Botohet lista e plotë me 250 emrat e debitorëve të firmave piramidale. Drejtoria e Tatimeve dhe zyrat e hipotekës po bëjnë verifikimet për pasuritë


Laureta Rryçi



Tiranë - Zyra e Përmbarimit në kryeqytet po verifikon pasuritë e 250 qytetarëve të Tiranës. Gazeta “Albania” ka mundur ta sigurojë të plotë këtë listë dhe po e boton atë në numrin e sotëm. Sipas administratorëve të firmave piramidale, këta persona rezultojnë të jenë borxhlinj të piramidave që në vitin 1997. Edhe pse kanë kaluar shumë vite, sërish ata nuk kanë mundur dot t’i shpëtojnë borxhit të vjetër. Pas kërkesës së administratorëve, ishte Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës që dha vendimin për sekuestron e pasurive të këtyre debitorëve. Më pas lista me emrat mbërriti në Përmbarim për ekzekutimin e menjëhershëm të këtyre vendimeve.

Përmbaruesit

Kreu i Përmbarimit të Tiranës ka lënë një sektor më vete me përmbarues për ekzekutimin e vendimeve që kanë të bëjnë me firmat piramidale. Vitet e fundit këta përmbarues kryesisht janë marrë me dosjet e debitorëve të piramidave duke bërë verifikimin e pasurive të tyre dhe më pas me sekuestron e këtyre pasurive. Edhe në rastin në fjalë, pra në listën me 250 emrat, do të ndiqet e njëjta procedurë. Emrat fillimisht dërgohen për verifikim në institucionet kryesore shtetërore, të cilat tregojnë nëse personi në fjalë ka pasuri të luajtshme apo të paluajtshme në emër të tij. E thënë ndryshe, nëse ka makinë, biznes, shtëpi apo objekte të lëshuara me qira. Pas përgjigjes zyrtare të institucioneve urdhërohet ngrirja e pasurisë të këtyre personave në varësi të shumës që ata kanë borxh. Një tjetër mënyrë për verifikimin e pasurisë që ndiqet nga Përmbarimi janë edhe kontrolli për llogari bankare. Përmbarimi u bën shkresë të gjitha bankave të nivelit të dytë që operojnë në vendin tonë. Këtyre bankave, pas kësaj shkrese, menjëherë u lind përgjegjësia të tregohen korrekte me përgjigjen, pavarësisht se mund të tregojnë pasurinë e klientëve të tyre.

Sekuestrimi

Pas përgjigjeve nga institucionet përkatëse nis ekzekutimi i vendimeve të gjykatave. Përmbaruesit shprehen se me listat e tjera kanë pasur probleme me gjeneralitetet e paraqitura nga administratorët e fajdeve. Po sipas tyre, ka ndodhur edhe një fenomen tjetër, që ka të bëjë me rezultatin e verifikimeve, sepse këta persona, pra borxhlinjtë e firmave piramidale, pas verifikimeve rezultojnë të jenë të varfër. Për të gjithë debitorët, pasuritë e të cilëve vihen në sekuestro, shuma që përfitohet kalohet totalish për llogari të shlyerjes së detyrimeve ndaj kreditorëve të firmës.





Paditë për krerët e firmave piramidale



Administratorët e caktuar nga shteti për të menaxhuar firmat piramidale pas vitit 1997 kërkojnë t’i shpallin debitorë edhe bosët e piramidave. Disa padi janë regjistruar së fundi me emra konkretë, si për Vehbi Alimuçën, që ka qenë bosi i firmës “VEFA”, Shemsie Kadrinë, drejtuese e Gjallicës, Mustafa Lekën, drejtuesin e firmës “M. Leka”, Ferdinand Kamberin, Lefter Cenajn, paratë e të cilit pretendohet se janë investuar në shtetin grek dhe për djemtë e Rrapush Xhaferrit. Bëhet fjalë për shuma të konsiderueshme parash, të cilat sapo Përmbarimi do t’u vendosë sekuestro, mendohet se do të kalojnë për llogari të kreditorëve. Kësaj radhe në sitë mendohet se do të kalojnë edhe pasuritë e trashëgimtarëve të tyre. Më konkretisht, të parët për të cilët është depozituar kërkesa nga administratorët janë djemtë e Rrapush Xhaferrit, të cilët, me sa duket, po administrojnë pasurinë që u ka lënë i ati.





Huat marramendëse janë jashtë territorit të Shqipërisë





Dritëhijet e piramidave nuk janë shtrirë vetëm brenda territorit të vendit tonë. Ashtu siç thuhej deri dje, milionat e shumta të mbledhura nga kreditorët shqiptarët u investuan në shtete të ndryshme të botës. Dosjet më të fundit provojnë se shtetet në të cilat mendohet se janë investuar janë Greqia, Italia, Hungaria dhe Zvicra. Natyrisht nuk përjashtohen dhe shumë shtete të tjera, për të cilat po punohet nga ana e administratorëve për të gjetur dokumentet e nevojshme. Midis këtyre dosjeve gjen jo vetëm emra konkretë, por edhe firma që mendohet se operojnë suksesshëm në vendet e tyre.



