Ministria e Arsimit ka miratuar programin e provimit të shtetit për farmacistët



Ministria e Arsimit ka miratuar programin e provimit të shtetit për farmacistët. Këtë të fundit, do të përgatiten mbi bazën e këtij programi për provimin, pyetjet e të cilit do të jenë të njëjta për të gjithë. Programi është hartuar nga një grup pune i ngritur nga Urdhri i Farmacistit, i përbërë nga ekspertët më të njohur të kësaj fushe. Ndërkaq, ai është ndarë në pesë fusha kryesore që janë: farmakologjia, farmakologjia klinike, kimia farmaceutike dhe fitoterapia; teknologjia farmaceutike;


toksikologjia kimike; biofarmacia dhe farmakokinetika; legjislacioni dhe menaxhimi farmaceutik.



I. FARMAKOLOGJIA, FARMAKOLOGJIA KLINIKE, KIMIA FARMACEUTIKE DHE FITOTERAPIA.


Parimet e mjekimit të insuficiencës kardiake. Klasifikimi i barnave që përdoren (një


përfaqësues për çdo klasë), marrëdhëniet strukturë veprim, efektet e padëshirueshme.


Drogat bimore që përdoren në mjekimin e insuficiencës kardiake.


1. Barnat antihipertensive, përfaqësuesit, mekanizmi i veprimit, efektet anësore, marrëdhëniet strukturë veprim.


2. Mjekimi i sëmundjes iskemike, përfaqësuesit e barnave që përdoren, mekanizmi i veprimit të tyre, efektet anësore, marrëdhëniet strukturë veprim.


3. Mjekimi i hiperlipoproteinemisë, përfaqësuesit e barnave që përdoren, mekanizmi i veprimit të tyre, efektet anësore, marrëdhëniet strukturë veprim.


4. Analgjezikët e grupit të opiumit, derivatet natyrore dhe gjysëmsintetik, përdorimet, efektet e padëshiruara, detoksikimi.


5. Antiinflamatoret josteroidik, përfaqësuesit e barnave që përdoren, mekanizmi i


veprimit të tyre, efektet anësore, marrëdhëniet strukturë veprim.


6. Antiinflamatoret steroidik, përfaqesuesit e barnave që përdoren, mekanizmi i veprimit të tyre, efektet anësore, marrëdhëniet strukturë veprim.


7. Deprimuesit e SNQ: neuroleptikët, trankuilizuesit, gjumësjellësit; përfaqësuesit e


barnave që përdoren, mekanizmi i veprimit të tyre, efektet anësore, marrëdhëniet strukturë veprim. Drogat bimore me efekt hipnotik. Këshillat që farmacisti duhet t’i japë të sëmurit.


8. Stimuluesit e SNQ: antidepresivët, psikostimuluesit; përfaqësuesit e barnave që përdoren, mekanizmi i veprimit të tyre, efektet anësore, marrëdhëniet strukturë veprim. Drogat me efekt antidepresiv dhe nxitës të SNQ.


9. Barnat që veprojnë në SN-simpatik; simpatomimetikët, simpatolitikët, përfaqësuesit e barnave që përdoren, mekanizmi i veprimit të tyre, efektet anësore.


10. Barnat që veprojnë në SN-parasimpatik; parasimpatomimetikët, parasimpatolitikët (spazmolitikët) përfaqësuesit e barnave që përdoren, mekanizmi i veprimit të tyre, efektet anësore. Drogat me efekt spazmolitik.


11. Mjekimi i epilepsisë, barnat antikonvulsiv; përfaqësuesit e barnave që përdoren, mekanizmi i veprimit të tyre, efektet anësore.


12. Mjekimi i astmës bronkiale dhe sëmundjeve të traktit respirator. Përfaqësuesit e barnave që përdoren, mekanizmi i veprimit të tyre, efektet anësore. Drogat bimore me efekt ekspektorant dhe qetësuese të kollës.


13. Barnat antiulçeroze, H2 antihistaminikët dhe frenuesit e pompës protonike (H+/K); përfaqësuesit e barnave që përdoren, mekanizmi i veprimit të tyre, efektet anësore. Këshillat që mjeku duhet ti japë të sëmurit.


