Autori i Lajmit: Red.
Shpesh, ne nuk jemi të ndërgjegjshëm për shëndetin tonë derisa e humbasim atë. Papritur e kuptojmë të gjithë përmbajtjen e kufizimeve që sjellin sëmundjet në jetën tonë. Një shëndet i mirë është thelbësor për një jetë të kënaqshme, gjë që po bëhet gjithmonë e më e rëndësishme këto ditë, në të cilat çdonjëri prej nesh gjendet para detyrash shumë të rëndësishme. Por megjithë zhvillimin në rritje të mjekësisë përëndimore, megjithë trajtimet dhe gjithë aparaturat shumë të ndërlikuara e shumë të shtrenjta, sasia e të ashtuquajturave sëmundje të civilizimit rritet në mënyrë dramatike. Stili ynë i jetës plot stres, mungesa e ushtrimeve trupore, ushqimi ynë që rritet në një tokë të dobësuar për nga ushqimi e që ndotet nga dita në ditë e me një prodhim të ulët, një ambient i mbushur me toksinë, skemat negative të të menduarit dhe të sjelljes, po shpien në një rritje të sëmundjeve të zemrës dhe qarkullimit të gjakut, alergjive, ulcerave gastrike, kërpudhave dhe defekteve në sistemin e imunitetit. Pothuajse askush nuk është kursyer prej këtyre problemeve. Për shkak të metodologjisë së orientuar, për nga simptomat dhe pasojat e këtyre trajtimeve, një numër i madh njerëzish janë të sëmurë. Një mjekësi e orientuar nga e përgjithshmja, e bazuar në përdorimin e forcës shëruese të natyrës, po bëhet gjithmonë e më popullore në botën përëndimore. Ky afrimitet e vendos shëndetin në të njëjtin nivel me vitalitetin, entuziazmin për jetën dhe cilësinë e jetës. Kështu, substancat dhe trajtimet që e mbështesin trupin tonë për të realizuar balancën e tij natyrale dhe për të fituar rezistencë janë shumë të kërkuara.

Çfarë është Aloe Vera

Bima nga ana e jashtme mund të ngjajë si një kaktus, por Aloe Vera i përket familjes së bimëve zambakore, që rriten gjithmonë të blerta në klimën subtropikale në tokë të pasur me minerale, por gjithashtu edhe në rajone të thata. Për këtë arsye, kjo bimë e jashtëzakonshme që depoziton ujin njihet edhe si “zambaku i shkretëtirës”. Rreth 300 lloje të ndryshme të kësaj bime rriten në Afrikë, Australi, Amerikën e Mesme dhe atë Jugore, në Rusi si dhe në rajonet aziatike si Japoni, Kinë dhe Indi. Brenda një numri të madh të kësaj ekzistojnë vetëm katër lloje, të cilat dalin si më efektive. “Aloe mjekësore” (Aloe Barbadensis Miller) është me vlera shumë të mëdha për mirëqenien njerëzore. Bima arrin efektivitetin e plotë të saj pas tri apo katër vitesh të një rritjeje pa probleme. Aloe Vera grumbullon një shumë të madhe lëngu brenda gjetheve të saj 40-60 cm të gjata dhe 6-10 cm të trasha. Ky lëng i pangjyrë në formë xhelatine mbrohet nga një shtresë e dylltë dhe siguron një përqendrim shumë të lartë lëndësh ushqimore. Për shkak të aftësisë së saj të lartë lidhëse dhe të një niveli të lartë të përbërësve aktivë të kësaj depozite lagështie, Aloe Vera njihet si një bimë shëruese shumë e kërkuar, 3-4 herë më shumë se çdo bimë tjetër dhe për një kozmetikë popullore prej mijëra vitesh.

