Kuksi do të luaj sonte në orën 19:30 një ndeshje historike. Skuadra verilindore do të përpallet me ukrainasit e Metalurgut në një sfidë që premton spektakël. Sot do të gjejmë një Kukës që premton të shkruaj historinë e futbollit shqiptar. Halilaj te Popoviç të gjithë janë të karikuar për një fitore të madhe. Vendasit do të luajnë sonte në “Qemal Stafa” pas kalimi të dy tureve të para, të cilat i kaluan pa asnjë humbje. Të besuarit e Cungut janë entuziastë dhe besojnë se mund të rrëmbejnë një rezultat pozitiv dhe pse jo të synojnë një kualifikim historik.


Trajneri dhe drejtori teknik Starova kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për të hedhur në fushë një skuadër që të përballojë presionin e kundërshtarve të cilët kanë më shumë eksperiencë në Kupat e Europës. Me një “Qemal Stafa” të tejmbushur si kurrë më parë, Kuksi do te hedh në fushë një skuadër me shumë pak ndryshime. Mesfushori Ankel Alikaj dhe sulmuesi serb Popoviç do ta nisin takimin nga minuta e parë ndryshe nga takimi i fundit ku Cungu zgjodhi Malotën dhe Malindin. Trajneri shkodran pritet të hedh në fushë një formacion 4-4-1-1, ndërsa mungesa e vetme është ajo e Besar Musollit i cili është katër ndeshje i pezulluar nga UEFA. Ndeshja do të albitrohet nga Artyom Kuçin, 36 vjeçari nga Kazakistani.


Metalurgu dje ka zhvilluar stërvitjen e fundit në “Qermal Stafa”, ndërsa trajneri i saj, Juri Maksimov e vlerëson shumë skuadrën shqiptare prej së cilës është i impresionuar nga loja e paraqitur deri tani. Ukrainasit kanë vendosur t’i besojnë të njëjtit formacion që kanë hedhur në dy javët e para në kampionat.


Dilema e vetme ngelet mesfusha ku një mes Makridis dhe holandezit Nelson do ta nis nga minuta e parë.


Kompanitë e basteve favorizojnë dukshëm Metalurgun si favorite për të fituar takimin e mbrëmjes. Kuksi ka koefiçentin 1.35 ndërsa, barazimi 4.3 ndërsa humbja kuotohet 8.25. Stadiumi “Qemal Stafa” sonte do të jetë i tejmbushur me më shumë se 10 mijë tifozë.