• Asistencë jo vetëm për personat që duan të aplikojnë për të emigruar sipas rregullave ne Kanada dhe SHBA, por edhe për studentët që vendosin të ndjekin jashtë vendit shkollën e lartë.Avokatja Meri Prifti, në një intervistë për gazetën tregon  të gjithë procedurat që duhet të ndiqen nga qytetarëtJu jeni avokate që merreni me çështjen e emigracionit për në Amerikë dhe Kanada. Çfarë lloj emigracioni mbuloni si studio avokatie dhe me cilët avokatë të tjerë bashkëpunoni jashtë vendit?Ne si studio avokatie dhe konsulence bëjmë disa shërbime. Kurse për interesin tuaj, në lidhje me emigracionin mund t’ju them se jemi specializuar për emigracionin në SHBA dhe Kanada, ashtu siç ofrojmë shërbim dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë jashtë Shqipërisë, në Amerikë, Kanada apo Evropë. Ndihma jonë është në disa raste e thjeshtë, dhe në disa të tjera shumë e vështirë.  Po për studentët ofroni shërbime? Për studentët që dëshirojnë të studiojnë nëpër botë ne i ndihmojmë të gjejnë shkollën e duhur me çmimin e përballueshëm për ata. I dëgjojmë se çfarë duan të studiojnë në një seancë dëgjimore, pastaj i japim disa variante shkollash me gjithë informacionin shoqërues. Pasi ata vendosin ku do të studiojnë, ne merremi me gjithçka që nga plotësimi i formularëve të shkollës, deri te viza dhe stabilizimi në shtëpi apo konvikte, ku ato do studiojnë. Bëjmë pra, në këtë drejtim gjithçka që kërkojnë klientët. Ndihmojmë ata që dëshirojnë të studiojnë për nivel universitar, apo për Master dhe Doktoratë. Ndihmojmë dhe ata që dëshirojnë të shkojnë për shkollë verore për të mësuar anglishten, edhe ata që dëshirojnë të shkojnë për shkollë të mesme. Ata që kanë në mendje të studiojnë jashtë, pavarësisht nga afati apo grada që kërkojnë, mund të flasin me ne, dhe ne do përpiqemi t’i ndihmojmë.Të ndalemi te SHBA, ku konsiston ndihma juaj?Për Amerikën ne bëjmë që nga gjërat e thjeshta, si plotësimi i formularëve për të caktuar intervistën në ambasadën amerikane, deri tek ato të vështirat, si emigrimi i investitorëve që kërkon një plan biznesi të qartë. Jemi specialistë të lotarisë amerikane (DV) që nga aplikimi fillestar, plotësimi i formularëve të fazës së dytë të fituesve, deri te përgatitja e dokumenteve dhe konsulenca për intervistën përfundimtare në ambasadë. Por në Amerikë tashmë jetojnë me mijëra shqiptarë dhe natyrshëm shumë njerëz kanë nevojë për ndihmë në bashkime familje, viza pune, rinovime pasaportash, apo çështje të tjera emigrimi. Jemi përfaqësues për Shqipërinë të firmës avokatore amerikane “Noble Law Firm” (www. noblelawfirm.com) dhe për gjithë çështjet e emigrimit në SHBA ata përgjigjen profesionalisht. Kompania “Noble Laë Firm” ka dhjetëra vite eksperiencë në këto probleme ligjore dhe është e gatshme dhe me staf shqiptar të diplomuar në SHBA, t’i shërbejë klientëve shqiptarë. E njëjta gjë vlen edhe për Kanadanë?Për Kanadanë ne përsëri ofrojmë gjithë llojet e asistencës për viza emigrimi dhe jo-emigrimi, për banim të përhershëm apo për studime, për emigracion si punëtorë sezonal apo për punë të përhershme. Kanadaja ka një zyrë të vogël pune në Tiranë, e cila nuk kryen veprime konsullore rutinë për të gjithë shqiptarët, kështu që zyrës tonë i rastis të ndihmojë shumë persona që