16-12-2010 / Nga Prof. Dr. Enver Faja


Me përfundimin e luftës së II-të botërore ndryshime rrënjësore u bene në Shqipëri në strukturën politike shoqërore ekonomike kulturore. Ndryshuan në mënyrë rrënjësore  politika, ideologjia, teoria dhe praktika ne fushat e urbanistikës dhe arkitekturës 


Shoqeria shqiptare ne mesin e shekullit te XX trashëgoi një arkitekture tradicionale popullore me banesa private nje dhe dy kate te mbuluara me çati te rrethuara me oborre, kopshtije dhe mure, si dhe nje arkitekture moderne banimi dhe monumentale. Për te qene me i qarte per lexuesin po shpjegoj brenda hapësires qe me lejon ky shkrim nocionin gjenial te ‘’Arkitekture Moderne’’ i cili  tek ne eshte perdorur jo sakte dhe me nenkuptime te ndryshme, si arkitekture e re, apo si arktekture bashkekohore, por jo si nje metode apo stil i veçante qe ka vepruar ne nje periudhe historike te caktuar te zhvillmit te artit dhe arkitektures ne Evrope dhe ne vendin tone.   


Arkitektura Moderne Evropiane eshte nje stil nje trend, nje rryme qe lindi me revolucionin industrial si domosdoshmeri e shoqerive te reja industrialiste dhe mekaniciste te Evropes. Ajo vuri ne jete shkencen, tekniken, teknologjine e epokes se re, duke krijuar nje arkitekture racionale te thjeshte qe ornamentin e quajti krim te formes  dhe funnksionin percaktues te perhershem te formes, e lidhur ngushtesisht me artet moderne te kohes, si ekspresionizmin, kubizmin, etj. Ajo pati organizaten e saj, Kongresin Internacional te Arkitekteve Modernë 'CIAM' ( Congress International d’Architect Moderne), ku ne cdo kongres duke filluar nga viti 1928 u perpunuan teza parime dhe doktrina e stilit te ri, bibla e krijimtarise se arkitekteve progresist deri ne vitin 1970


Në Shqiperi vitet e para te shtetit  totalitar dy formate urbane te arkitektures popullore dhe arkitektures moderne (qe u permenden me lart) kane qene te lexueshme, se bashku ose te veçanta ne harmoni ose opozitare, por qe ne kompleks ata formonin struktura   kompakte me vlera origjinale te urbanizmit shqiptar. Ne komunizëm dhe ne Shqiperi ishte koha të zgjidhej rryma, drejtimi, stili që arkitektura shqiptare të vazhdonte rrugën e saj të filluar në periudhën e paraluftës se Dyte Botërore, atë të modernizimit. Të vazhdonte individualizmi, pavarësia krijuese sepse të tillë ishin idealet dhe filozofia e socializmit human. Por nuk ndodhi keshtu.


Shtrati i arkitektures moderne, i formuar gjate periudhes ndermjet dy luftave boterore ne Shqiperi eshte fruti i krijimtarise artistike te arkitekteve shqiptare sikunder jane ark.Q.Butka, ark.S.Luarasi, ark.A.Lufi, etj. autore te shume vilave, hoteleve, bankave, bashkive te qyteteve, te cilat krijuan shtratin e modernizmit shqiptar ne arkitekture 


Ne periudhen e komunizmit, urbanistika shqiptare trashëgoi njekohesisht dhe struktura urbane te arkitektures moderne evropiane, ate te racionalizmit italian te MIAR-it (Movimento Italiano di Architetura Racionale) te arkitekteve italiane si Geraldo Bossio Brazinit etj), sikunder eshte ajo e qendres se Tiranes me boshtin kryesor Bulevardin e Madh dhe hapsiren monumentale “Dopo lavore” si dhe struktura urbane e habitatit me vila dhe banesa sociale tip apartamentesh te realizuara ne lagjet e Tiranes se Re, te Durresit, Vlores, etj. Krahas realizimeve te ndryshme ndertimore, vendi trashëgoi nga racionalizmi italian dhe nje sere planesh dhe studimesh urbanistike 


Bota arkitekturore shqiptare e atyre viteve perveç shtratit te vet kombetar te arkitektures moderne, njihte edhe fenomenin modern qe kalonin ne arkitekture dhe shtete te tjere te   Europës Lindore si te Polonise, Çekosllovakisë, si dhe te Bashkimit Sovjetik


