Duke marrë shkas nga një emision i shkapërderdhur në një media private, ku çfarë nuk më dëgjuan veshët dhe çfarë nuk më panë sytë, që nga fjalori tejet banal e deri tek regjia, që fiksohej herë pas here në pjesët e zbuluara trupore të femrave, thashë me vete: është e domosdosdoshme që etika në media duhet të mbrohet me ligj.

Dhe kjo bëhet me emergjente tani në fazën kur në emër të lirisë së medias, po abuzohet aq shumë me këtë term, saqë disa e vlerësojnë këtë rrëshqitje si një risi të progresit të mediave tona. E çuditshme! Madje, të tjerë shkojnë dhe më tej në këtë vlerësim, duke u mburrur me rritjen e shkallës së shikueshmërisë të këtij apo atij emisioni etj, etj.

Harrojnë tipa të tillë se mesazhi që përcjellin këto skena është i papranueshëm për moralin e shumicës dhe vetëm kureshtja i shtyn njerëzit të ndjekin biseda të tilla të superpolitizuara e banale deri në turp, saqë të vjen rëndë të ndjekësh një emision të tillë në shtëpi kur je bashkë me fëmijët. Ju kujtoj se para pak vitesh në qendër të kryeqytetit u shfaq një burrë i sëmurë mendor, që ishte zhveshur 80 përqind në mes të janarit dhe vraponte rretheqark pallatit të kulturës. Në çast aty u mblodhën qindra kalimtarë, që kureshtja i shtynte të shikonin me habi këtë veprim të një të marri. Ishte një ndodhi e ditës së atëhershme, që mblodhi shumë policë, kamera dhe njerëz kureshtarë. Nuk është çudi që skena të tilla mund t’i improvizojë si “tërheqëse” edhe ndonjë gazetar, që drejton emisionin duke shkrepur me sy e duke dirigjuar me dorë si t’i mungonin fjalët shqip dhe mjetet e tjera të shumta e moderne të drejtimit regjisorial të emisionit. Madje, raste të tilla në studion e Çanit, me femra gjysëm të zhveshura janë parë shpesh. Primitiviteti dhe banaliteti, janë bërë tashmë dy shinat mbi të cilat ky emision, që quhet “Zonë e Lirë” shtrin në programin e tij. Mendoj se shterpësia e mendimit për të konkuruar e çon tek këto dy shina, që mediat e tjera i kanë braktisur ato, duke futur teknologji e projekte moderne të organizimit dhe drejtimit të emisioneve.

Banaliteti i b(analistëve)/Në një panel të këtij emisioni priten me duartrokitje të gjata b(analistët) e “shquar” Mero Baze (i rrahur 4 herë për shpifje) dhe Andrea Stefani (i parrahur). Në krah të tyre ishin edhe dy flokëgjatë të tjerë, një i shoqatës mjerane “Mjaft” dhe tjetri një gazetar i panjohur në media. Në mes të tre flokëgjatëve qëndronte kokëzbathuri Mero (Mjero) që aksidentalisht u bë gazetar dhe e “pagoi” shtrenjtë mungesën e kualifikimit profesional, duke u rrahur 3 herë nga ata që sot i mban për idhuj dhe u këndon këngë e u thur lavde në gazetën e tij. Kështu ka ndodhur shpërfytyrimi i linjës editoriale të botuesve edhe me gazeta të tjera si ajo “Albania”, “Korrieri” etj, që bashkë me drejtuesit e tyre “kaluan Ylberin”, pse jo edhe me mungesë të theksuar mirënjohjeje, për vlerësimin që u ka bërë liderishipi i PD-së në vite. Unë si gazetar i vjetër i medias vizive prej 35-vitesh do t’i quaja të dështuara dhe mjerane përpjekjet e tyre për të njollosur PD-në dhe liderin e saj tashmë të njohur, lider i gjithë shqiptarëve z. Sali Berisha.