14. Mjekimi i çrregullimeve të traktit gastrointestinal (antidiarreikët dhe laksativët);


përfaqësuesit e barnave që përdoren, mekanizmi i veprimit të tyre, efektet anësore. Drogat bimore me efekt laksativ dhe antidiarreik. Këshillat që farmacisti duhet ti japë të sëmurit.


15. Antibiotikët, kinolonet klasifikimi dhe përfaqësuesit (natyra kimike, njësitë strukturore), përdorimi i tyre. Parimet e kombinimit të antibiotikëve, efektet e padëshiruara, pasojat e përdorimit pa kriter te tyre.


16. Mjekimi i sëmundjeve mikotike, klasifikimi i barnave dhe përfaqësuesit, mekanizmi i veprimit të tyre, efektet anësore.


17. Mjekimi i sëmundjeve virale, klasifikimi i barnave dhe përfaqësuesit, mekanizmi i veprimit të tyre, efektet anësore. Këshillat që farmacisti duhet ti japë të sëmurit.


18. Antidiabetikët, klasifikimi i barnave dhe përfaqësuesit, mekanizmi i veprimit të tyre, efektet anësore. Këshillat që farmacisti duhet ti japë të sëmurit.


19. Mjekimi i çrregullimeve të gjendrës tiroide, klasifikimi i barnave dhe përfaqësuesit, mekanizmi i veprimit të tyre, efektet anësore, marrëdhëniet strukturë veprim.


20. Kontraceptivët hormonal, përfaqësuesit më të përdorshëm, mekanizmi i veprimit të tyre, efektet anësore. Këshillat që duhet të japë farmacisti.


21. Terapia hormonale citostatike, antiestrogjenët, antiandrogjenët, përfaqësuesit e barnave që përdoren, mekanizmi i veprimit të tyre, efektet anësore.


22. Citostatikët, klasifikimi i tyre, mekanizmi i veprimit, marrëdhëniet strukturëveprim dhe principet aktive me origjinë bimore me efektet anti-tumorale


II. TEKNOLOGJIA FARMACEUTIKE


1. Klasifikimi i barnave dhe aftësia e studentëve për t’i dhënë shpjegime pacientëve për përdorimin korrekt të tyre.


2. Aspektet teorike, teknike e praktike të formulimit, përgatitjes dhe kontrollit të ruajtjes së barnave në farmaci dhe në industrinë farmaceutike.


3. Proceset teknologjike kryesore të përdorura në prodhimin e formave farmaceutike, fazat kritike të këtyre proceseve, strukturat e prodhimit, pajisjet.


4. Format farmaceutike kryesore të cilat përdoren nga goja dhe parimet bazë të formulimit dhe të përgatitjes galenike e industriale të pluhurave, kapsulave, tabletave, shurupeve dhe të formave farmaceutike me çlirim të përndryshuar.


5. Proceset bazë të përgatitjes galenike dhe magjistrale në farmaci (studenti duhet të zotërojë aftësi për të përgatitur në farmaci format farmaceutike kryesore dhe çfarëdo formule magjistrale apo kozmetike që i kërkohet duke zbatuar teknikat galenike më të përshtatshme dhe të jetë në gjendje të japë shpjegime për përdorimin korrekt të tyre).


6. Aspektet teorike, teknike e praktike të formulimit, përgatitjes, kontrollit e ruajtjes


së formave farmaceutike që merren me rrugë parenterale (psh.izotonia, izohidria, mënyrat për rregullimin e tyre etj), për përdorimin në zgavrat e organizmit (përgatesat për përdorim oftalmik, për hundë, për veshë, në mukozën e gojës, përgatesat për përdorim në rektum, në vaginë) dhe të disa formave farmaceutike të veçanta (përgatesat homeopatike).


7. Drogat bimore dhe përgatesat e përftuara prej tyre.


8. Ambalazhimi i barnave dhe materialet e përdorura.


9. Ruajtja dhe qëndrueshmëria e barnave, papajtueshmëritë farmaceutike dhe mënyrat e mënjanimit korrekt të tyre.


10. Organizimi dhe mënyra e funksionimit të industrisë farmaceutike dhe të laboratoreve të kontrollit të cilësisë. Rregullat e Fabrikimit të Mirë (GMP), metodat e kontrollit të cilësisë së formës farmaceutike të prodhuara dhe literatura farmaceutike zyrtare.