Polonia vazhdoi ta përkrahë pas luftës rrymën moderne siç shkruan historiani dhe kritiku i njohur Nikolas Pevsner sepse gjeti tek ajo karakterin shoqëror, zgjidhjen e drejtë të problemeve të banimit nëpërmjet projektimit,planifikimit te qyteteve ne baze te njesive te banimit ne radhe te pare si njesi sociale dhe ne plan te dyte si njesi kompozicionale te strukturave urbane 


Çekosllovakia gjeti ne arkitekturen moderne stilin qe jep mundesi me teper perdorimit te teknikes dhe teknologjise progresiste ne ndertim, ate te parafabrikimit dhe perdorimit ne stil te gjere te konstruksioneve te reja prej beton armeje hekuri dhe çeliku si vendi me  industri te zhvilluar 


Ne Rusi pas revolucionit te vitit 1917, ne artin, letersine e kulturen sovjetike penetruan rryma artistike modene ne arkitekture konstruktivizmi dhe racionalizimi qe u pranuan per dy arsye: E para, keto drejtime ishin krejtesisht te reja sikunder ishte radikal i ri sistemi shoqeror sovjetik. E dyta pas revolucionit, Rusia ndodhesh ne nje kaos te vertete social, ku rryma te ndryshme te artit te vendeve te Europes perëndimore gjeten shtrat zhvillimi dhe lulezimi. Por bashkejetesa e rrymave te reja moderne me ideologjine komuniste nuk arriti te vazhdoje gjate dhe kontradiktat u duken sidomos ne horizontet e viteve ‘30 te shekullit te XX. Kritiken e pare konstuktivizmi rus e mori nga deklarata e udheheqesit te Revolucionit V.I.Lenin ne te cilen thote:"Ne pikture me pelqen realizmi socialist ne letersi Balzaku dhe ne arkitekture klasicizmi grek qe eshte e vetmja arkitekture e vlefshme  Ajo sot  kerkon nje Palldio te kuq sikunder letersija kerkon nje Tolsto te kuq".


Keshtu konstruktivizmi ne Rusi zgjati deri ne vitet 37 te shekullit te XX, sepse shpejt u zevendesua me arkitekturen e Realizmit Socialist, me vendim te kongresit te arkitekteve  sovjetik qe u zhvillua ne vitin 1937. Realizmi socialit ne arkitekture rehabiliton pak nga pak te gjithe komponentet e arkitektures akademike. Stili i realizmit socialist sovjetik u quajt edhe stil i proletariatit, sepse kombinon imazhin artistik me ideologjine komuniste   qe permblidhet me dogmen propagandistike materialiste "permbajtje socialiste dhe forma  kombetare".   


Ne Shqiperi megjithese ekzistonin sikunder u permend me siper premisa pozitiviste per nje arkitekture moderne, ajo nuk u njoh nuk u perkrah por perkundrazi u luftua nga shteti i yne totalitar. Totalitarizmi komunist shqiptar nuk veproi si totalitarizmi fashist italian (1922-1945), nazist gjerman (1929-1945) dhe bolshevik rus (1929-1953) qe ne fillim te krijimit te shoqerive te tyre per arsye politike ideologjike e perkrahen artin dhe kulturen moderne. Arkitektura shqiptare iu nenshtrua qysh ne fillimet e shoqerise komuniste  totalisht metodes se realizmit socialist te huazuar nga Bashkimit Sovjetik. Ajo u drejtua  dhe u diktua njekohesisht dhe nga Partia Komuniste Shqiptare, e cila nepermjet vendimeve te plenumeve përpunoheshin, aprovoheshin dhe sanksionoheshin tezat, parimet dhe kodet e arkitektures e te urbanistikes socrealiste. Stili i realizmit socialist   gjeti ne Shqipëri dhe mbeshtetjen didaktoriale te disa arkitekteve te pas luftes te formuar ne shkollat e larta te arkitektures se Bashkimit Sovjetik si te arkitekt G.Strazimiri, E. Dobi  K. Miho etj. dhe ne punen e arkitekteve sovjetikë te ardhur nga Rusia, si projektues dhe keshilltare ne institutet shqiptare te projektimeve.    


