Elbasan- Drejtoria rajonale në qytetin e Elbasanit po vazhdon punimet për të mbajtur nën kontroll situatën higjeno- sanitare.

Sipas drejtorit të këtij institucioni Bujar Kllogjri, Elbasani hyn ndër qytetet më të pastra , dhe përsa i përket higjenës ushqimore ai u shpreh se janë kryer kontrolle në të gjitha lokalet e Elbasanit dhe në fshatra ku inspektorët kanë verifikuar kartelat shëndetësore të punonjësve dhe standardet higjenike të këtyre lokale.

Aty ku janë konstatuar probleme janë marrë masa konkrete nga gjobë deri në bllokim të aktivitetit.

Gjithshtu Kllogjri është shprehur se për sa i përket sëmundjeve infektive ka pasur një renie me krahasim me vitin e kaluar.

Armand Kurati/ IDEA