Fondi Monetar Ndërkombëtar shprehet për ndjekjen e një politike ekonomike më efikase nëpërmjet uljes së borxhit publik dhe rritjes së normës së atij të jashtëm. Përfaqësuesit e FMN-së me në krye Gerëin Bell, zhvilluan sot një takim me anëtarët e Komisionit të Ekonomisë, ku kanë qenë prezent vetëm deputetët e mazhorancës, ndërsa kanë bojkotuar ata të opozitës.
Anëtari i komisionit të ekonomisë dhe deputeti i Partisë Demokratike, Shefredin Shehu është shprehur se në takim u diskutua për zhvillimet fiskale të vitit që shkoi dhe parashikimet për vitin 2010, për masat që duhen marrë për të mbajtur stabilitetin ekonomik.
Ai deklaroi se FMN rekomandoi rritjen e normës së borxhit të jashtëm dhe uljen e borxhit të brendshëm. FMN ka kërkuar që bankat shqiptare të vazhdojnë të financojnë biznesin.
Po sipas deputetit të mazhorancës FMN ka pranuar se Shqipëria ka pasur rezultate ekonomike më të mira se fqinjët.
Përfaqësues të FMN kanë zhvlluar këto ditë takime me kryeministrin Berisha, Ministrin e Financave Bode dhe Guvernatorin e BSH, Ardian Fullani.
Qeveria shqiptare dhe FMN janë shprehur për vijimin e bashkëpunimit dy palësh edhe për sfidat e ardhshme ekonomike, duke shënuar kështu një erë të marrdhëniesh me institucionin më të fuqishëm financiar në botë. FMN vlerëson progresin e reformav ekonomike të qeverisë “Berisha” dhe inkurajon vijimin e tyre për t’ju shmangur krizës financiare botërore.

...