Autori i Lajmit: Denisa Kona






Shumë njerëz ankohen nga një sërë shenjash të cilat i drejtojnë tek specialisti gastro-hepatolog. Edhe pse shenjat bëjnë njëfarë lokalizimi të vendosjes së diagnozës, duke e adresuar pacientin brenda të njëjtit specialitet, edhe këtu mjekut i duhet të bëjë dallimin dhe të saktësojë nëse është një semundje funksionale e zorrëve apo organike, nëse shqetësimi vjen ose jo prej stomakut, etj. Në intervistën tonë flet këtë herë mjekja gastro-hepatologe e Poliklinikës Qendrore nr.3 në Tiranë, Valdete Malaj.

-Doktoreshë, çështë kolopatia funksionale (koliti) dhe si trajtohet?

Koliti spastik ose sindromi i zorrës së irrituar është një sëmundje funksionale kronike, që karakterizohet me dhimbje ose diskomfort abominal. Kjo sëmundje është karakteristikë për moshat e reja, ashtu edhe për moshat e vjetra. Diagnoza e këtyre sëmundjeve është subjektive, e bazuar në profilin e krahasuar e në përjashtimin e sëmundjeve të tjera.

-Si zhvillohet kjo sëmundje ose patogjeneza e saj?

Njihen një sërë mekanizmash që kanë rëndësi të ndryshme në zhvillimin e kësaj sëmundjeje si çrregullimet e motilieteve të zorrës që ka të bëjë me çrregullimet myoelektrike dhe motorike të zorrëve të holla e të trasha. Në disa raste shihet një lidhje temporale (kohore) pikërisht midis episodeve të dhimbjeve abdominale dhe stresit, emocioneve etj. Gjithashtu, në infeksionet e zorrëve pothuajse 30% e të sëmurëve që kalojnë një gastroenterokolit bakterial zhvillojne shenja të SZI (Semundja e Zorrës së Irrituar). Më të predispozuar janë gratë dhe njerëzit që bëjnë një jetë stresante.

-Cilat janë shenjat tipike?

Kjo ështe një sëmundje kronike shenjat e së cilës janë dhimbjet e barkut, të cilat janë në formë krampesh me ndërprerje. Këto dhimbje janë zakonisht në kuadratet e poshtme të barkut dhe nuk ndodhin natën. I sëmuri ka ndryshime të frekuencës së jashtëqitjes e cila mund të jetë diarre ose konstipacion. Diagnoza e këtyre sëmundjeve është subjektive, e bazuar në pofilin e krahasimt e të përjashtimit të sëmundjeve të tjera. I sëmuri duhet ti nënshtrohet një sërë ekzaminimeve radiologjike dhe të feçeve për të përjashtuar sëmundje të tjera të aparatit tretës siç janë koliti ulceroz M. KRON. Malabsorbimi, tumoret e zorrëve, sëmundja e tyroides etj.

-A mund të kurohet kjo sëmundje dhe sa janë shanset e shërimit?

TRAJTIMI .Duke mos qenë një sëmundje organike e aparatit tretës, mjeku mund të ndërhyjë por nuk mund ta "kurojë"si sëmundje. Si çdo sëmundje tjetër funksionale, një rëndësi të veçantë për mjekim ka ndërhyrja për ti afruar të sëmurit sigurinë, edukimin shëndetësor dhe mbështetje. Krijimi i një lidhjeje terapeutike mund të jetë shumë i suksesshëm në trajtimin e kësaj sëmundje. Një rëndësi ka edhe dieta. Disa pacintë paraqesin intolerancë karshi disa ushqimve, kryesisht me yndyrë dhe që kanë në përbërje kofein ..Këto tolerohen keq nga shumica e të sëmurëve. Disa ushqime të tjera bëhen shkak për flatulencë (fryrje), siç janë fasulet e kuqe, lakra, rrushi, kafeja, vera e kuqe, birra. Një dietë e pasur me fibra është e domosdoshme në këta të sëmurë. Për të qetësuar dhimbjet e barkut përdoren disa preparate që quhen antispastikë.

-Ku dallohet fryrja e barkut prej gastriteve, nga fryrja prej sindromit të zorrës së irrituar?

Fryrja e barkut ndodh për shkak të gastritit, por edhe për shkaqe të tjera si kolopatia (kolitet që njihen në popull që vijnë nga probleme me zorrët), hepatopatitë (sëmundjet e mëlçisë), kolecistiti kalikuloz (infeksioni i fshikëzës së tëmthit). Gastritet dallohen nëpërmjet diagnozës, ekzaminimit ekografik që përjashton problemet e mëlçisë dhe të tëmthit.





Ky lajm është publikuar: 30/03/2010