Shpallen kuotat e pranimit dhe tarifat për të gjithë shkollat e larta publike në vend. 

Zirina Llambro

 Qeveria miratoi dje propozimet e Ministrisë së Arsimit. Krahasuar me vitin e kaluar shansin për të nisur universitetin do ta kenë 6 mijë maturantë më shumë. Do të pranohen 20 212 studentë të rinj vetëm në sistemin me kohë të plotë. Part-time do të kenë mundësi t’i nisin studimet 500 kandidatë, ndërsa do të transferojnë programet mësimore 500 të tjerë. Për shtetasit e huaj janë përcaktuar 100 pranime. Gazeta publikon numrin e kuotave për të gjithë universitetet e vendit. Ndryshe nga viti i kaluar ato janë miratuar para përfundimit të plotësimit nga maturantët të formularit A2. Kjo për t’u ardhur në ndihmë atyre të zgjedhin sipas kuotave por edhe të dhënave të tjera, 10 preferencat në programet e studimit të lartë. “Në bazë të propozimeve të IAL dhe prioriteteve të qeverisë, Këshilli i Ministrave vendosi për shtim të kuotave në disa programe studimi si Teknologji e Informacionit, Informatikë, Turizëm, Shkenca të Natyrës e Inxhinierike”, sqaroi Ministria a Arsimi. Tarifat e shkollimit kanë mbetur të njëjta si ato të vitit të kaluar. Më e larta është 80.000 lekë në Akademinë e Arteve, ndërsa me e ulëta 12.000 lekë në universitetet e rretheve. Ka pasur edhe degë në të cilat numri i pranimeve është reduktuar. Njëra prej tyre është  dega e drejtësisë në Universitetin e Tiranës, një ndër më të kërkuarat. Nga 600 studentë që u pranuan vitin e kaluar, këtë vit numri kuotave është ulur në 400. Kjo edhe për shkak të infrastrukturës që ka fakulteti, ku mungojnë auditorët e pedagogët.


Ja hapat për të zgjedhur  degët ku mund të fitoni

Tashmë, maturantët kanë marrë 2 notat e provimeve të detyruara Letërsi dhe Matematikë. Duke pasur notën mesatare, por edhe pikët minimale të fituesve të vjetshëm në çdo degë, ata mund të bëjnë një llogari të përafërt se ku kanë më shumë shanse për të fituar. Për këtë u vjen në ndihmë shembulli i  bërë publik nga Ministria e Arsimit.


SHEMBULL  Drita dëshiron të konkurrojë për programin e studimit Farmaci në Universitetin e Tiranës. Ajo ka mbaruar shkollën e mesme të profilizuar, në profilin natyror dhe ka notën mesatare të katër viteve M = 8.

Në dy provimet e detyruara ka këto rezultate   
1.    Në Letërsi dhe Gjuhë Shqipe D1 = 8.52
2.    Në Matematikë D2 = 8.5
Ajo ka zgjedhur të japë si provime me zgjedhje lëndët Fizikë dhe Biologji, ku pretendon të marrë këto rezultate   
1.       Në Fizikë Z1 = 9
2.       Në Biologji Z2 = 8.7

Në Tabelën e koeficienteve, Drita gjen se për programin e studimit Farmaci, profili natyror i shkollës së mesme e ka koeficientin Ksh = 1.4.

Në këtë rast, Drita do të bëjë këto llogaritje:

[D1 (nota në Gjuhë Letërsi) + D2 (nota në Matematikë) + M (Nota mesatare e shkollës së mesme)] x Ksh (koeficienti i shkollës) = (8.52 + 8.5 + 8) x 1.4 = 25.02 x 1.4 = 32.20

Në tabelën e koeficienteve, Drita gjen se për provimet me zgjedhje koeficientet janë:
Për lëndën Fizikë K1 = 1.3. Për lëndën Biologji K2 = 1.3.

