Pas miratimit të tabelave përmbledhëse dhe mandateve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar në mbledhjen e pasdites së djeshme edhe emrat e deputetëve të parlamentit të ri për qarkun e Kukësit, Korçës dhe Gjirokastrës. Sipas vendimeve, në ndarjen e mandateve, 12 mandatet e Qarkut të Korçës ndahen në mënyrë të barabartë mes dy koalicioneve; 6 i takojnë koalicionit të djathtë Aleanca e ndryshimit dhe 6 koalicionit të majtë Bashkimi për ndryshim.

Për Qarkun e Gjirokastrës shpërndarja e mandateve, sipas vendimit të KQZ, është: koalicioni Aleanca e ndryshimit 2 mandate dhe koalicioni Bashkimi për ndryshim 3 mandate. Ndërkohë për Qarkun e Kukësit, nga katër mandate që ka ky qark, tre i takojnë koalicionit të djathtë Aleanca e Ndryshimit dhe 1 koalicionit të majtë Bashkimi për Ndryshim.Ndryshe nga tabelat përmbledhëse, emrat e kandidateve për deputet dhe shpërndarja e mandateve janë miratuar me unanimitet të plotë nga anëtarët e KQZ.
Qarku Kukës
PD
Flamur Noka
Besnik Dushaj
Fatos Hoxha
PS
Asllan Dogjani

Qarku Gjirokastër
PD
Genc Ruli
Spiro Ksera
PS
Arta Dade
Vangjel Tavo
Ethem Ruka

Qarku Korçë
PD
Ridvan Bode
Gjergji Papa
Ledina Aliolli
Edmond Spaho
Fatbardh Kadilli
Ismail Hoxha

PS
Ben Blushi
Pandeli Majko
Alfred Dalipi
Mimi Kodheli
Arben Ahmetaj
Olta Xhacka