Një 76 vjeçar nga fshati Bilaj ka gjetur vdekjen ditën e sotme duke u larë në kanalat rrotull Llixhës. Derdhja e ujërave të tepërta të llixhave dhe përqendrimi i madh i gazrave sulfurore në kanal, i ka sjellë vdekjen e shpejtë 72 vjeçarit. 

Fushëkrujë – Një person ka gjetur vdekjen në llixhat e fshatit Bilaj në rrethin e Fushëkrujës. Sali Hidri, 76 vjeç nga fshati Pisragë i Krujës kishte shkuar për tu larë në ujërat e kësaj llixhe por mesa duket mungesa e kushteve ekonomike e ka shtyrë të moshuarin të hyjë në ujërat e një kanali pranë murit rrethues te llixhave. Derdhja e ujërave të tepërta të llixhave dhe përqëndrimi i madh i gazrave sulfurore në këtë kanal, i ka sjellë vdekjen e shpejtë 72 vjeçarit. Trupi i pajetë u gjet nga banorët e fshatit. Sipas ekspertëve nga vendi i ngjarjes dhe nga hetimet paraprake, vdekja e 76 vjeçarit ka ardhur si rezultat i helmimit nga gazrat sulfurore që çlirohen gjatë avullimit të ujërave të kësaj llixhe.
(O.Zh BalkanWeb)