Në këtë rast, Drita do të bëjë këto llogaritje:
Z1 (nota në Fizikë) x K1 (koeficienti për Fizikën) + Z2 (nota në Biologji) x K2 (koeficienti për Biologjinë) = 9 x 1.3 + 8.7 x 1.3 = 11.7 + 11.31 = 23.01

Drita mbledh dy rezultatet e gjetura: 32.20 + 23.01 = 55.21. Këtë rezultat e shumëzon me 100 dhe merr 5521.0 pikë.
Pra, Drita është në kuotën e 5500 pikëve.
Dëshira e Dritës është të ndjekë programin e studimit Farmaci.
Nga tabela e fituesve të fundit, të vitit të kaluar, Drita shikon se fituesi i fundit në Farmaci është me 5799.3 pikë. Në këtë rast, vendosja e programit të studimit Farmaci si preferencë e parë, do të thotë që mundësitë e shpalljes fituese janë të pakta.
Si duhet të veprojë Drita për të vendosur preferencat?
Mendojmë se Drita e vendos programin e studimit Farmaci si preferencë të parë dhe me këto rezultate nuk fiton. Ka dhe 9 preferenca të tjera për të zgjedhur, që është mirë t’i plotësojë, pasi janë 9 mundësi që nuk duhet t’i humbë.
Cilat të zgjedhë?
Nga rezultatet e vitit të kaluar (tabela e fituesve të fundit), ajo shikon se me 5500 pikë janë në grupin e fituesve (i fundit ka më pak se 5500 pikë) kandidatët që kanë kërkuar të gjitha programet e studimit të Universitetit të Tiranës, përveç programeve të studimit Mjekësi (i fundit me 5721.4 pikë), Stomatologji (i fundit me 5857.5 pikë), Farmaci (i fundit me 57993 pikë).
Atëherë, Drita mund të rendisë në 9 preferencat e tjera cilëndo nga programet e studimit të Universitetit të Tiranës, përveç tre të mësipërmeve. Por, edhe këtu duhet pak kujdes. Në të nëntë preferencat Drita renditet si fituese, por përcaktohet fituese në preferencën më të lartë, pra në preferencën e dytë. Nëse në këtë preferencë ka shënuar një program studimi që nuk e ka për zemër, këtë duhet ta mendojë mirë.



Kuotat kryesore

Universiteti i Tiranës
Dega             Kuotat         Tarifa
Histori        100          20.000 lekë
Gjeografi         100        20.000 lekë
Gjuhë-letërsi           100        20.000 lekë
Gazetari        80          20.000 lekë
Anglisht        180        15.000 lekë
Frëngjisht        100        15.000 lekë
Italisht        110        15.000 lekë
Gjuhë Ruse        40        15.000 lekë
Gjermanisht        100        15.000 lekë
Gjuhë letërsi greke     60        15.000 lekë
Gjuhë Turke        40        15. 000 lekë
Matematikë        100        15.000 lekë   
Fizikë            120        15.000 lekë
Inxh.Mat e info    90        15.000 lekë
Bilogji            120        15.000 lekë
Kimi            80        15.000 lekë
Kimi tek dhe ushqimore 80        15.000 lekë
Kimi industriale    80        15.000 lekë
Informatikë        180        15.000 lekë
Punë sociale        100         30.000 lekë
Filozofi        100        30.000 lekë
Sociologji         100        30.000 lekë
Psikologji        100        30.000 lekë
Shkenca poltike    100        30.000 lekë
Drejtësi        400          30.000 lekë
Shëndeti publik     80          30.000 lekë
Mjekësi        300         25.000 lekë
Stomatologji        80          30.000 lekë
Farmaci        100         30.000 lekë
Infermieri        250         25.000 lekë
Mami            50          25.000 lekë
Laborator        35          25.000 lekë
Fizioterapi        35          25.000 lekë
Imazheri        35          25.000 lekë
Administrim –Biznes     460         25.000 lekë
Ekonomiks        80          25.000 lekë   
Finance        460         25.000 lekë
Info ekonomike     100         25.000 lekë
Admin biznes(Sarandë)    200         25.000 lekë
Administrim biznes Kukës 100         25.000 lekë
TOTALI        5165