Po ku qëndron dështimi i tyre? Për mua dështimi është tek lufta ndaj vetvetes, duke u bërë i pabesueshëm në opinionin e gjerë për informacionin e tyre që shkon deri në servilizëm politik sipas interesave personale. Madje këta njerëz, që mediat e blera majtas i kanë të abonuar në emisionet e tyre, akuzojnë pafund, madje bëjnë edhe protesta me turmat për dhunim të medias së lirë nga Berisha. Dua t’i pyes këta njerëz çfarë dhunimi ka, kur ata deri në epitetin e rëndë “Hitler” e etiketojnë liderin historik të demokracisë Kryeministrin aktual Z. Sali Berisha, që njihet botërisht si njeriu që shembi murin gjigant të diktaturës në Shqipëri?

Liria e medias është vepra më e madhe, që ky lider e themeloi dhe i dha asaj hapësirën dhe mbështetjen e duhur për zhvillimin e shpejtë e cilësor, si pushtet i katërt i një shteti demokratik. Është konflikti i interesit që i verbon këta gazetarë, që me qëndrimin e tyre po zhvlerësojnë vetveten duke u bërë përherë e më të pabesueshëm tek ata që i ndjekin. Madje bëhen edhe banalë, kur përpiqen të mbrojnë “Porositë” e liderit shpirtëror politik të radhës, duke u bërë si zëdhënës të tij me teorinë e banalizuar së tepërmi për hapjen e kutive. Inkompetenca e tyre i çon deri atje sa të thonë: “Pse nuk hapen kutitë? Ç’të keqe ka të hapen? Kjo është e thjeshtë...”. Sa mjeran e sa banal ky mendim, që nuk përfill ligjet e shtetit dhe institucionet demokratike të ngritura prej tij. Sipas këtyre b (analistëve) le të shkelet 100 herë kushtetuta dhe 1000 herë ligjet e shtetit, vetëm Edi Ramës t’i plotësohet kërkesa e tij, që nuk ka dhe s’mund të ketë asnjë argument. Ju kujtojmë këtyre të ashtuquajturve gazetarë se shteti nuk integrohet në botën e qytetëruar dhe në organizmat ndërkombëtarë, duke dhunuar e nxjerë jashtë loje ligjet e shtetit, kushtetutën dhe drejtësinë e këtij vëndi. Madje, ju siguroj se Edi Rama edhe sikur të ndodhë një gjë e tillë (të hapen kutitë), prap ai do të sajojë një tjetër gjë për të penguar integrimin dhe progresin e këtij vendi. Ai më ngjan me një fshatar që kishte dalë malit të kërkonte lopën, që i kishte humbur. Papritur lopa erdhi në shtëpi dhe pjestarët e familjes i thirrën të kthehej. Dhe doni ta dini cila ishte përgjigjia e tij?: “Nuk kthehem pa e kërkuar krejt shpatin?!!!...”. Pra Edi Rama po kërkon shpatin, bashke me ca të verbër që i shkojnë pas, sa prej frike dhe sa prej interesave të tyre mafioze e korruptive. Në kërkim të shpatit tani janë edhe vetulltrashi Gjinushi, dredharaku Milo, aventurieri Ngjela dhe vulëhumburit; Ndoka, Dash Shehi, etj.

Të gjithë të dështuar e qesharakë në politikën shqiptare. Dhe si të mos qeshësh me premtimin e Ngjelës nga faltorja e protestës së PS-së, se për 7 ditë unë ju siguroj liberalizimin e vizave. Epitetin më të saktë për Ngjelën para gjashtë vitesh e kanë vënë socialistët, që e quanin avokot (s’ka fituar asnjë gjyq). Dhe siç është avokat, është edhe politikan, pra është jashtë realitetit në politikë bashkë me Ramën. Kompleksiteti i politikanit Rama - që fatkeqësisht është edhe lider i opozitës aktuale - i ka futur në qorrsokak të gjithë aleatët e vet, të cilët në fillim e quajtën shkaktar të humbjes në zgjedhjet e 28 qershorit dhe tani i janë bashkuar thirrjes në boshllëk për t’i rihapur kutitë








...