style=positionrelativez-index2>










Ornela Domi


Metalurgjia ne Elbasan simboli i industrise me te rende kjo takse e rende e se kaluares dhe sistemit te atehershem vazhdon te paguhet edhe sot nder breza. Famekeqja uzina e celikut solli jo vetem vdekje por edhe la si pasoja semundjet profesionale te cilat vetem per 15 vitet e para deri ne 1990 e rriti tek 50 here me shume probabilitetin ku sot e kesaj dite po i vuajne edhe femijet e atyre qe punuan atje duke permendur ketu rrezikshmerine e larte kancerogjene te helmeve e cila eshte direkt vdekjeprurese. Ndotja nga kjo Uzine ku shpesh here eshte folur edhe per mjete mbrojtese si vendosje filtrash ne kete e ka bere Elbasanin si qytetin me te ndotur dhe prandaj dhe shifrat e personave me semundje kancerogjene jane teper te renda edhe sot. Shume prej punetoreve edhe pse punojne prej nje jete aty thone se kombinati metalurgjik nuk duhet te ishte ndertuar. Ai ka sjelle vetem fatkeqesi per punetoret banoret perreth dhe qytetin e Elbasanit. Ne ambientet e tij sidomos ne uzinen e shkrirjes se celikut qe nga ndertimi jane regjistruar me qindra aksidente ne pune dhe nje numer te madh vdekjesh. Vete punetoret tregojne se helmi qe clirohej nga fabrika e gelqeres Dolomitit TEC-i uzina 12 uzina e celikut shkaktonin shume probleme per punetoret. Gazrat e leshuara kane bere qe shume punetore te perfundojne te intoksikuar. Vete punetoret qe e kane pare Kombinatin metalurgjik te ndertohet lulezoje dhe shkaterrohet. Aktualisht ne kompleksin e ish-metalurgjikut funksionojne uzina e shkrirjes se celikut uzina e petezimit dhe disa punishte private.


Femijet me simptoma te percuar nga prinder te cilet vuajne nga semundje profesionale ne Elbasan ka shume dhe ky numer sapo vjen dhe po rritet fatkeqesisht. Ne fakt alternativat integruese per keta femije per tu shkolluar mbetet shkolla Zera jete qendra sociale Balashe dhe e ardhmja e tyre nuk eshte me perspektive aspak. Shifrat sa vijne edhe shtohen ne menyre shqetesuese per keto kategori femijesh dhe te mendosh se ata ende nuk kane mbushur te 18-at. Prinderit e ketyre femijeve sipas statistikave te Drejtorise se Sherbimit Social prane Bashkise Elbasan sa vijne dhe shtohen me diagnozat e mjekeve qe i konstatojne ato. Keta persona me semundje profesionale jane kryesisht ata qe kane punuar ne metalurgji miniera industri te rende. Sipas rasteve ne fjale nga semundjet profesionale vendin e pare e zene semundjet qe kane prekur organet respiratore me pas vijne ato te qarkullimit te gjakut riprodhimit veshkave melcise kockave etj. Shtimi alarmant ne numer i ketyre personave tashme prinder i jane afruar moshes se dyte dhe keshtu edhe semundjet jane bere me te dallueshme per organizmin e tyre. Ky fenomen eshte kthyer ne nje problem te vertete familjar social ekonomik pasi keta persona sot e kane te pamundur te punojne dhe u duhet qe te kthehen ne invalid pune. Dihet nga te gjithe qe qyteti i Elbasanit eshte nder me te dalluarit ne Republike per rastet kancerogjene dhe ky perben nje fakt shume shqetesues edhe per femijet te lindur nga keta prinder pasi rreziku i percimit tek ata mbetet probabel. Keshtu gjate vitit te kaluar nga kanceri rezulton te kete nje te vdekur mesatarisht ne dite dhe keto jane vecse pasojat e Industrise se rende te ketij qyteti para viteve 90 pasojat e te ciles po paguhen sot.


Elbasani ka rreth 500 femije te moshes deri ne 18 vjec te cilet vuajne nga semundje profesionale te percuar nga prinder me moshen mbi 40 vjec. Keta prinder jane punonjes qe kane punuar vecanerisht ne industrine e rende sic e thame edhe me siper si miniera dhe metalurgji. Sipas drejtorit te Drejtorise se Sherbimit Social z. Shefki Lika gjate vitit qe shkoi me ndihme dhe perkrahje sociale jane trajtuar rreth 500 femije te kesaj kategorie ne moshen 18 vjec. Keta femije jane pajisur me raportin mjekesor te caktimit te aftesise per pune i cili jepet nga komisioni i deges se Sigurimeve Shoqerore per qytetin e Elbasanit. Kategorite sipas drejtorit Lika jane te mitur femije adoleshente deri ne moshen 18 vjec te cilet i kane te percuara keto semundje dhe do ti vuajne ato gjithe jetes pasi kane lindur nga prinder me semundje profesionale. Mjaft nga keta femije i kane manifestuar keto shenja pas lindjes nga nenat e tyre dhe rol ne kete fenomen ka luajtur edhe ndotja e ambientit te ketij qyteti. Keta femije sipas te dhenave nga kjo drejtori perkrahen me 41 mije l te vjetra si ndihme ekonomike.


 


jane semundjet gjenetike te trasheguara tek femijet


Semundjet gjenetike jane te trashegueshme disa prej tyre mund te kurohen por asnjehere te sherohen. Gjeni me defekt trashegohet dhe ne rastin kur njeri nga prinderit eshte me semundje profesionale. Keta femije paraqesin anomali qe ne lindje pavaresisht se sa e rende mund te jete njera apo tjetra anomali. Sipas mjekeve semundjet e trashegueshme jane ato ku pergjegjes per kete deformim eshte nje gjen i vetem dhe gjithashtu kane riskun qe edhe keta femije tua percojne femijeve te tyre kur te rriten dhe te martohen. E dime se nje nga propozimet qe duan te bejne perfaqesuesit e Qendres per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi perfshin pjesen e keshillimit. Sipas tyre duhet te kete me shume keshillim nga mjeku duke perfshire ketu edhe qendrat shendetesore poliklinikat por edhe maternitetet. Nje keshillim i mire per kryerjen e ekzaminimeve ne kohe te te dy prinderve qe vendosin te sjellin ne jete nje femije do te mundesonte nje informim ne kohe.


 


Mosha e nenes

Pavaresisht kombinimit te gjeneve gjenetistet thone se rolin me te rendesishem per krijimin e pasardhesve te shendetshem e ka nena. Mosha ne te cilen grate behen nena eshte shume e rendesishme. Prodhimi i qelizave seksuale mashkullore behet ne menyre te vazhdueshme pasi spermatozoidet rigjenerohen. Ndersa qelizat seksuale femerore vezet jane te prodhuara njeheresh qe ne fillim dhe me kalimin e kohes mund te prishet cikli i ndarjes se tyre. Megjithate gruaja tashme ka mundesine te kontrolloje zhvillimin e vezes se saj te fekonduar duke kryer analizen e ADN-se.
Ne nje vend te vogel si Shqiperia nuk jane te rekomandueshme ekzaminime te tilla paramartesore. Duhet menduar zgjidhje alternative dhe me e mira prej tyre eshte pjesa e keshillimit. Mjeku te informoje dhe te ndergjegjesoje prinderit qe duan te krijojne familje per ekzaminimet dhe analizat qe duhet te kryejne per te pasur nje trashegimtar te shendetshem. Keshillimi i sakte per keto analiza si dhe informimi nga ana e mjekeve ka qene pjese e diskutimit mes OJF-ve dhe Shendetesise.