Box

Dosjet me debitorët e piramidave



"Silva" Jonuz Sami Sokoli

"Silva" Jani Isuf Pula

"Silva" Ilirjan Meto Llanaj

"Silva" Ilirjan Jovan Mullisi

"Silva" Ilir Mustafa Dedja

"Silva' Iljaz Abdulla Bali

“Silva" Idajet Muca

"Silva" Idajet Sali Jahaj

"Silva" Hazis Halo Gjergji

"Silva" Hamit Malo Jaupi

"Silva" Hajrie Selim Toptani

"Silva" Haxhi Hasanbegu

"Silva' Meruhse Verli

"Silva" Medine Minaj

"Silva" Mazar Xhelili

“Silva" Marjeta Rem Spahiu

"Silva" Marjana Andon Sheqeri

"Silva" Marie Ndoc Roko

“Silva" Manxhar Fejzo Mucaj

"Silva" Maksim Sotiri

"Silva" Magdalena Tomce

"Silva" Lluka Kosta Lazri

"Silva" Levzat Velaj

"Silva" Leonidha Cobo

"Silva" Medin Bacaj

"Silva" Merita Refik Pitarka

"VEFA" Kastriot Mustafa

"VEFA" Yzedin Fadil Omari

"VEFA" Yllka Hysenaj

"VEFA" Ilia Xhamo

"VEFA" Merqez Manur Alimuca

"VEFA" Vangjel Bucaj

"VEFA" Viktor Shameti

“VEFA” Guri Kalaj

"VEFA" Frederik Mece

"VEFA" Filip Baraku

"VEFA" Enerjeta Kamberi

"VEFA" Astrit BEQIRAJ

"VEFA" Astrit Hysi

"VEFA" Jahja Gjinali

"VEFA" Irma Mece

"VEFA” Petraq Bitri

"VEFA” Marjeta Shinko

"VEFA" Shkëlqim Alushi

"VEFA" Pellumb Aliaj

“VEFA" Nasif Cela

“VEFA" Jolanda Lazaj

"VEFA" Gazmir Lutaj

"VEFA" Gazmend Myrto

"VEFA" Fatmira Nelaj

"VEFA" Faik Fejzo

“VEFA" Nuri Nelaj

"VEFA" Nadire Mece

"VEFA" Malosh Memaj

“Silva" Nazime Beqo Rate

"Silva" Nazim Edmond Ceka

"Silva" Nasto Kacani

"Silva" Namik Jahaj

"Silva" Namaz Haskaj

"Silva" Mejtin Mecaj

"Silva" Muharrem Kuka

"Silva" Myzhan Ramku

"Silva" Mynyr Zyka

“Silva" Myfit Qemal Baxha

"Silva" Myfit Dervishi

"Silva" Mustafa Habazaj

"Silva" Morand Hoxha

"Silva" Mirjeta Zeneli

“Silva" Mimoza Argjiri

"Silva" Mikel Ndue Keli

"Silva" Mihal Bomba

"Silva" Foto Gjikuria

"VEFA" Kostaq Mano

"VEFA" Luan Dushari

"VEFA" Musa Sharra

"VEFA" Arif Gerbi

"VEFA" Vasil Cici

"VEFA" Nuri Sharra

"VEFA" Sulejman Haxhiu

“VEFA” Ramazan Sinani

"Silva" Nustret Zeqo

"Silva" Osman Monopulli

"Silva" Orion Trebicka

"Silva" Panajot Pronjaj

"Silva" Panajot Fotiadhi

"Silva" Pandeli Tole

"Silva" Patriot Hoxha

"Silva" Pellumb Jaupaj

"Silva" Pellumb Zelevizhdi

"Silva" Perparim Mehmeti

"Silva" Numan Balaj

"Silva" Nikollaq Kenella

"Silva" Nikollaq Mullisi

"Silva" Novruz Manaj

"Silva' Nertila Macaj

"Silva" Ndue Keli

"Silva" Përparim Gjinaj

"Silva" Petref Lameborshi

"Silva" Petrit Xhufi

"Silva" Petrit Sinani

"Silva" Piro Aliaj

"Silva" Pranvera Avdija

"Silva" Haxhi Shehaj

"Silva" Qemal Klosi

“Silva” Qamil Levani

"Silva" Qazim Balla

"Silva" Qatip Likskendaj

"Silva" Nazmie Monopulli

"Silva" Rita Cullhaj

"Silva" Ramadan Troka

"Silva" Raman Dauti

"Silva" Shefqet Qahjaj

"Silva" Rushe Prendushi

"Silva" Rukie Saliaj

"Silva" Roland Hasko

"Silva" Robert Sinanaj

"Silva" Robert Keli

"Silva" Robert Shamo

"Silva" Ramadan Nuhaj

"Silva" Riza Toro

"Silva" Ramazan Hazisi

“Silva” Rexhep Kika

"Silva" Rexhep Bajrami

"Silva" Remzi Goxhaj

"Silva" Reik Kadija

"Silva" Shaban Uka

"Silva" Servet Kongjinaj