Stili Soc-realist i pranuar si stil shteteror ne arkitekturen shqiptare u trajtua si nje metode politike dhe ideologjike per t’ju mbrojtur nga ndikimet e arkitektures se vendeve perëndimore kapitaliste qe ishte fortësisht moderne, duke luftuar dhe injoruar paralelisht dhe vepren madhore dhe te bukur te arkitekteve te gjeneracionit te pare te modernizmit, gjermanit Valter Gropius, francezit Le Korbyzje si dhe holandezit Mis van de Rohe, etj Me stilin socrealist, shteti yne totalitar luftonte ne nje rrafsh te gjere arkitekturen Moderne, si rryme nderkombetare qe vinte ndesh me kulturen e internacionalizmit proletar.


Socrealizmi tek ne krijoi klimen e frikes te ndrojtjes te kufizimit te prirjeve individuale. Stili socrealist kerkohej me kercenim te zbatohej nga shteti totalitar, sidomos kur marredheniet me vendet perëndimore acaroheshin. Por logo e stilit te realizmit socialist “kombetare nga forma dhe socialiste nga permbajtje” mbeti gjithmone nje dogme politike, sepse nuk pati vlera ekzekutive dhe nuk ndihmoi kurrsesi si nje instrument projektimi. Historiani i arkitektures moderne, polaku A. Kotarbinjski ne librin e tij "Ideologjia dhe Arkitektura" shkruan: "Te kerkosh te prodhosh fletore socialiste ose vetura socialiste eshte nje absurditet? Thjesht duhet te besh fletore dhe vetura te mira, si dhe nje arkitekture te mire".


Ndertimet e para te realizmit socialist ne Shqiperi jane ato me karakter social administrativ kulturor ku arkitektura mbeshtetet kryesisht ne stilet e medhej te arkitektures antike greke dhe romake te rilindjes dhe  neoklasicizmit evropian. Mund te permendim ketu Kinostudion Shqiperia e Re, Kombinatin e Teksileve “Stalin”, Muzeun Lenin-Stalin (sot rezidence e Ambasades Italiane), Ndertesen e Komitetit Qendror te Partise komuniste Shqiptare ne Tirane, Teatrin e Shkodres. 


Me nje fizionomi arktekturore te papritur dhe disi te cuditshme u shfaqen ne peisazhin e  Tiranes se vogel dhe te gjelbëruar, banesat e para kolektive te socrealizmit, ato te pallateve te Shallvares dhe pallateve Agimi (arkitekt A. Strazimiri). Banesa keto me shume te meta dhe dobesi konstruktive funksionale, estetike si dhe ekonomike. Ne arkitekturen e jashtme, ne zbatim te dogmes “forme kombetare dhe permbajtja socialiste”   u perdoren elemente te arkitektures popullore. Modeli i Pallateve te Shallvares eshte nje deshtim i plote i metodes se socrealizmit te arkitektures se baneses kolektive shqiptare, e huaj per natyren dhe mjedisin shqiptar, per menyren e jeteses dhe parapëlqimeve te banoreve vendas  


Me shkrirjen e akullit te komunizmit ne Evrope me prishjen e marrëdhenieve te miqesise midis Shqiperise dhe Bashkimit Sovjetik, ne jeten shqiptare pas viteve 60 ne kulture, art dhe arkitekture, u krijuan kushtet per nje krijimtari me te lire me te pavarur, por gjithmone te kontrolluar. 