duan ndihmë nga ambasada kanadeze e Romës apo Vjenës. Ne bashkëpunojmë me një nga kompanitë e konsulencës për emigracionin më të mirat në Kanada, D&G Certified Immigration Consultants (www. mycanadaimmigration.com) që ka 17 vjet eksperiencë në këtë fushë dhe mbi 10 vjet eksperiencë në Shqipëri. Kjo ka qenë firma që më ka ndihmuar dhe mua në 1997, për të fituar dokumentet e përhershme të Kanadasë. Kështu që i njoh personalisht si profesionistët më të mirë. Kanadaja është shtet që pranon me program federal rreth 300.000 emigrantë në vit, plus atyre emigrantëve që pranohen me programe të veçanta të provincave të Kanadasë. Mundësitë për emigracion në Kanada janë për të gjithë, si për ata që janë të arsimuar me universitet e gjuhë të huaja, deri tek ata që kanë profesione të thjeshta, si elektricistë, mekanikë, marangozë, punëtorë ndërtimi etj., etj. Programi i emigrimit federal kërkon shkollë, gjuhë të huaja etj., kurse programet e veçanta të provincave shumë herë kërkojnë thjesht punëtorë të kualifikuar në fusha të ndryshme. Ne zyrat tona vijnë çdo ditë njerëz që regjistrohen për të emigruar, si punëtorë apo si specialistë të lartë. Kanadaja është një nga vendet më të pasura të Botës, ku papunësia është më e ulëta në 50 vjetët e fundit dhe ku shqiptarët stabilizohen menjëherë në punë.  Kanadaja është shumë mikpritëse dhe nuk diskriminon askënd. Ajo është një mundësi ideale për ata që në Shqipëri janë akoma të pakënaqur, të arsimuar, por të papunë, të ditur, por të pavlerësuar. Shqipëria do të ketë shumë mundësi pas disa vjetësh, por për momentin ofron pak dhe disa vjet në Kanada mund t’i shërbenin mirë çdokujt. Mbase pas disa vjetësh të gjithë mund të kthehen në Shqipëri dhe unë kështu uroj, por për momentin shumë dëshirojnë akoma të largohen.Si i zgjidhni ato që duan të emigrojnë në Kanada?Nuk i zgjedhim ne ata që duan të emigrojnë. Ne thjesht këshillojmë ata që duan të emigrojnë dhe i ndihmojmë ata ta realizojnë këtë proces sa më saktë dhe sa më shpejtë. Ata që duan të emigrojnë me programet federale, d.m.th ata me shkollë dhe gjuhë të huaja, plotësojnë një formular paraprak vlerësimi. Këtë e dërgojmë në Kanada te D&G Certified Immigration Consultants, dhe avokati kanadez na përgjigjet pasi ka analizuar të dhënat e aplikantit nëse ai/ajo kanë shans për të fituar emigrimin apo jo. Vlerësimi fillestar është falas për të gjithë. Pas këtij vlerësimi fillestar, ata që kanë shanse ne i ndihmojmë në gjithë procesin deri sa të marrin vizat dhe të stabilizohen në Kanada. Ata që s’i plotësojnë kushtet për momentin i mbajmë në dosjet tona dhe i njoftojmë nëse më vonë hapet ndonjë mundësi dhe për ata. Ka shumë studentë që aplikojnë, ashtu si ka dhe shumë intelektualë të tjerë. Procesi nga aplikimi fillestar deri në marrjen e vizës shkon më shumë se një vit dhe shumë njerëz e planifikojnë këtë në avancë, duke filluar procesin herët në kohë.Cilat janë kategoritë që drejtohen më shpesh në zyrën tuaj?Ka njerëz që duan të bashkohen me prindërit, vëllezërit apo motrat që jetojnë në Kanada dhe gjejnë ndihmë tek ne. Ka të tjerë që duan të studiojnë atje. Ka të tjerë që duan të investojnë atje, të blejnë shtëpi apo biznese të ndryshme. Ka që duan thjeshtë të punojnë në Kanada në ndërtim apo industri