UNIVERSITETI POLITEKNIK
Dega            Kuota        Tarifa
Mekanike          150        15.000 lekë
Inxhi materiale    60        15.000 lekë
Tekstil dhe modë    60        15.000 lekë
Inxhineri Elektrike     120        20.000 lekë
Inxh Elektronike          150        20.000 lekë
Inxh informatikë    150        15.000 lekë
Inxh telekomunikacion    150        15.000 lekë
Inxh. Mekatronikë    100        15.000 lekë
Inxh Ndërtimi        150        25.000 lekë
Inxh Hidroteknike    100        15.000 lekë
Arkitekturë        100        30.000 lekë
Inxhi matematike    60        15.000 lekë
Inxh fizike        60        15.000 lekë
Inxhiener gjeodet    60        15.000 lekë
Inxhinieri ambienti    60        15.000 lekë
Inxhi.ne shkene tokës    60        15.000  lekë   
Inxh Gjeoinfromatikë    100        15.000 lekë
Inxhin. I gjeoburimeve    100        15.000 lekë
TOTALI          1790

UNIVERISTETI BUJQËSOR
Dega            Kuota         Tarifa
Menaxhim  Agrobisnes      150        20.000 lekë
Ekonomi p.agrare           150        20.000 lekë
Finance-kontabilitet     150        20.000 lekë
Mbrojtje bimësh     100        15.000 lekë
Hortikulture         100        15.000 lekë
Pordhim bimor         100        15.000 lekë
Zootek. e biznes blektoral 100        15.000 lekë
Akuakulturë dhe M.peshku 100        15.000 lekë
Agromjedis dhe Ekologji 100        15.000 lekë
Tek.Agroushqimore     100        15.000 lekë
Vreshtari dhe enologji    100        15.000 lekë
Inxhineri pyjesh     60        20.000 lekë
Inxh.p.druri        60        20.000 lekë
Mjekësi Vetrinare     100        20.000 lekë
TOTALI 1470

UNIVERSITETI I ELBASANIT
Dega             Kuota          Tarifa
Histori-Gjeografi     90        12.000 lekë
Gjuhë-letërsi           120        15.000 lekë
Gazetari        80         15.000 lekë
Edukim Qytetar    100        12.000 lekë
Anglisht        100        12.000 lekë
Frëngjisht        80        12.000 lekë
Italisht        80        12.000 lekë
Gjermanisht        80        12.000 lekë
Cikli i ulët           180            12.000 lekë
Cikli i ulët parashkollor    100        12.000 lekë
Matematike-Fizikë    150        12.000 lekë
Biologji(Kimi)        100        12.000 lekë
Punë sociale        100        15.000 lekë
Filozofi-sociologji     90        15.000 lekë
Psikologji        90        15.000 lekë
Infermieri        150        15.000 lekë
Mami            100        15.000 lekë
Administrim –Biznes     100        15.000 lekë
Ekonomi dhe e drejta    50        15.000 lekë
Finance kontabilitet     100        15.000 lekë
TOTALI 2040

Universiteti i Gjirokastrës
Dega            Kuota         Tarifa
Histori-Gjeografi     80          12.000 lekë
Gjuhë-letërsi           80        12.000 lekë
Anglisht        80        12.000 lekë
Italisht        60        12.000 lekë
Gjuhë lekëetërsi greke    80        12.000 lekë
Cikli i ulët                  80        12.000 lekë
Cikli i ulët parashkollor    60        12.000 lekë   
Matematike-Fizikë    80        12.000 lekë
Bilogji(Kimi)        80        12.000 lekë
Matematikë-informatikë120        12.000 lekë
Infermieri        100        12.000 lekë
Administrim publik    80        12.000 lekë
Finance kontabilitet    80        12.000 lekë
Turizëm        90        12.000 lekë
TOTALI 1150       


Universiteti i Korçës
Dega            Kuota         Tarifa
Gjuhë-letërsi           100        12.000 lekë
Anglisht        100        12.000 lekë
Cikli i ulët                   100        12.000 lekë
Cikli i ulët parashkollor    60        12.000 lekë
Matematikë-informatikë100        12.000 lekë
Filozofi-sociologji     100        12.000 lekë
Infermieri        120        12.000 lekë
Mami            40        12.000 lekë
Administrim –Biznes     80        12.000 lekë
Finance        100        12.000 lekë
Turizëm                 90        12.000 lekë
Marketing         80             12.000 lekë
TOTALI 1310   

