TIRANË- Debate dhe replika të ashpra në Kuvendin e Shqipërisë, mes deputetit të PS-së, Erion Braçe dhe ministrit të Financave, Ritvan Bode për evazionin fiskal. Në seancën e sotme, Brace ka akuzuar qeverinë për një luftë krejtësisht formale e pa asnjë rezultat, duke deklaruar se evazioni fiskal buron nga tregu i brendshëm.


Në fjalën e tij në seancë, duke iu referuar projektligjeve që janë sot për miratim, ai  Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Singaporit për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat dhe Për ratifikimin e marrëveshjes me shkëmbim notash për korrigjimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe evazionit fiskal për taksat mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin nënshkruar më 6 prill 2010 në Berlin, Brace i ka cilësuar pa asnjë vlerë konkrete.


Sipas tij, të dyja projektligjet formale janë të tilla jo vetëm për shkak të marrëdhënieve që kemi me Singaporin, por edhe sepse evazioni fiskal buron nga tregu i bendshëm. Sa herë flitet për evazion fiskal, debati është bërë i padobishëm dhe jam i bindur që sapo të mbaroj diskutimin, qeveritarët marrin fjalën për tiu referuar viteve më parë dhe duke folur më pas për Bashkinë e Tiranës dhe Durrësit, tha Braçe.


Brace ka deklaruar se të ardhurat në total në krahasim me buxhetin e 2010-s kanë krijuar një defiçit prej 31.6 miliardë lekësh. Ndërkohë që të ardhurat tatimore kanë një defiçit me 39.7 miliardë lekë në krahasim me buxhetin e 2010-s.


Reagon Bode


I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të Financave, Bode, sipa stë cilit qeveria ka një meritë të padiskutueshme për luftën ndaj evazionit. Në fjalën e tij ai ka sjellë shembullin e naftës Virgia, duke kujtuar se lulëzimi i saj në tregun venda është bërë pikërisht në kohën e qeverisjes socialiste. Ne rregulluam tregun e naftës Virxhinia. Nëse ju në 2004-n arritën të zhdoganonin 230 mijë tonë naftë importi, në 2010 janë zhdoganuar 480 mijë tonë naftë. Bëhet fjalë për një rritje dy herë e gjysmë më shumë. Qeveria ka nxjerrë nga thonjtë e naftës dhe kontrabandës 300 tonë naftë, tha Bode.


Madje, Bode ka akuzuar bashkinë e Tiranë për mosrealizimin e të ardhurave, duke kujtuar se gjatë këtij viti, ky realizim ka qenë më i vogël krahasuar me 2099, ndërkohë që administrata qendrore ka qenë efektive në këtë drejtim.