Keto barna qe sipas nje studimi te fundit kane efekte anesore shume here me te medha sesa semundja qe sherojne jepen zyrtarisht me receten e mjekut por sikurse shume gjera ne vendin tone




Urdhri i Mjekut paralajmeron Mos merrni barna pa receten e mjekut ka qene nje nder klishete e te gjitha reklamave mbi barnat ne vend. Por kjo duket se eshte e pamjaftueshme. Disa barna te cilat jepen me rekomandim te mjekut dhe qe shiten ne farmacite tona jane te rrezikshme sipas studimeve amerikane dhe disa prej tyre jane bllokuar ne mbare tregun evropian.


Ne shitje


Keto barna qe sipas nje studimi te fundit kane efekte anesore shume here me te medha sesa semundja qe sherojne jepen zyrtarisht me receten e mjekut por sikurse shume gjera ne vendin tone shpeshhere mund te merren edhe direkt nga farmacisti. Celebrex dhe Nexium dy prej ilaceve te cilesuara ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes tejet te forta dhe me efekte anesore shume te rrezikshme shiten edhe ne farmacite e vendit tone. Dy dite pas publikimit te nje studimi te kryer ne SHBA mbi tete ilacet te cilat mjeket ua pershkojne pacienteve por qe nuk duhet te perdoren gazeta standard vezhgoi disa farmaci te kryeqytetit.


Konkretisht nga ilacet Advair Avandia Celebrex Ketek Prilosec Nexium Pseudoephedrine kater prej tyre shiten edhe ne farmacite tona me cmime te larta. Keto ilace merren vetem me recete pas pershkrimit nga mjeku dhe jane kryesisht per dhembjet e kokes spondiliartrozen problemet me stomakun dhe kanalet e hundes.


Lista e zeze


Edhe pse ne te gjitha farmacite te gjitha barnat e listes se zeze te studimit amerikan njihen shume mire vetem tri prej tyre shiten dhe mbajne cmime mjaft te kripura. Keshtu Mira farmaciste ne Tirane tregon se Nexiumi ilac qe perdoret per problemet me stomakun shitet ne farmacite e Tiranes dhe 10 tableta 20 mg kushtojne 2602 leke ndersa doza 40 mg kushton 3636 leke.


Nderkaq keto barna nuk bejne pjese ne listen e barnave te rimbursueshme duke e bere cmimin e tyre mjaft te rende per xhepat e pacienteve e mjaft te rrezikshem per shendetin e tyre. Dhe sic na tregon edhe farmacistja ky eshte nje ilac paksa delikat dhe kerkon instruksione te mirepercaktuara nga mjeku.


Keto barna shkaktojne aq shume efekte anesore me te renda se semundja qe keni sa perdorimi i tyre mund te jete edhe vdekjeprures- thuhet ne studimin amerikan. Nje tjeter ilac eshte Celebrex qe perdoret per dhembjet e kokes dhe bllokimet e qafes pra spondiliartrozes. Ky ilac shitet ne farmacite tona dhe 10 tableta kushtojne 1520 leke te reja. Farmacistet pohojne se ky ilac importohet nga Gjermania.


Pseudoephedrine


Ilac ky qe ben pjese ne listen e zeze te ilaceve qe rekomandohet nga mjeket por nuk duhen perdorur nga pacientet pasi kane efekte anesore qe trajtojne semundjen qe keni nga ana tjeter shtojne te tjera. Farmacistet e kryeqytetit pohojne se ky Pseudoephedrine shitej njezet vite me pare ne farmacite shteterore. Mirepo aktualisht ky ilac shitet i perzier me perberje te tjera dhe jo ne kete forme. Sic na thuhet nga farmacistet ilaci ne fjale eshte nje prej drogave me te renda dhe qe vjen direkt nga opiumi. Ndaj dhe keto vite eshte ndaluar shitja ne formen e meparshme por me perzierje te perberesve te tjere. Pseudoephedrine perdoret per lirimin e kanaleve te hundes.


Pseudoephedrina eshte nje pastrues i kanaleve te hundes i cili supozohet se eshte shpikur per te pastruar rruget e frymemarrjes ne menyre manuale. E thene shqip thithet nga hunda ka shije menteje dhe duhet te na zhbllokoje hundet kur na bllokohen.


Njerezit me probleme te zemres dhe tensionit duhet ta harrojne pseudoepherdinen si emer dhe te djegin te gjitha ilacet qe e permbajne kete lende farmaceutike vdekjeprurese. Pseudoephedrina jo vetem qe nuk i kuron keto semundje por perkundrazi... i perkeqeson. Ajo e rrit tensionin ndjeshem shkakton aritmi shkakton ankth edhe gjithashtu shoqerohet nga te tjera efekte anesore si p.sh. semundjet e prostates apo glaukoma.


Cfare duhet te beni


Mjeket qe kryen studimin thone se asnje ilac nuk duhet perdorur per keto semundje qe ne fakt nuk jane semundje. Ilacet qe perdoren behen si droge dhe per fat te keq i perdor pothuaj cereku i planetit. Mund te perdorni pak uje te distiluar ose mund ti shfryni hundet pak fort. Ne kete bejme cdo mengjes kur lajme dhembet - thone disa nga mjeket.



