Garat me kuaj në të gjithë botën janë nga më të pëlqyeshmet por ndryshe ndodh në ishullin Indonezian ku njerëzit janë të interesuar për garat me dema.

Garat me dema të njohura lokalisht si "kerapan sapi", tërheq shumë vizitorë vendas dhe të huaj dhe është një nga ngjarjet kryesore në Madura e cila ndodhet në lindje të Javas. Evenimenti hapet me pronarët e demave të hipur mbi ta duke i rënë rrotull arenës që shoqërohen nga një grup burrash që luajnë muzikë tradicionale vendase.

Pronarët shpenzojnë shuma të konsiderueshme parash për të blerë dem të fuqishëm dhe një dem i vogël që të arrijë fuqinë maksimale ka nevojë të hajë 41 vezë në ditë pa përfshirë trajtimet e veçanta të cilat kapin koston 300 dollarë në muaj. "Nuk ka rëndësi nëse shpenzojmë shumë për demat tanë. E rëndësishme është që demat të na bëjnë të ndjehemi kryelartë, gjë që është shumë e rëndësishme për popullin e Maduras"- tha Rasul.

Gjatë garës një çdo çift demash tërheq një qerre me rrota prej druri e cila drejtohet nga një kalorës, i cili mban drejtimin e kafshëve. Pista është 100 metra e gjatë dhe demat arrijnë në finish në një një kohë prej 15 sekondash.