Sëmundja e mbitiroidizmit që mund të njihet edhe si: tiroidet, hipertirozë, thyrotoxicosis, hyperthyroidism, mund të japë simptoma të ndryshme. Shqetësimet mund të vijnë tinëz dhe shumë vetë mendojnë se shkaktohen nga stresi, mbingarkimi në punë apo lodhja e zakonshme. Shpeshherë kemi të bëjmë me një gjëndër të shkatërruar tiroidale. Me fjalën metabolizëm shprehet shpejtësia ose frenimi i djegies së substancave ushqimore në inde për të prodhuar energji, si dhe për zhvillimin e organeve të ndryshme të trupit. Funksioni i gjëndrave tiroide varet shumë dhe nga sasia e jodit që hyn në organizëm. Gjëndrat tiroide kanë këto shenja dalluese: dalja jashtë e kokërdhokëve të syrit, sytë janë të shkëlqyeshëm e të gjallë, kanë dridhje duarsh, dobësim trupi, rrahje të zemrës të shpeshta dhe më të forta.

Shenjat

Të sëmurët me tiroide preken shpejt, qajnë lehtë, kanë dhimbje koke, lëkura rri e djersitur dhe e ngrohtë, shpesh e skuqur, kanë heqje barku, çrregullime menstruacionesh te gratë, shtrëngesa të gjoksit, bllokim të frymëmarrjes. Funksioni i gjëndrës tiroide dobësohet nga: ndikimi normal i gjëndrës së hipofizës mbi tiroiden, çrregullimet që prekin gjëndrën, shkaqe të tjera të panjohura të cilat veprojnë drejtpërdrejt në gjëndër. Kjo është një sëmundje që prek më tepër gratë. Gjëndra prodhon shumë hormone, si pasojë e kësaj trupi pëson disa çrregullime me rëndësi siç ishin ato që përmendën më sipër. Është një sëmundje që shoqërohet me zmadhimin e gjëndrës tiroide dhe shfaqet më tepër te gratë në çdo moshë. Gjëndrat zmadhohen në forma dhe në mënyra të ndryshme. Gjëndrat mund të zmadhohen në mes ose në të dyja anët, apo njëra anë me përmasa të ndryshme, disa herë në një kohë të shkurtër, disa herë gradualisht. Gusha endemike quhet ajo sëmundje që shkaktohet nga mungesa e jodit në vendet malore. Në këtë rast personat që preken shqetësohen nga pamja jo e bukur e fytit. Ata që jetojnë në zona malore zakonisht preken nga gjëndrat tiroide me mungesë jodi. Ndërsa ata që jetojnë në zonat bregdetare preken nga sëmundja me tepricë të jodit. Por ka dhe raste shumë të rralla që tek ndonjë person ndodh e kundërta. Gjëndrat tiroide me tepricë të jodit janë më të vështira për kurim sesa ato me mungesë jodi.

Mbitiroidizmi

Mbitiroidizëm kemi kur në trup ka më tepër tiroksinë se normalisht. Atëherë shtohet metabolizmi dhe trupi kalon në superxhiro. Mbitiroidizmi njihet edhe si hipertirozë dhe më parë njihej edhe si tireotoksikozë. Mbifunksionimi i gjëndrës tiroidale është shkaku më i zakonshëm që ka më tepër tiroksinë në trup. Tepër tiroksinë në trup mund të ketë edhe në rastin e tiroiditit i cili është infektim kohëshkurtër i gjëndrës tiroidale. Kurse kur gjëndra tiroidale prodhon më pak tiroksinë kemi hipoterozë. Në këtë rast ka një metabolizëm të ulët dhe trupi ndodhet në një gjendje xhiroje të ulët. Tek disa njerëz djersitja është jonormale dhe tregon për një problem shëndeti, ç'ka do të thotë se kjo djersitje e madhe shkaktohet nga tiroidet. Duhet gjithmonë që pacientët me tiroide të trajtohen tek mjeku specialist pasi sa më shumë kalon koha aq më shumë probleme të tjera shëndeti dalin që do kërkojnë më shumë kohë për t'u kuruar krahasuar me rastin kur kërkohet ndihmë nga doktori që në rastin më të parë kur djersitja është e madhe.







Shqetësimet nga sëmundja e tiroideve



1- Dobësi muskulore, shkaktuar nga një konsumim në rritje të energjisë dhe degjenerim të muskulaturës

2- Gulçimë zemre dhe rritje të pulsit

3- Rënie nga pesha, për shkak të konsumimit në rritje të energjisë

4- Drithërima, për shkak se shtohet ndjeshmëria për disa lëndë në sistemin nervor

5- Bark, për shkak se ushqimi kalon më shpejt përmes zorrës

6- Nervozizëm, gjumë të keq, lodhje dhe shqetësim

7- Problem me lëkurën, midis të tjerash thonjtë mund të shkëputen nga shtrati i thonjve dhe njeriut mund t'i shtohet rënia e flokëve.