Avandia


Ndersa Avandia medikamenti qe perdoret nga te semuret me diabet eshte hequr nga tregu evropian ne shtator te ketij viti pas efekteve anesore te konstatuara tek pacientet.


Firma farmaceutike nuk e ka shkruar kete ne informacionin qe shoqeron medikamentin. Firma eshte hedhur ne gjyq ne SHBA dhe senati amerikan ka kerkuar heqjen e ilacit nga tregu. Por problemi eshte po kaq evident edhe ne vendin tone. Pas kesaj edhe ne vendin tone ky ilac eshte terhequr nga tregu evropian ne shtator te ketij viti. Aktualisht farmacistet pohojne se Avandia nuk shitet me.


Diabeti eshte goxha semundje e veshtire edhe ashtu sic eshte por ne qofte se perpiqeni ta kuroni ose ta mbani nen kontroll me rosiglitazon ose ndryshe ilaci i famshem Avandia jeni me te pambrojtur se kurre nga ataket kardiake. Shtatorin e kaluar nje e perditshme e Shoqates Amerikane te Ilaceve publikoi nje artikull ne te cilin thuhej se ata qe perdornin rosiglitazon pesonin 109 me shume infarkte kardiake se ata qe perdornin ilacet e thjeshta orale.


Arsyeja Nga raportimet e shumta per demet qe shkakton Avandia Departamenti i Shtetit i kerkoi kompanise qe e prodhon nje raport te hollesishem i cili duhet te permbaje nje studim per demet qe shkakton rosiglitazoni per rritjen e kolesterolit dhe ngushtimin e eneve te gjakut qe shkakton. Keto jane perfundime qe askush nuk i di sepse askush nuk ka bere analiza te tilla. Ato ndoshta mund te dalin edhe pozitive dhe Departamenti i Shtetit mund te mos ia heqe licencen kompanise. Mirepo kompania u pergjigj se raporti do te jete gati vetem ne dhjetor keshtu qe a ia vlen te riskoni


Cfare duhet te beni


Perdorni ilace qe e kane treguar vleren e tyre - thote dr. Sonal Singh nje prej anetareve te grupit qe kryen studimin. Une per vete preferoj metformin qe eshte i vjeter ne treg ka treguar rezultate te kenaqshme dhe eshte tmerresisht me i lire se Avandia. Avandia eshte nje kauze e humbur. Ata duhet te kerkojne falje publikisht dhe te demshperblejne te gjitha familjet e fatkeqeve qe kane demtuar. Singh rekomandon qe doktoret te tregojne kujdes nga rritja e kolesterolit qe rekomandojne dhe tu japin me shume vitamine B pacienteve te tyre sepse ajo ndihmon. P.sh. po te marrin ne dite 1000 mg niacin rritet vetem 24 kolesteroli por ulen ndjeshem nivelet trygliceride.



Nexium


Djegia e stomakut eshte goxha e parehatshme por infarkti i miokardit eshte goxha fatal. Kjo eshte arsyeja pse grupi hetimor qe kreu studimin dyshoi per nje lidhje midis problemeve te zemres dhe ilaceve antiacid per stomakun sic jane Prilosec dhe Nexium. Edhe dicka tjeter po aq e rendesishme... per shkak se Prilosec dhe Nexium jane sherues te perbere prej sasish te medha protonesh kercyese te cilet jane vertet te forte keto ilace mund te jene shume te mira kunder acideve qe prodhon stomaku por ama shume shume me te mira nga sa duhet. Ato e reduktojne ne minimum prodhimin e acideve te stomakut gje qe eshte shume e demshme per organizmin. Ato gjithashtu reduktojne prodhimin e kalciumit. Kjo eshte me se e vertetuar... 79 e pacienteve qe perdorin ilacet e lartpermendura vuajne nga mungesa e kalciumit dhe shumica e tyre kane fraktura kockash.



Celebrex


Dikur e quanin Superaspirina. Tani ky emer eshte shume larg. Sipas studimit qe nga 2005 deri ne 2009 te gjithe njerezit qe perdornin 200 mg celebrex ne dite dyfishonin mundesine e semundjeve te zemres te ulceres te infarkteve dhe semundje te melcise. Ca si shume efekte anesore per nje ilac qe konsiderohej si shpetimtari i cdo dhimbjeje. Njerezit qe merrnin 400 mg ne dite e trefishonin riskun e semundjeve te lartpermendura ndersa ata qe merrnin me shume se 800 mg Zoti i ndihmofte


Cfare duhet te beni


Dhimbjet e zakonshme te kokes - thone doktoret qe e kryen studimin - mund ti sheroni me ilace te lehta qe te gjithe perdorim p.sh. ibuprofeni eshte me i suksesshmi ne kete drejtim po ashtu edhe nimesulida por vjen nje moment qe keto nuk bejne me efekt te madh sepse trupi fiton imunitet ndaj tyre dhe njerezit detyrohen te shtojne dozen por kjo eshte dicka jo e mire per stomakun. Zgjidhja nuk eshte shtimi i dozes por ushtrimet fizike ose akupunktura. Me ane te ushtrimeve si vrapi aerobia etj. ndihmojme qarkullimin me te mire te gjakut gje te cilen ben edhe ibuprofeni. Kurse me akupunkture ne shumicen e rasteve i shfarosim njehere e mire inflamacionet dhe dhimbjet e vogla.