Efektet dhe përbërësit aktivë të Aloe Verës

Aloe Vera, me më shumë se 200 përbërës të verifikuar shkencërisht që aktivizojnë dhe forcojnë aftësinë tonë për vetëshërim, e ka treguar veten si një ndër bimët më të mira mjekësore. Kërkimet shkencore kanë provuar se efekti kryesor i Aloe Verës, domethënë aktivizimi i sistemit tonë të imunitetit, bazohet në përbërësin aktiv Acemannan, një kompleks karbohidratesh, i cili thithet nga zorrët dhe grumbullohet në membranat e qelizave. Kjo rrit rezistencën e çdo qelize të veçantë kundër viruseve të dëmshme dhe baktereve. Përbërësit e ndryshëm aktivë pastrojnë dhe forcojnë në mënyrë simultane zorrën dhe i japin një mbështetje të madhe organit më të madh të imunitetit në trupin e njeriut. Përbërja e të ashtuquajturve antioksidues që gjenden në Aloe Vera, vitaminat A, C dhe E, të cilat përdoren për të luftuar sëmundjet e civilizimit dhe masat paraprake për kancerin, ia vlen të përcaktohen si të mira. Përbërësit dytësorë bimorë të Aloe Verës e ndihmojnë trupin tonë që t i thithë me lehtësi këto substanca jetësore 11 prej 20 aminoacideve më të njohura, modulet e proteinave që shpenzohen gjatë jetës si dhe 7 aminoacide kryesore. Një nivel i lartë i aminoacideve në gjakun tonë çon në forcimin e kockave, muskujve, një shpërndarje të mirë të oksigjenit brenda organizmit, një sistem të fortë imuniteti si dhe një mendje të mirëekuilibruar. Për më tepër, përbërja e mineraleve, elementët e gjurmëve në Aloe Vera janë të një rëndësie të madhe. Përveç hekurit, kalciumit dhe magneziumeve, të cilat janë substanca thelbësore për të pasur dhëmbë dhe kocka të shëndetshme dhe për një metabolizëm të mirë, bima shëruese siguron gjithashtu sasira shumë të mëdha potasi, të nevojshme për të rregulluar balancën e ujit në trupin tonë dhe për një tension më të ulët të gjakut. Zinku e forcon sistemin e imunitetit, ndërsa magnezi e ndihmon trupin gjatë dezintoksikimit.

Përdorimi i brendshëm

Ilaçi më i përshtatshëm për trajtimin e brendshëm është lëngu i Aloe Verës. Ai mund të qetësojë problemet heterogjene dhe shkaqet e tyre. Efekti i saj në zorrë si organi më i madh imunitar në trupin e njeriut është shumë i vlerësuar. Fuqia shëruese e këtij ilaçi të vjetër dhe të mirat e tij në sistemin e imunitetit përforcojnë të gjithë organizmin, balancojnë aftësitë vetëshëruese të trupit të njeriut, krijojnë harmoni dhe ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve. Kërkimet shkencore tregojnë se kur Aloe Vera merret për përdorim të brendshëm ka një ndikim pozitiv në rruazat e bardha duke rritur rezistencën e tyre kundër viruseve të infiltruara. Një shumë e madhe ushqyesish vitaminozë dhe mineralesh mbështesin shëndetin dhe mirëqenien duke krijuar bazën për vitalitetin dhe entuziazmin për jetën. E rëndësishme është të bëhet dallimi ndërmjet produkteve Aloe Vera që përmbajnë aloin, të cilët janë kryesisht laksativë, dhe produkteve pa aloinë, të cilëve u referohemi në këtë tekst. Aloina përftohet nga prerja e shtresës së aloinës së gjethes dhe përmban substanca laksative. Vetëm vitaminat dhe substancat jetësore të palcës përdoren për përdorim të mëtejshëm. Këto substanca në përdorim të jashtëm apo të brendshëm e ndihmojnë trupin tonë të vetëshërohet dhe të qëndrojë i shëndetshëm.