11. Struktura kimike e lëndëve të para, lëndëve funksionore dhe ndihmëse, për qëndrueshmërinë si dhe përdorimin e tyre në përgatitjen e formave farmaceutike gjysmë të ngurta në përgjithësi dhe atyre kozmetike në veçanti.


12. Përgatitjet galenike dhe industriale të formave gjysmë të ngurta, konservuesit dhe


antioksiduesit e përdorur dhe për përgatesat përdorimin lokal të formuluara si aerosol.


13. Dispozitivët mjekësorë e diagnostikë, që shiten në farmaci, karakteristikat e tyre, funksionimi dhe aftësia për të përdorimin korrekt të tyre.


III. TOKSIKOLOGJIA KIMIKE


1. Ç’është Toksikologjia dhe Kimia Toksikologjike, fusha e tyre e studimit.


2. Ç’janë helmet dhe helmimet, klasifikimi i tyre.


3. Rrugët e hyrjes, shpërndarja në organizëm dhe rrugët e eliminimit të helmeve nga organizmi i njeriut.


4. Mënyra e veprimit të helmeve në organizëm, shndërimet e helmeve në organizëm.


5. Rregullat e përgjithëshme të trajtimit të helmimeve.


6. Monoksidi i karbonit dhe dioksidi i karbonit.


7. Etanoli dhe Metanoli.


8. Barbituratet, Alkaloidet e opiumit.


9. Substancat që futen në grupin e drogave. Ç’janë drogat, mekanizmi i veprimit në


organizëm. Klasifikimi i drogave. Trajtimi i narkomanëve.


10. Efektet anësore të medikamenteve. Interpretimi toksikologjik.


IV. BIOFARMACIA DHE FARMAKOKINETIKA


1. Modelet farmakokinetike.


2. Përdorimi i barnave në venë dhe jashtë venave.


3. Regjimet me shpejtësi konstante dhe regjimet shumëdozëshe.


4. Përthithja, shpërndarja dhe jashtëqitja e barnave.


5. Biodisponibiliteti dhe barasvlershmëria e barnave.


V. LEGJISLACIONI DHE MENAXHIMI FARMACEUTIK.


1. Ligji i barnave, destinacioni, qëllimi i ligjit dipozitat e përgjithshme. Fabrikimi i


barnave në Shqipëri. Ç’është fabrikimi i mirë i barnave, liçensa e fabrikimit, autorizimi për marketing.


2. Regjistrimi i barnave në vendin tonë, kushtet që duhet të plotësojë bari që të regjistrohet, proçedurat e regjistrimit , organet dhe institucionet kompetente që merren me regjistrimin e barnave.


3. Shitja me shumicë e barnave, praktika e ruajtjes së mirë, liçensat farmaceutike, depot farmaceutike.


4. Shitja me pakicë e barnave, farmacia si institucion i kujdesit shëndetësor.


5. Kontrolli i barnave në Shqipëri, organet kompetente.


6. Çmimi i rimbursimit të barnave në RSh, organet kompetente, parimet e rimbursimit.


7. Ligji për narkotikët dhe lëndët psikotrope, klasifikimi i substancave narkotike,prodhimi, importi,e tregtimi i këtyre lëndeve.Licencimi i subjekteve që fabrikojnë, importojnë dhe tregtojnë barnat narkotike e psikotrope.


8. Ligji për Urdhrin e Farmacistëve, misioni, detyrat dhe kompetencat.


9. Statuti, Kodi Deontologjik dhe Rregullorja e Gjykimit Disiplinor Profesional e Urdhrit të Farmacistëve.


10. Farmakoekonomia, tipet e analizave farmakoekonomike, llogaritja e kostos.



Rregullat gjatë provimit


Për paraqitjen në qendrat e provimit, kandidatët duhet të kenë parasysh rregullat e mëposhtme: të jenë të pajisur me letërnjoftim ose pasaportë në provimin e shtetit; të jenë të pajisur me vërtetim regjistrimi; të paraqiten së paku 30 minuta përpara fillimit të provimit; të jenë të pajisur me mjetet e nevojshme për zhvillimin e provimit; ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter skualifikimi; ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit; ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit.