Ministria e Arsimit dhe Shkences ka urdheruar te gjitha Drejtorite Arsimore Rajonale ne mbare vendin qe me publikimin e Formularit A2 te gjitha gjimnazet dhe shkollat e mesme te njoftojne maturantet dhe te zhvillojne ore konsultative per te shpjeguar menyren e plotesimit te formularit. Nderkaq Ministria e Arsimit pritet qe te publikoje formularin pas dates 20 korrik. Kete e konfirmon drejtori per Arsimin Parauniversitar ne Ministrine e Arsimit, Fatmir Vejsiu. “Formulari do te jete online ashtu si edhe vitet e tjera. Ne jemi duke punuar per te pergatitur udhezimet perkatese ne te cilin do te bazohet ky formular. Besoj se do te jete gati shume shpejt dhe do ta bejme publike pas dates 20 korrik. Te gjitha maturantet duhet te dine se nuk ka ndryshime nga vitet e kaluara, pervecse jane shtuar 25 dege apo programe studimore me shume. Pra kete vit maturantet do te kene mundesi te zgjedhin mes 328 programeve te studimit per shkollat e larta”,- eshte shprehur Fatmir Vejsiu. Nga ana tjeter te gjitha shkollat e mesme profesionale, apo gjimnazet javen e ardhshme do te organizojne ore konsultative nepermjet te cilave do te mesojne dhe keshillojne nxenesit maturante per menyren e plotesimit te formularit A2. Edhe kete vit ashtu si vitet e tjera formulari A2 do te plotesohet online, nepermjet internetit. Maturantet do ta plotesojne kete formular ne shkolle te mbikeqyrur nga mesuesit. Ata duhet te rendisin ne liste 10 preferenca per 10 deget apo profesionet qe ata deshirojne me shume te vazhdojne studimet e larta. Specialistet e arsimit keshillojne maturantet qe para se te plotesojne formularin duhet te bejne nje llogari se sa pike kane marre ne total. Llogaria behet mbi bazen e formules se publikuar tashme nga MASH dhe duke e krahasuar me piket e maturanit qe ka qene i fundit i listes ne maturen e kaluar, ne dege te caktuar. Bazuar ne keto pike, maturantet zgjedhin lendet duke renditur te paren degen e preferuar dhe me pas ato me pak te preferuarat. Specialistet keshillojne qe maturantet nuk duhet te anashkalojne degen e preferuar. Ata duhet ta vendosin ate te paren ne menyre qe te mos e djegin shansin per te qene fitues ne degen qe ata deshirojne me shume te studiojne. Nderkaq formularin A2 mund ta plotesojne edhe te rinjte qe mund te kane zgjedhur te studiojne jashte, te cilet perafersisht ne numer shkojne deri ne 6000 kandidate. Formulari A2 eshte procesi i fundit per pranimet ne universitete. Edhe kete vit, formulari A2 do te plotesohet ne menyre elektronike. Mirepo, njesoj si vjet, shkollat publike duhet te plotesojne me rigorozitet kushtet e duhura per ofrimin e ketij sherbimi, sic jane laboratoret me internet. “Ky laborator duhet te jete me te gjithe kompjuteret ne gjendje pune, si dhe te lidhur me internet. Ne shkolla nuk duhet te mungojne as printeri i konfiguruar si printer rrjeti, te furnizuar me toner (boje printeri) dhe leter te mjaftueshme te formatit zyrtar A4”, thuhet ne rregulloren e matures.


Formulari


“Formulari do te jete online ashtu si edhe vitet e tjera. Ne jemi duke punuar per te pergatitur udhezimet perkatese ne te cilin do te bazohet ky formular. Besoj se do te jete gati shume shpejt dhe do ta bejme publike pas dates 20 korrik. Te gjitha maturantet duhet te dine se nuk ka ndryshime nga vitet e kaluara, pervecse jane shtuar 25 dege apo programe studimore me shume. Pra kete vit maturantet do te kene mundesi te zgjedhin mes 328 programeve te studimit per shkollat e larta”.


Konsultimet


Nga ana tjeter te gjitha shkollat e mesme profesionale, apo gjimnazet javen e ardhshme do te organizojne ore konsultative nepermjet te cilave do te mesojne dhe keshillojne nxenesit maturante per menyren e plotesimit te formularit A2. Edhe kete vit ashtu si vitet e tjera formulari A2 do te plotesohet online, nepermjet internetit. Maturantet do ta plotesojne kete formular ne shkolle te mbikeqyrur nga mesuesit. Ata duhet te rendisin ne liste 10 preferenca per 10 deget apo profesionet qe ata deshirojne me shume te vazhdojne studimet e larta.