Autori i Lajmit: red.
Të apasionuarit e kinemasë kanë preferuar gjatë javës së kaluar, filmat komikë dhe aksion. Në videotekat e Tiranës mësohet se filmat më të preferuar për javën që u mbyll kanë qënë:



1- "American Pie" është filmi komedi i regjisorëve Cheis Ëeitz dhe Paul Ëeitz, me skenar të Adam Herz. Filmi trajton historinë e një grupi adoleshentësh, të cilët planifikojnë të humbin virgjërinë e tyre në momentin që do të mbarojnë shkollën. Të gjithë gjimnazistët shfrytëzojnë mbrëmjen e maturës për të realizuar këtë dëshirë dhe ëndërr të tyren. "American Pie" është një film, i cili përgjatë një orë e tridhjetë minutave dhuron humorin, gjuhë të ashpër, skena seksi, ku implikohen vetë gjimnazistët.

2- Filmi “Sëeeney “Todd, një triller, musical. Në filmin me regji të Tim Burton dhe skenar John Logan, interpretojnë aktorët ; Johnny Depp, Helena Bonham Carter, Alan Rickman, Timothy Spall, Sacha Baron Cohen, Laura Michelle Kelly, Jamie Campbell Boëer, Jayne Ëisener. Protagonisti kryesor në film, Johnny Depp, i akuzuar padrejtësisht për disa krime, të cilat nuk i ka kryer, arrestohet dhe çohet në Australi. Por ai pasi arratiset, shndërrohet në një tjetër njeri me emrin Sëeeney Todd. Tani në rrugët e Londrës është një tjetër serial killer, me briskun e berberit në dorë. Dhe ky berber as nuk harron e as nuk pranon të falë.



3 - "Vertical Limits" (Limiti Vertikal) është filmi aksion i regjisorit Martin Campbel. Filmi është një histori dramatike rreth një marrëveshje të fuqishme mes një motre dhe një vellai, e cila zhvillohet përmes një aventure të guximshme dhe një lufte për mbijetesë. Ngjarjet e filmit zhvillohen në një lartësi të madhe, në një zonë të vdekur, ku qenia njerëzore nuk mund të rezistojë gjatë. Në këtë film interpretojnë Chriss O Donell, Robin Tunney, Bill Paxton, Nicholas Lea etj. Filmi është prodhim i kompanisë kinematografike Columbia Pictures.





Ky lajm është publikuar: 25/07/2008