Drejtori i Arsimit Parauniversitar ne Ministrine e Arsimit dhe Shkences, Fatmir Vejsiu ben te ditur per gazeten se pergjigjet e formularit A2 do te dalin ne mes te muajit shtator. Aktualisht maturantet ne mbare vendin ndodhet ne proces te plotesimit te formularit A2 mbi bazen e nje grafiku te miratuar me pare nga Agjencia Kombetare e Provimeve. Nderkaq drejtori Vejsiu ben te ditur se edhe kete vit do te veprohet ashtu sic eshte proceduar gjate viteve te kaluara ne lidhje me shqyrtimin e preferencave te maturanteve te listuara ne formularin A2. “Nuk do te kete asnje ndryshim ne kete drejtim. Eshte parashikuar qe i gjithe procesi i shqyrtimit te preferencave te maturanteve te realizohet sic cdo vit, ndaj dhe mund te them se pergjigjet e formularit A2 do te jene gati brenda mesit te muajit te ardhshem, pra brenda dates 15 shtator”, ka bere te ditur Vejsiu. Nderkaq gjate dites se djeshme kane perfunduar plotesimin e formularit A2 maturantet e qytetit te Tiranes dhe ne ditet e ardhshme deri ne daten 5 gusht kane te drejte te plotesojne formularin maturantet e rretheve te tjera, ne baze te grafikut te miratuar nga Agjencia Kombetare e Provimeve. MASH ka lehtesuar ne maksimum aplikimin e maturanteve per plotesimin e ketij formulari. Ata duhet vetem qe te klikojne ne portalin matura.akp.gov.al. Maturanti klikon te butoni “APLIKO” ne pjesen qendrore te dritares dialoguese. Pas veprimit shfaqet dritarja qe kerkon te dhenat personale te maturantit. Mes tyre eshte edhe numri i personal i kartes se identitetit, i cili duhet te plotesohet sakte. Pasi te jene plotesuar te gjitha, shtypet butoni “Identifikohu”. Nese te dhenat jane te pasakta, do te dale mesazhi “Maturanti nuk perkon me karten e identitetit”, ndaj ne kete pjese duhet bere kujdes. Nese te dhenat jane te sakta, hapet formulari A2. Ne pjesen e siperme, maturantit i shfaqen te gjitha gjeneralitetet, piket/nota mesatare e shkolles se mesme, si dhe notat e marra gjate provimeve te Matures Shteterore, te cilat duhet t’i kontrolloje me kujdes, dhe te mbaje shenime nese konstaton pasaktesi ne te dhenat e tija dhe te vazhdoje aplikimin. Çdo maturanti, pas daljes se Librit te Transparences, i vihet ne dispozicion nje formular i korrigjimit te pasaktesive, ne te cilin ai evidenton gabimet e konstatuara ne te dhenat e tij. Poshte te dhenave personale te maturantit eshte nje “liste”, e cila i jep mundesine atij qe te perzgjedhe njerin nga 334 programet e studimit qe ofrohen per vitin akademik te ardhshem nga IALP. Pas perzgjedhjes, me poshte, shfaqen piket qe maturanti grumbullon ne kete program studimi dhe piket e fituesit te fundit te fazes se dyte te formularit A2 te Matures Shteterore 2012. Duke i krahasuar piket e tija te grumbulluara me ato te vitit te kaluar, maturanti mund te marre vendim qe ta perzgjedhe ose jo ate program studimi. Per te perzgjedhur nje program studimi, ai duhet te klikoje mbi butonin “Perzgjidh programin”. Sistemi informatik nuk te lejon qe te perzgjidhem me shume se 10 preferenca, por lejon qe te fshihet ndonjera prej tyre, si dhe te rirenditen ato.


Formulari


Aktualisht maturantet ne mbare vendin ndodhen ne proces te plotesimit te formularit A2 mbi bazen e nje grafiku te miratuar me pare nga Agjencia Kombetare e Provimeve. Nderkaq drejtori Vejsiu ben te ditur se edhe kete vit do te veprohet ashtu sic eshte proceduar gjate viteve te kaluara ne lidhje me shqyrtimin e preferencave te maturanteve te listuara ne formularin A2. “Pergjigjet e formularit A2 do te jene gati brenda mesit te muajit te ardhshem, pra brenda dates 15 shtator”,- ka bere te ditur Vejsiu.