të ndryshme. Të gjitha këto kategori ne i trajtojmë. Sigurisht jo të gjithë fitojnë dhe jo të gjithë mund t’i ndihmojmë. Sot p.sh., po përgatis letrat për emigrim të 2 elektricistëve që riparojnë transformatorë, sepse kemi një kërkesë nga një punëdhënës kanadez. Për këta s’kishte kërkesë për të ditur gjuhë të huaj. Shpesh ndodh që ka kështu kërkesash, prandaj dhe ata që kanë zanat pa shkollë të lartë apo të mesme, duhet të vinë të regjistrohen tek ne. Mund të ketë kërkesa të befasishme për punëtorë të ndryshëm dhe po t’i kemi këta njerëz në dosjet tona, ne i njoftojmë. Kërkohen herë pas here punëtorë bujqësie, blegtorie, mekanikë apo elektricistë, punëtorë shtrues pllakash në ndërtim, shoferë mjetesh të rënda, marangozë, specialistë makinerish të ndryshme apo zanatesh të ndryshme. Këta s’kanë nevojë të dinë as gjuhën angleze apo franceze për t’u kualifikuar. Mundësitë janë të mëdha dhe për të gjithë.Ka në Tiranë zyra avokatie që bëjnë të njëjtën punë si ju?Me sa di unë, ne jemi zyra e vetme avokatore, me zyrë të përhershme që mbulojmë emigracionin në Amerikë apo Kanada. Herë pas here vijnë avokatë nga Kanadaja për pak ditë që bëjnë këtë shërbim, por zyrë të përhershme tjetër nuk ka. Ka dhe shumë mashtrues sigurisht, që hiqen si konsulentë emigracioni, por që në shumë raste kanë marrë njerëz në qafë. Ne vitin 2006, qeveria kanadeze ka rregulluar me ligj profesionin e konsulentit të emigracionit, duke krijuar Shoqatën e Konsulentëve të Emigracionit, që është dhe Enti Rregullator i këtij zanati. Ata që ishin konsulentë emigracioni duhet të jepnin disa provime shumë të vështira për të marrë sërish licencën për këtë profesion. Mijëra konsulentë nuk i kaluan provimet dhe tani punojnë pa licencë. Ambasadat kanadeze janë këshilluar nga qeveria kanadeze që t’i refuzojnë gjithë aplikantët që bashkëpunojnë me këta konsulentë të palicencuar. Këto ndryshime në Kanada kanë bërë që një grup i zgjedhur avokatësh të marrin licencë. Unë do t’i këshilloja shqiptarët që përdorin avokatë kanadezë që t’i kërkojnë kartën e identitetit atij. Një kopje të kësaj karte po jua jap juve ta botoni.  A mund të aplikojnë vetë shqiptarët për emigrim në Kanada, pa ndihmën tuaj?Sigurisht gjithkush që dëshiron të emigrojë në Kanada mund të aplikojë vetë. Ne këtë ia themi gjithë klientëve që vijnë në zyrën tonë. Por aplikimi nuk është i thjeshtë. Procesi ka të panjohura apo gracka, që nëse nuk ke eksperiencë, nuk i kupton dhe ato të kushtojnë me skualifikim. Ka rregulla që qeveria kanadeze i ndryshon pasi ti ke aplikuar, ato kanë efekte retroaktive dhe ti nuk ke asnjë ide kur shkon të intervistohesh.  Kurse zyra jonë monitoron çdo gjë gjatë gjithë kohës për gjithë aplikantët. Avokati jonë kanadez më thotë gjithmonë që puna më e madhe është pasi ke plotësuar formularët dhe ke dorëzuar aplikimin tek autoritetet kanadeze. Formularët mund t’i plotësojnë shumë njerëz, por pjesën që vjen mbrapa e bëjnë shumë pak. Këtë e bëjmë ne. Ndjekim dhe ndihmojmë klientët tanë deri në fund.Eshtë i kushtueshëm procesi i emigrimit në Kanada?Përveç taksave që i paguhen shtetit kanadez, avokatët tanë kanadezë marrin pagesa simbolike nga 500 dollarë për vizat e studentëve deri në 4000 USD për emigrimin e një familje me disa fëmijë.