Univeristeti i Shkodrës
Dega             Kuota         Tarifa
Histori        90        12.000 lekë
Gjeografi         90        12.000 lekë
Gjuhë-letërsi           120         15.000 lekë
Gazetari        80         15.000 lekë
Anglisht        100        12.000 lekë
Frengjisht        80        12.000 lekë
Italisht        100        12.000 lekë
Gjermanisht        80        12.000 lekë
Cikli i ulët                  120        12.000 lekë
Cikli i ulët parashkollor     60        12.000 lekë   
Fizkulturë        60        12.000 lekë
Matematikë        100        12.000 lekë
Fizikë            60        12.000 lekë
Biologji(Kimi)        120        12.000 lekë
Informatikë        120        12.000 lekë
Punë sociale        80        15.000 lekë
Psikologji        60        15.000 lekë
Drejtësi        200        16.000 lekë
Infermieri        150        12.000 lekë
Mami            90        12.000 lekë
Fizioterapi        30         12.000 lekë
Administrim –Biznes     120        12.000 lekë
Finance kontabilitet     120        12.000 lekë
Turizëm                 120     12.000 lekë
TOTALI  2350

Universiteti i Vlorës
Dega            Kuota         Tarifa
Histori-Gjeografi     150        12.000 lekë
Gjuhë-letërsi           160        15.000 lekë
Anglisht        160        12.000 lekë
Italisht        160        12.000 lekë
Cikli i ulët                  130        12.000 lekë
Cikli i ulët parashko    100        12.000 lekë
Matematikë         300        12.000 lekë
Matematike informatikë250        12.000 lekë
Informatikë ‘        250        12.000 lekë
Drejtësi         120        20.000 lekë
Infermieri         250        12.000 lekë  
Administrim –Biznes     240        12.000 lekë
Turizëm                 160        12.000 lekë
Inxh Navigacioni    140        12.000 lekë
Inxh mekanike     400        12.000 lekë
TOTALI 2750

Akademia e Arteve
Dega            Kuota        Tarifa
Regji filimi dhe tv      10        80.000 lekë
Aktrim            12        30.000 lekë
Regji            8        30.000 lekë
Skenografi-kostumografi10        30.000 lekë
Koreografi        10        30.000 lekë
Pikturë        50        30.000 lekë
Skulpturë        10         30.000 lekë
Muzikologji        4        30.000 lekë
Kompozim        4        30.000 lekë
Dirigjim        4        30.000 lekë
Piano            10        30.000 lekë
Violinë        8        30.000 lekë
Violicce        3        30.000 lekë
Violë            6        30.000 lekë
Kitare            6        30.000 lekë
Kontrabas        3        30.000 lekë
Flaut            5        30.000 lekë
Oboe            6        30.000 lekë
Klarinetë        5        30.000 lekë
Fagot            3        30.000 lekë
Korno        2        30.000 lekë
Trombe        5        30.000 lekë
Trombone        5        30.000 lekë
Bastub        3        30.000 lekë
Kengetare        15         30.OOO lekë
TOTALI        207

AKADEMIA E EDUKIMIT FIZIK DHE SPORTEVE
Dega                    Tarifa
Fizkulturë         150          20.000 lekë
Totali 120
Universiteti i Durrësit
Dega            Kuota         Tarifa   
Anglisht         100          15.000l
Cikli i ulët         150         15.000l   
Shkenca të Administrimit  150         15.000 lekë
Menaxhim Turizmi     150        15.000 lekë
Espert në Proc , Form     100        15.000 lekë
Spec. Rrjetash Kopjuterike 200        15.000 lekë
Menaxhim Ndërtimi     60        15.000 lekë
Menaxhim Transporti     60        15.000 lekë
Teknologji Automobilash60        15.000 lekë
Asistent lekëigjor     60        15.000 lekë
Asistent Administrativ    60        15.000 lekë
Infermieri        60        15.000 lekë
Ndihmës dentist    60        15.000 lekë
TOTALI 1270

Kuota për trojet     980