Presidenti i SHBA-ve Barack Obama i dërgon një mesazh falënderimi Kryeministrit Sali Berisha

Kryeministri Sali Berisha ka marrë një mesazh falënderimi nga Presidenti i SHBA, Barack Obama. Nëpërmjet këtij mesazhi, Obama i shpreh Berishës mirënjohjen për mesazhin e dërguar për festën e Pavarësisë.
Në mesazhin e Presidentit Obama drejtuar kryeministrit Berisha thuhet se, “Dëshiroj t’ju falënderoj për mesazhin e ngrohtë dhe urimet e përzemërta, në këtë moment kur populli amerikan feston përvjetorin e 234-t të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Idealet mbi të cilat Amerika ndërtoi demokracinë, lirinë dhe dinjitetin mbeten po aq të rëndësishme sot, sa ç’ishin edhe në vitin 1776. është në besimin tim që këto ideale do të përqafohen një ditë nga popujt e të gjithë botës. Sinqerisht Barack Obama”, përfundon mesazhi.

...