Kush se ka ëndër
    ruar ditën e
    dasmës, sa më
    përrallore. E veshur me fustanin e dëshiruar, plot gurë që shkëlqejnë, të gjatë e të derdhur, me bisht, dekolte që tregon bukur gjoksin, a pse jo, të ngushtë që tregon qartë çdo linjë të trupit... në altar drejt princit të kaltërt. Zgjedhje që çdo femër i ka ëndërruar. E nëse keni vendosur të bëheni nuse, keni ndarë ditën e dasmës, keni organizuar çdo detaj për festën tuaj, e fustanet ju kanë mbetur: “Frida Xhoi & Xhei”, është një zgjidhje e mirë për ju. Për të gjitha moshat, nivelet, stilet, nga nesër do ta keni më të thjeshtë!
* * *
E ka ëndërruar shpesh që edhe një sallon me fustane nusërie, do plotësonte rrethin e saj që menaxhon. Parukeri, sallon me fustane, pse jo, brenda familjes ndodhet dhe një estetiste. Është Frida, parukierja e njohur tashmë, jo vetëm nga VIP-at që e frekuentojnë por edhe klientët e thjeshtë. “Krahas katër salloneve bukurie, dy për vajza që i drejtoj unë dhe dy për djem, që i menaxhon im shoq, Turi, shërbimit taxi “Frida” që kemi ofruar, menduam të hapnim edhe një sallon me fustane nusërie. Duke qenë se kam mbaruar për dizajn, dega stilim-rrobaqepësi, e ndjeva të arsyeshme të hapja edhe këtë sallon. Ishte një pasioni im i kahershëm”, tregon Frida, e cila nëpër duar ka ende shumë punë për të bërë. I kanë mbetur të sistemoj së fundmi edhe njëherë manekinët me fustane, ti vërë në vendin e duhur, që mbrëmja e së nesërmes ta gjej të përgatitur. Në gjashtë do të hapen dyert për të gjithë. 
* * *
Janë fustane të stiluar bukur, plot gurë, shumëngjyrësh, duke nisur nga e bardha e akullt, pana, e argjendta, e deri tek e florinjta. Ndryshe nga ç’ofron tregu sot. Janë fustane të zgjedhura me fines nga vetë ajo, që i përkasin sezonit të ri, 2010, ardhur posaçërisht nga Spanja. Frida, ka ditur mirë çfarë të fus në sallon, modele për të gjithë, tradicional a elegant, modern a ekstravagant, nga më të tejdukshmet, deri te më ekstravagantet...për çdo tip, sepse më shumë se ajo, nuk i njeh kush femrat. “Jam munduar që në sallon të fus të gjitha modelet, për të gjitha nivelet,- shton ajo,- unë i njoh klientet dhe për mua së pari, klienti është mbret. E për të qenë ndryshe, kush do të bëhet nuse, veç fustanit, make-upin mund t’ja besoj po dorës së saj. Një kat më sipër, ndodhet e motra, Diana estetiste, e po ngjitur saj, mobilieria “Endju”, e motrës tjetër të saj, Lida. “Prenotimet kanë nisur që pa u hapur salloni”-tregon Frida, dhe ju bën ftesën kujdto që do ti shoh fustanet nga afër. Gjenden thjeshtë. Në rrugën “Myslym Shyri”.   
* * *
“Kur u martova vetë, fustanin tim e kam zgjedhur në Gjermani. Nëna dhe babai, duke qenë se në shtëpi kanë pasur tre vajza, secilës prej tyre ua ka blerë fustanin e nusërisë. Gjithashtu dhe mua. E kam në shtëpi dhe është po aq afër modës së tanishme të fustaneve të nusërisë. Iu kam dhënë dy-tre mikeshave të mia, për qejf”, por ndoshta mund ta bëj edhe pjesë të sallonit, thjeshtë për ekspozim”, tregon Frida, duke rikujtuar edhe njëherë, ditën e saj magjike.

Pse “Frida: Xhoi & Xhei”

Frida është nëna e dy vajzave që quhen, Xhoi dhe Xhei. Ndaj edhe emri i sallonit që do të çelet nesër është quajtur kështu. “Normalisht duke qenë një biznes familjar, menduam ta vendosnim emrin “Frida, Xhoi & Xhei”. Duke qenë se unë dhe im shoq jemi tipa që punojmë shumë, kemi menduar se dhe në një të ardhme, vajzat e mia, të merren me një zanat. Atë që ne jemi lodhur shumë për ta ndërtuar, t’ua ofrojmë fëmijëve më pas”, tregon ajo.