Tiranë – Sipas Ministrisë së Arsimit, në tërë vendin janë  4400 fëmijë autikë që nuk shkojnë në shkollë. Kjo nuk është asgjë krahasuar me Gërdecin. Se, ata njerëz që kanë vdekur, tani s`janë më ndërkohë fëmijët tanë janë akoma. Ti heqësh mundësinë e integrimit këtyre personave është vrasje. Vetëm Hitleri e ka bërë një gjë të tillë. Ata janë fëmijë dhe ne jemi gjallë e kujdesemi. Por kur prindërit të mos jenë kush do të kujdeset përt ta? -  kjo është një pjesë e rrefimit dramatik të një avokati, prind i një fëmije autik, që është angazhuar ligjerisht në detyrimin e Ministrisë së Arsimit për të hapur shkolla për këtëkategori fëmijësh. Shoqata Prindër kundër autizmit ka paditur Ministrinë e Arsimit, për të siguruar të drejtën e tyre për tu arsimuar. I pyetur nga Gazeta IDEA, avokat Xhevdet Sheta shprehet i shqetësuar për mënyrën se si po vijon procesi gjyqësor.


Në çfarë përfundimi mendoni se do arrini me këtë gjyq?


Gjyqi është në përfundim të shkallës së pare. Nuk mendoj se do arrijmë gjë me gjyqësorin në Shqipëri.


Si e përjetojnë prindërit autizmin e fëmijës së tyre?


Këto probleme të fëmijës kanë pasur efekt edhe tek prindërit, por pjesa më e madhe e kalojnë. Natyrisht kjo varet nga niveli intelektual. Pasi sa më shumë i arsimuar të jetë aq më keq, sepse një prind i arsimuar arrin ta kuptoj thelbin e problemit ndërsa një prind jo i arsimuar jeton me shpresën se fëmija një ditë do arrijë të shërohet.


Mendoni se me anë të punës do mund të arrihet integrimi i kësaj kategorie njerëzish?


Puna bën majmunin njëri kështu që këta që kanë lindur njerëz do bëhen njerëz.


Çfarë është bërë për këtë kategori njerëzish?


S`është punuar asnjë centimetër për autizmin.


Çfarë kërkoni të arrini me padinë që keni bërë ndaj Ministrisë së Arsimit?


Ne duam integrimin e këtyre njerëzve. Ai që mundet ta arrijë këtë me shkollë le të arsimohet. Ministria thotë se ju mund të vini në shkollë por s`ka kushte, s`ka infrastrukturë.


Ministri del dhe thotë  4400 janë autikë që s`shkojnë në shkollë. Ne bëmë kallëzim penal. Kjo nuk përbën asgjë krahasuar me Gërdecin. Se ai numër njerëzish që kanë vdekur tani s`janë më ndërkohë që këta fëmijë autik janë akoma. Ti heqësh mundësinë e integrimit këtyre personave është vrasje. Vetëm Hitleri e ka bërë një gjë të tillë.Pota krahasojmë pozitën e një fëmije autik në shqipëri me një vënd tjetër dhe të shohësh se sa bëjnë ata dhe ne për këtë grup personash kupton se ne nuk kemi bërë asgjë.


Përse është shtyrë procesi gjyqësor që po bëhet për mungesën e infrastrukturës për këtë kategori njerëzish?


Potë hysh në sallën e gjyqit sheh se procesin nuk e kanë shtyrë asnjëherë ekspertë të fushës por e kanë shtyrë Ministria. Interesantja është se gjyqëtares i kam kërkuar  një fletë padie dhe normalisht kur ka nevoja të veçanta i sigurohet


Përse e kërkoni një gjë të tillë?


Sepse mua më shkakton dëm se fëmija im është 9 vjeç dhe s`integrohet më. Brenda 30 ditëve duhej të jepej vendimi. Kemi kërkuar program arsimor asgjë më tepër. Por kjo është një çështje e heshtur. Ka interesa të nëndheshme, është dëshirë dhe jo neglizhencë.


Përse mendoni se është neglizhencë?


Sepse është  para e pasur. Problem i plehrave nuk është asgjë krahasuar me këtë çështje. Paguhen nga taksat tona dhe mos të interesohen një herë se çkanë këta njerëz. Por të bëjnë shurdh – memecin? Në gjithë Tiranën ka vetëm 1 qëndër, të tjerët janë të gjithë privat që s`kanë informacion përsa i përket sëmundjes në fjalë. Shkurt kemi interesa ekonomike.


Përse mendoni se kemi interesa ekonomik?


Meqënëse numri i fëmijëve është i madh dhe prindërit e këtyre fëmijëve nuk kursejnë, sepse fundja ska prind që të kursejë kur vjen puna tek fëmija, dhe ajo çka ndodh është se ky fakt shfrytëzohet. Të krijosh refleksin mes realitetit dhe asaj që thuhet kupton, thuhet se ka strategji ndërsa një realitet është se koha kalon dhe strategji nuk ka.


Mendoni se do arrini ta zgjidhni këtë çështje me anë të këtij procesi gjyqësor?


E dimë që në gjykatë nuk do arrijmë të zgjidhim gjë por këtë çështje do ta çojmë deri në Strasburg nëse do jetë e nevojshme. Këto që kanë nënshkruar konventën evropiane duhet të përgjigjen. Strasburgu do përgjigjet vetëm se do të jetë shumë vonë.


Mendoni se do ishte zgjidhje ndërtimi i një qëndre për këtë kategori njerëzish?


Ndërtimi i një qëndre është praktikë  e viteve 800. S`mund të marrim një praktikë që e kanë hequr të tjerë.


Përse mendoni se nuk do sjellë rezultat një praktikë e tillë?


Sepse fëmijën e merr në qafë nëse nuk e integron. Pra kemi dy koncepte të mëdha: nga njëra anë është koncepti i integrimit që e kërkojnë shumë pak për disa arsye: së pari deri 4-5 vjeç besojnë se do bëhen normal dhe së dyti është shkalla e shtrirjes së problemit. Ato që e kërkojnë integrimin janë nga 7 8 vjeç, biologjikisht është rritur dhe duhet të shkojë në shkollë. Ndërsa koncepti i dytë është ai i institucionalizimit.


Çfarë mendoni se do sillte për shoqërinë integrimi i kësaj kategorie njerëzish?


Integrimi i bën mirë gjithë shoqërisë, pasi duke i integruar ato do kenë mundësi të punojnë dhe të mos varen për çdo gjë nga persona të dytë. Pasi çfarë do ndodhë me këtë kategori njerëzish kur prindërit të mos jenë më? Institucionet e mbyllura janë hequr në gjithë Evropën. Zgjidhja e vetme është integrimi.


Erisa Sallaku / IDEA /




Shkrime të tjera me interes:

  1. Një shkollë për fëmijët autikë! Prindërit padisin Ministrinë e Arsimit

  2. Sondazhi tronditës në Britani : Fëmijët janë “kafshë”

  3. Babai i Lavdërim Tufës: Të gjithë e dinë kush e vrau Mirin e Xhikes