Mbitiroidizmi zbulohet me vështirësi



Simptomat që shkaktohen nga teprica e tiroksinës shpesh mund të jenë të paqarta dhe të vështira për t'u veçuar nga shqetësimet e tjera. Kështu që mjeku duhet ta ketë gjithnjë ndërmend sëmundjen e gjëndrës tiroidale nëse dikush nuk ndihet mirë për ndonjë shkak. Mjeku duhet të jetë dorëlëshuar me bërjen e analizave për të kontrolluar metabolizmin.

Prekje nga shqetësime sysh

Disa që kapen nga mbitiroidizmi i kanë sytë të hapur sa një çarçaf, ndërsa shikimin e kanë më tepër të ngulët. Sytë janë më tepër të kërcyer. Pothuajse gjysma e atyre që i kap mbitiroidizmi mund të kenë këtë lloj shqetësimi. Në raste të jashtëzakonshme simptomat e syve mund të kthehen në serioze. Atëherë njeriu mund të preket nga të parët e dyfishtë, të turbullt, të kuqtë, djegie sysh dhe keqësim i të parit.



Tiroidet, si kurohen në pyje dhe bregdet



Sëmundjet e këtyre gjëndrave janë të lidhura me funksionin e prishur të tyre nga shumë faktorë. Sëmundja që do mjekim klimaterik është tireotoksikoza e gradës së mesme dhe të rëndë, por pa ç'rregullime të thella. Kanë efekt të mirë vendet klimaterike në pyje dhe bregdet



Kurimi i gjëndrave me mungesë jodi



Në 1 litër raki të fortë rrushi 18° tretni 1 kg sheqer dhe pastaj hidhni 40 kokrra arra të vogla (kur kanë push përsipër). Ena mbulohet dhe mbahet 40 ditë në vende të errëta. Pihet 1 filxhan 2 herë në ditë, në mëngjes esëll dhe në darkë para gjumit. Për personat që kanë gjëndra tiroide me mungesë jodi, specialistët e mjekësisë popullore këshillojnë që këta të sëmurë duhet të mbajnë te koka e krevatit një degë pishe me boçen e saj me grykë hapur, që çliron jod, nga darka deri në mëngjes.

I sëmuri me tiroide duhet të konsumojë sa më shumë hurma të pjekura mirë, mundësisht të qullosura. Në vjeshtë, kur ka dhe me shumicë fruta të tilla, duhet të hahet 1 orë para buke nga 6-10 kokrra për 30 ditë. Ata që vuajnë nga gjëndrat tiroide duhet të pinë çdo ditë lëngun e 1-3 kokrra limoni, ose 50 gramë lëkurë limoni të zihen në 500 gramë ujë për 20 minuta dhe pihet 2 herë nga 1 filxhan kafeje, esëll në mëngjes.

Duhet të konsumoni edhe mishin e peshkut, që rritet në det, sepse ka shumë jod dhe jo ata peshq që rriten në liqene me ujëra të ëmbla.

Frashëri i bardhë: zieni një litër ujë. Në momentin e zierjes hidhni 7-10 lugë gjelle me bimë të thara dhe të grimcuara. I lini 20-30 minuta dhe i kulloni. Nga kjo masë pihen 2 gota ujë në ditë të ëmbëlsuara sipas dëshirës.





Gusha

Për kurimin e kësaj sëmundjeje në mjekësinë popullore përdoret bima e gjineshtrës. Pasi e thërrmoni merrni 1 lugë çaj dhe e hidhni në 1 gotë me ujë. Zihet 10 minuta, kullohet dhe pihen 3 gota në ditë e ëmbëlsuar me mjaltë. Kura vazhdon 3-4 javë. Kurse për fëmijët rekomandohet të pinë 3-4 lugë gjelle.



Kurimi i gjëndrave me tepricë jodi

Gjëndrat tiroide me tepricë të jodit janë më të vështira për t’u kuruar, megjithatë ekzistojnë disa ilaçe popullore, që ndihmojnë për të lehtësuar shqetësimet që krijohen si dhe për të ulur sa më shumë shqetësimet nervore.

Gjemb gomari. Zieni 1 litër e gjysmë ujë. Në momentin e zierjes i hidhni 8-10 lugë çaj me fruta të copëtuara. Më pas e lini në qetësi për 30 minuta. E kulloni dhe e pini në çdo vakt, e ëmbëlsuar ose jo, sipas dëshirës, nga 10 gramë ose 2 filxhanë kafe të ngrohtë.

Micla ose ban i bletës. Zieni 2 litra ujë. Në momentin e zierjes i hidhni 5 lugë gjelle me bimë të thara e të grimcuara. E lini në qetësi për 20-30 minuta, por duke e tundur herë pas here. Më pas e kulloni dhe ëmbëlsohet sipas dëshirës dhe pihet në çdo vakt nga 1 gotë uji.

Zieni 2 litra ujë. Në momentin e zierjes hidhni 30 lugë çaj me lule trumze. E lini gati 1 orë në qetësi. E kulloni dhe e shtrydhni. Pihet 1 gotë, 1 herë në 2 ditë, e ngrohtë dhe ëmbëlsuar sipas dëshirës.





13 Gusht 2010