Pas perfundimit te kater provimeve te Matures, cdo maturant mund te llogarise afersisht sa pike mund te fitoje, duke njohur vleresimet e veta. Sipas rregullores se shpallur nga Ministria e Arsimit, secili kandidat ka te drejte te zgjedhe ne Formularin A2 deri ne 10 programe studimi, te renditura ne preferenca nga 1 deri ne 10, ku ai deshiron te studioje. Kandidati shpallet fitues ne preferencen me te larte te zgjedhur prej tij kur ploteson kriterin e pikeve. Kjo do te thote qe kandidati jo vetem duhet te llogarise paraprakisht piket qe mund te fitoje (afersisht), por dhe te synoje per konkurrim ne ato programe studimi ku mund te fitoje. Shembujt e meposhtem tregojne se si mund te llogarise piket, fituesi i fundit per disa dege ne universitet. Keto te dhena jane te vitit te kaluar dhe sherbejne per te orientuar maturantet te zgjedhin ne Formularin A2, 10 deget e universiteteve qe ata do te preferojne ne qershor. Keto rezultate ndryshojne nga viti ne vit, ne baze te nivelit te kandidateve per ne universitete, koeficienteve dhe nivelit te testeve. Specialistet e Ministrise se Arsimit shpjegojne tete te dhenat e maturanteve, qe bejne pjese ne formulen e llogaritjes se pikeve. Formula llogaritese e pikeve, eshte: [(D1 + D2 + M) x Ksh + Z1 x K1 + Z2 x K2], ku: NM - nota mesatare e shkolles se mesme, D1 - nota e marre ne provimin e pare te detyruar, D2 - nota e marre ne provimin e dyte te detyruar, Ksh - eshte koeficienti i shkolles, K1 - koeficienti per provimin e pare me zgjedhje dhe K2 - koeficienti per provimin e dyte me zgjedhje.





Rezultatet


Per te qene sa me te sakte ne zgjedhjen e preferencave ne Formularin A2, qe eshte vendimtar per te ndjekur studimet e larta, specialistet e arsimit keshillojne qe maturantet te presin rezultatet e dy provimeve me detyrim dhe noten mesatare, me pas te bejne plotesimin e formularit.