Ne kete kohe Shqiperia si gjithnje e varfer kishte nevoje per nje arkitekture ekonomike racionale  te thjeshte dhe funksionale  arkitekturen e demokracise dhe jo te luksit dhe dekoracioneve, por, arkitekturen e nevojshme per mbare popullsine urbane. Ajo u mor ne fillim kryesisht me urbanistiken e banimit dhe me banesen. Ne kundershti me banesen tip Shallvare te realizmit socialist banesa e re si nje e drejte universale e çdo njeriu, banori urban; filloj te projektohej ndryshe me më shume drite, diell, ajer te paster dhe gjelbërim.    Lagjet, kompleset dhe blloqet e banimit, u mbeshteten ne parimet e urbanistikes moderne, sipas parimeve te kartes se Athines, te aprovuar ne kongresin e IV të CIAM-it. U percaktuan norma projektimi dhe standardizimi si dhe seksione banimi minimal ekzistence te cilat ne nje veshtrim te pergjithshem deshmoj se nuk ndryshojne shume nga ato qe u zbatuan ne shume vende te Europes Lindore si dhe te baneses sociale te shteteve perëndimore per popullsi me nevoja urgjente te realizuara ne ate kohe. Ne Universitetin tone ne shkollen shqiptare te Arkitektures u ligjeruan leksione nga historia e arkitektures por jo moderne si e shkollave perëndimore, por arkitektura 'bashkekohore pershtatur kushteve te vendit tone”. Arkitekture moderne nuk u njoh kurre nga shteti i yne totalitar ajo hyri ne Shqiperi si tinzare dhe pa zhurme dhe vendime zyrtare. Pavaresisht nga atmosfera e veshtire  per nje artist dhe krijues   arkitektura moderne filloi hapat e saja te para nepermjet arkitekteve te ardhur  nga shkollat e akitektures te demokracive popullore    Ajo filloi te pelqehej dhe te gjeje perkrahje nga shoqeria. Ansamblet e banimit qe u ngriten ne hyrje te qyteteve te Korces  (ark. P. Kolevica ) Te Shkodres ne Paruce ( arki. S. Pashallari , ark. I Prushi ) te bllokut te banesave te Flores ne Tiranes  (ark. M.Pepa dhe ark. I.Prushi)  te baneses ne rrugen e Dibres ( ark.M.Velo ) e te  tjera  i dhane qyteteve tona  arie te re dhe  freski .Po ashtu rrenjesisht ndryshoi dhe   arkitektura e ndertesave shoqerore administrative kulturore te pushimit  sporteve ku  elementet klasike   kollonat kapitelet dhe frontonet  u zevendesuan  nga planet  format vellimet  e pastra gjeometrike   Hotelet shumekatesh  te ngritur  ne qendrat e qyteteve  te Tiranes  dhe Elbasanit (ark.V. Pistoli)  te  hotelit te  Korces (ark.K.Como ) te .Pogradecit  (ark. F. Alihmehmeti) e tj  u priten me entuziazem nga shoqeria si ndertimet e para te larta  te qyteteve duke i dhene atyre silueta  dhe panorama me dinamike me interesante.    


Por ne historine  e perpjekjeve    per nje arkitekture Moderne ka  pasur dhe periudha  dramatike    Pas vitit 1973   u be nje lufte e hapur kunder artit kultures shqiptare qe mbartinin gjurme te letersise te artit arkitektures perendimore Ne kete kohe rende u ndeshkuan dhe  arkitekte  dhe praktikues te arkitektures moderne   Projektuesit te teatrit te Fierit te arkitektit S.Mosko  I ndryshuan  krejtesisht formen ebukur  prizmatike te salles se shfaqjeve. Grupit te  projektuesese te Muzeut Historik Kombetar ( arkitekte   kryesore  S.Mosko,  E.Faja,  N. Shehu, dhe . P.Kolevica dhe arkitekte te tjere ) i kerkuan   nje arkitekture te konceptuar sipas parimeve te realizmit socialist    Projekti I Galerise Kombetare te Ateve ( Ark. E.Faja )  nuk  duhesh te kishte dritare kudo, dhe per kete me diktat ato u hapen atje ku nuk duheshin.Po te njejten fat pati dhe Biblioteka e Korces (ark. P. Kolevica) . Fasadat pa dritare  si dhe ata  me shume xham, ngjyrat e forta apo ate ndezura  promovonin nje arkitekture borgjeze  Arkitektet ne veprat e tyre  duheshin  te perdornin materiale te vendit jo materale "imperialiste".Kishte rrexime dhe korigjime te shumta projektesh ose ndeshkime  per arsye kalim fondesh etj. . Pati  dhe   raste  persekutimi dhe burgimi   Prandaj arkitektura moderne shqiptare nuk arriti  ne nivelet e si motrave te saja ne  Europe sepse i mungonte  dukshem material lenda   teknologjija teknika e perparuar e kohes dhe ne menyre te vazhdueshme   lirija e mendimit dhe krijimit. Per kete arsye arkitektura moderne qe u krijua ne kushtet e nje trysnije te eger te shtetit totalitar shqiptar  duhet ta ruajme si pasuri kombetare ta  rigjenerojme ta rivleresojme  ne  respekt te sakrifices se shume krijuesve arkitekte pse jo dhe te tere  shoqerise shqiptare .   


 


* Dekan i Fakultetit te Akitektures dhe Shkencave Inxhinierike


                                                                                    UFO UNIVERSYTI


 

...