Përdorimi i jashtëm

Metodat e trajtimit të Aloe Verës janë zhvilluar qysh prej mijëvjeçarësh dhe vazhdojnë edhe sot me produktet e reja të specializuara Aloe. Trajtimet me Aloe Vera kanë dhënë provat e tyre në rastet e neurodermatitit, ekzemës apo urtikarieve. Lëkura pasurohet me lagështirë dhe ushqyes jetësorë për të ndihmuar rigjenerimin e plagëve dhe për të përshpejtuar rritjen natyrale të qelizave. Duke përdorur Aloe Vera, qelbëzimet, djegiet, pickimet e insekteve dhe gërvishtjet shërohen më shpejt se zakonisht. Lëngu ose xheli i Aloe Verës mund të përdoret gjithashtu si një alternativë balsamike në sportet e përgjithshme dhe produkt kundër tërheqjes dhe bllokimit muskulor gjatë terapisë në rastet e dëmtimeve sportive. Mjekët popullore rekomandojnë që nënat të përdorin prodhime natyrale të Aloe Verës për t u kujdesur për lëkurën e ndjeshme të bebeve të tyre në vend që të përdorin kremra të prodhuar kimikisht, të cilët përmbajnë përbërës që mund të shkaktojnë alergji. Për këto trajtime, Aloe Vera përfaqëson një alternativë të mrekullueshme.



box

Kujdes nga prodhimet pirate me emrin e Aloe Verës

Prodhimet natyrale do të bëhen gjithnjë e më të rëndësishme për njeriun modern, i cili e kupton se shëndeti dhe mirëqenia janë të lidhura me harmoninë shëndetësore të të gjithë trupit të tij. Ushqyesi absolut natyror, pastrues dhe forcëdhënës Aloe Vera, me më shumë se 200 përbërës aktivë të provuar shkencërisht, po kërkon statusin e saj të rëndësishëm në një shoqëri të drejtuar për nga shëndeti. Që Aloe Vera të ketë efekt maksimal te trupi i njeriut, duhet të jetë: xhel i pastër i marrë nga gjethja, pasi është qëruar me dorë dhe xhel me përqindje më të lartë në produkte. Duke qenë se Aloe Vera ka vlera unike në natyrë, në ditët e sotme spekulohet shumë me emrin e kësaj bime. Shumë firma dhe prodhues të ndryshëm në të gjithë botën prodhojnë produkte me përmbajtje Aloe Vera, por jo të gjitha kanë cilësinë dhe sasi të lartë në produktet e tyre. Si mund të dalloni në treg një produkt me cilësi dhe sasi të lartë Aloe Vera nga një produkt me cilësi dhe sasi të ulët Aloe Vera? Për këtë ka një shpjegim ligjor, që është deklarimi i detyruar i përbërësve në produkt. Çdo produkt në treg është i detyruar të deklarojë të gjithë përbërësit e tij në tabelën “Ingredients” ose përbërja. Vendosja e përbërësve në tabelë duhet të jetë sipas radhës së përqindjes. Ai përbërës që ka përqindjen më të lartë në produkt duhet të vendoset i pari në radhë, pas tij vendosen përbërësit e radhës së dytë, të tretë, të katërt, etj. Kompani serioze e deklarojnë përqindjen e Aloe Verës xhel në produkt. Në këto raste, zgjedhja e një produkti me cilësi dhe përqindje të lartë Aloe Vera është më e lehtë dhe e sigurt.





tab

“Armiqtë” që mposht Aloe Vera



Përveç forcimit të aftësive vetëshëruese të trupit të njeriut, efektet e mëposhtme të Aloe Verës janë provuar shkencërisht:

-Pastron zorrët dhe në këtë mënyrë mbështetet gjithë sistemin e imunitetit

-Harmonizon metabolizmin

-Ka efekte dezintoksikuese dhe antioksiduese

-Ul vlerat e yndyrnave në gjak

-Zgjeron arteriet (e rëndësishme nëse vuani nga tensioni i lartë)

-Ka veti antibakteriale. Lufton mikrobet, kërpudhat (kërpudhat e lëkurës dhe Candidën, sindroma e zorrëve të irrituara)

-Shëron plagët

-Zbut dhembjet

-Qetëson kruarjet

-Shëron shenjat dhe djegiet

-Hidraton lëkurën

-Lufton qelbëzimet

Ky lajm është publikuar: 20/05/2008