emin Spahise kryemisionarit te paqes te ndodhur me date 9.8.2004 po ne qytetin e Shkodres. Policia do te deklaronte gjithashtu se Kurmema eshte autori i dyshuar i vjedhjes se nje automjeti tip Mercedes-Benz ne date 2.4.2003 si dhe eshte autori i dyshuar i vjedhjes se nje gjeneratori te markes japoneze me nje vlere prej 2.000.000 leke me date 23.11.2003 ne Shkodres. Ne momentin e ndalimit Kurmemes i eshte gjetur e bllokuar nje arme zjarri pistolete e cila ishte e mbushur si dhe dy krehra me fisheke po ashtu dhe disa pajisje komunikuese e materiale te tjera.




Vrasja e Luan Muces


Disa kohe para se te ndodhte vrasja e Luan Muces djali i xhaxhait te ketij te fundit ka vrare vellain e Astrit Kurmemes. Nga te dhenat e deshmitareve ne procesin ndaj te dyshuarit Kurmema u mesua se ai ka ndjekur hap pas hapi kusheririn e autorit te vrasjes se te vellait. Ne 14 prill 2003 ai niset me makinen e tij per te marre gjakun e vellait. Ai qellon per vdekje djalin e xhaxhait te vrasesit. Gjurmet e gishtit te lena ne makinen e krimit pistoleta e hedhur gezhojat ne vendin e ngjarjes dhe kapelja jane provat te cilat e kane bere te lehte identifikimin e Kurmemes nga nje polic ne detyre ne ate kohe si dhe deshmitare tjere. Sipas akuzes ne ate kohe i pandehuri ne momentin e kryerjes se krimit ka qene me nje makine tip BMW me targa te huaja. Ai ka kryer vrasjen dhe menjehere eshte larguar me vrap nga vendi i ngjarjes duke braktisur makinen.