"Silva" Selaudin Guma

"Silva" Seit Hoxha

"Silva" Sefer Licaj

“Silva” Sazan Habili

"Silva" Sanie Deda

"Silva" Sami Bulica

"Silva" Sali Gavelli

"Silva" Sako Bilaj

"Silva" Shemsi Rrapaj

"Silva" Thoma Murati

"Silva" Theodhori Gjoni

"Silva" Thanas Velco

"Silva" Teodor Kallajxhiu

"Silva" Tajar Iliazi

"Silva" Vasilika Fotjadhi

“Silva” Vangjel Dhimogjeni

“Silva” Valeriana Gerveni1

"Silva" Tomor Haxhiaj

"SILVA" Arben Rusi

“Silva” Vasil Mishtaku

“Silva” Vasil Shytemeja

“Silva” Vasillaq Duni

"Silva" Viko Arshi

“Silva” Viktor Dhima

“Silva” Viktor Brinja

"Silva" Vilson Sina

"Silva" Vladimir Lila

“Silva” Vladimir Ibro

"Silva" Vladimir Capi

“Silva” Vlash Shkembi

“Silva” Shkelqim Kuqo

“Silva” Vendim Zyka

“Silva” Shkelqim Veliu

“Silva” Shpetim Dama

“Silva” Shpetim Xibraku

“Silva” Shpresa Fejzo

“Silva” Shpresa Ibrahimllari

“Silva” Shpresa Rruga

“Silva” Silvana Cerma

"Silva" Silvana Rrapi

“Silva” Silvana Gurakuqi

“Silva” Skender Kraja

“Silva” Skender Hoxha

“Silva” Skender Shatku

“Silva” Safo Kutelaj

“Silva” Sokol Sulaj

“Silva” Sokol Daci

“Silva” Sotir Peri

“Silva” Spartak Naumi

“Silva” Spartak Halili

“Silva” Spiro Thanasi

“Silva” Stavri Polina

“Silva” Stavri Lepuri

“Silva” Stali Dautaj

“Silva” Sulce Xhufi

“Silva” Sulejman Kicaj

“Silva” Sulltane Lala

“Silva” Syrja Aliaj

“Silva” Sulejman Zeka

“Silva” Suzana Alimehmeti

“Silva” Syrja Vreshtazi

"VEFA" Lekë Gjoni

"VEFA" Tomor Ismet Korita

"VEFA" Mereme Cungu

"VEFA" Bajram Mysliu

"VEFA" Ilir Grabovari

"VEFA" Luan Dyshari

"VEFA" Sokol Hektor Mehmeti

"Vefa" Kostaq Mano

"Kamberi" Gjergji Qendro

"Kamberi" Adem Selmani

"Kamberi" Aleks Memushi

"Kamberi" Alfred Mecollari

"Kamberi" Arben Kollozi

"Kamberi" Azem Canaj

"Kamberi" Festim Bello

"Silva" Bukurie Halili

"Silva" Bukurie Sabri Monopulli

"Silva" Dashuri Burnazi

"Silva" Denisa Novruz Shehu

"Silva" Dilaver Qemal Reci

"Silva" Dhimitraq Kule

"Silva" Dhionis Aristotel Andoni

"Silva" Edison Muke Pëllumbi

"Silva" Edi Lulëzim Kallmeti

"Silva" Edmond Kacadan Lushaj

"Silva" Estref Dosti

“Silva" Estref Resul Dosti

"Silva" Fatmir Agim Karaj

"Silva" Ferdi Ruzhdi Lapi

"Silva" Floresha Myrteza Hoxha

"Silva" Fuat Hysni Shahaj

"Kamberi" Ibrahim Dobi

"Kamberi" Meleq Ymeri

"Kamberi" Ramiz Neziri

"Kamberi" Aleks Sotiri

"Kamberi" Ariz Murati

“Kamberi" Arqile Goga

"Kamberi" Edmond Gjoka

“Kamberi" Kristaq Llambro

"Kamberi" Loni Llambri

"Kamberi" Myftar Çela

"Kamberi" Nisa Baboçi

"Kamberi" Petrika Dhimitri

"Kamberi" Sami Muço

“Kamberi" Serxhio Pompa

"Kamberi" Shkëlqim Guri

"Kamberi" Edison Saliu

"Kamberi" Dritan Balili

"Kamberi" Benet Moja

"Kamberi" Astrit Dobi

"Kamberi" Alfred Meçollari

"Kamberi" Albana Qendro

"Kamberi" Agim Zere

"Kamberi" Agim Brahimaj

"Kamberi" Thanas Cycyri

"Kamberi" Kujtim Kumria

“Kamberi” Komuna Qendër

"Kamberi" Kastriot Kallushi

"Kamberi" Kamber Kamberi

“Kamberi" Ilir Çela

"Kamberi" Mira Hajdini

"Kamberi" Meze Imeri





15 Qershor 2009