ramaKryeministri i ardhshëm i vendit Edi Rama, ka vendosur të përfshijë në pozicione të rëndësishme  në qeverinë e tij kandidatët për deputetë socilistë që gjenden në listë menjëherë pas atyre që kanë fituar mandatin .


Burimet nga selia rozë , bëjnë të ditur për gazetën Shqip, se aktualisht mes Ramës dhe  kandidatëve për deputetë që gjenden menjëherë pas fituesve  në  lista kanë nisur negociatat për shpërndarjen e posteve  të rëndësishme në ekzekutiv , siç janë  zëvendësministrat, drejtuesit e agjencive qendrore  dhe po kështu perfektët e qarqeve .


Po kështu ,Rama  është duke diskutuar  në lidhje me deputetët e rinj, të cilët do të jenë  pjesë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste  si pasojë e lënies së mandatit nga ana e 19 ministrave të kabinetit të tij qeveritar.


Nga ana tjetër aleatët kanë theksuar se i kanë dërguar kryeministrit të ri kërkesat e tyre për ndarjen e pushtetit, por ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigjie në lidhje me to.


Kryetari i Partisë Kristian Demokrate të Shqipërisë , Mark Frroku, ka theksuar se kjo parti pret të përfaqësohet në  qeverinë e re minimalisht me një zëvendësministër dhe po kështu me një perfekt,pa llogaritur  postet e tjera në nivel lokal që do të përfitonte  si pasojë e marrëveshjes parazgjedhore me PS-në.