Funksioni që kryejnë ato në organizëm. Bashkëveprimi i tyre me njëri-tjetrin


Është shumë e rëndësishme për të gjithë ne që ta njohim sa më mirë trupin tonë. Kjo do të na ndihmonte mbi të gjitha për mënyrën se si duhet të veprojmë kur ndjejmë një dhimbje diku, pasi do të dallonin se nga cili organ vinte. Një informim i mirë për trupin do të ishte edhe një mënyrë më e mirë për kurimin e sëmundjeve. Trupi i njeriut është si një makinë dhe shumë gjëra funksionojnë si një zinxhir.

Njeriu është një primat dykëmbësh që i përket llojit gjitar të Homo sapiens (latinisht “njeri i ditur” ose “njeri i mençur”) nën familjen e homicideve. Njeriu ka një tru tejet të zhvilluar të aftë për arsyetim abstrakt (përnxjerrës), gjuhë dhe brendashikim. Kjo, së bashku me një mbajtje të drejtë të trupit që çliron gjymtyrët e tij të sipërme për përdorimin e sendeve, e ka lejuar njeriun të përdorë gjerësisht vegla më shume se çdo lloj qenieje tjetër.

Si pothuaj të gjithë primatët, njeriu është nga natyra i shoqërueshëm. Sidoqoftë, njeriu është mjeshtër në përdorimin e sistemeve të komunikimit për vetë-shprehje dhe shkëmbim mendimesh. Njeriu është qenia më e koklavitur e zhvillimit natyror. Anatomia e njeriut si krijesë në tokë dallon shumë krahas krijesave të tjera edhe pse ka ngjashmëri në pjesë të veçanta me ndonjë grup të krijesave të cilat jetojnë në tokë. Në suplememtin e sotëm të gazetës “Albania” ju do të mësoni gjithçka për organet e trupit tuaj si: ku janë të vendosura, si përbëhen, si bashkëveprojnë me njëri-tjetrin etj. Janë plot 45 organe të cilat përveçse kryejnë një funksion specifik në organizëm kanë bashkëveprim edhe me organet e tjera. Elementi më dallues, nga krijesat tjera në tokë, është struktura e tij trupore si ajo e sistemit skeletor ashtu edhe ajo e sistemit muskulor e nervor që mundësojnë qëndrimin e tij në dy gjymtyrë, pra në pozitë vertikale, në këmbë. Këtë veti mund ta arrijnë disa kafshë për një kohë të caktuar, por nuk është veti e tyre, sepse edhe pse ndoshta sistemi i tyre muskular përqendrohet në zhvillimin e vet për lëvizje vertikale (ose të inicuar vertikale) prapë se prapë sistemi skeletor dhe nervor mbeten të tillë që dëshmojnë për një qëndrim horizontal.

Çfarë ka në trupin e njeriut

Qelizat

Në trupin e njeriut ka afërsisht 100 trilion qeliza. Çdo minutë vdesin rreth 300 milion prej këtyre qelizave. Në qoftë se organizmi i trupit nuk do t’i zëvendësonte në mënyrë të vazhdueshme ato, të gjitha qelizat e trupit do të vdisnin për 230 ditë.

Uji

Uji përbën rreth 69 për qind të trupit të njeriut. Nëse nga një njeri me peshë 73 kg do të largohej i gjithë uji që përmban trupi i tij, atëherë ai do të peshonte vetëm 29 kg.

Elementet

Në trupin e njeriut, përveç ujit, ndodhen edhe shumë lëndë të tjera. Një njeri me trup normal përmban aq yndyrë sa për të prodhuar shtatë kallëpe sapuni, sheqer aq sa për të mbushur një kavanoz, kripë sa për të mbushur gjashtë kripore, karbon sa për të prodhuar 9000 lapsa plumbi, fosfor sa për të prodhuar 2200 fije shkrepëse, hekur sa për të bërë një gozhdë 25 mm, një lugë squfur dhe 30 gram metale të tjera.

Gjaku

Nëse qelizat e gjakut do të vendoseshin njëra pas tjetrës, ato do të formonin një varg me gjatësi 96500 km, pra aq të gjatë sa për t’i rënë rreth e qark, botës më shumë se dy herë. Koha që i nevojitet një rruaze të bardhë të gjakut për të shkuar nga zemra në kokë, është 10 sekonda, ndërsa nga këmba në kokë 1 minutë. Kështu, brenda një dite, kjo rruazë e bardhë gjaku bën 1000 vajtje-ardhje në trupin e njeriut. Mendohet se marrja e gjakut mënjanon shqetësime të ndryshme në trupin e njeriut. Kështu, dihet që mbreti Frederik, për t’u qetësuar, përpara betejës, merrte gjak. Ndërsa Luigji i XIII-të, brenda 6 muajve, ka bërë 47 marrje gjaku nga trupi i tij.

Lëkura

Trashësia e lëkurës së trupit të njeriut ndryshon sipas vendit. Në kapakët e syve, kjo trashësi, është vetëm 0.5 mm, ndërsa në shputën e këmbës arrin gati 0,5 cm. Në çdo 250 cm2 lëkurë ka 19 milion qeliza, 60 qime, 90 qeliza yndyrore, damarë me një gjatësi prej 570 cm, 650 qeliza të djersitjes dhe 19 mijë qeliza ndjesore. Lëkura është ajo pjesë e trupit që zë më shumë vend dhe, megjithatë, peshon vetëm 2.7 kg. Nga trupi i njeriut, gjatë jetës së tij, bien mesatarisht rreth 18 kg lëkurë.

Muskujt

Kur marrim një laps, në këtë veprim marrim pjesë të paktën 12 çifte muskujsh, kur hedhim një hap, 200 çifte, kur rrudhim vetullat, 43 çifte dhe kur buzëqeshim, 17 çifte muskujsh. Pesha e muskujve të një burri është sa 40 për qind e peshës së tij, ndërsa te gruaja kjo arrin në 35 për qind. Muskuli më i madh në trupin e njeriut është muskuli “glutaeus maximus” (muskuli i të ulurit), ndërsa muskuli më i vogël “musculus tensor tympany”, që ndodhet brenda veshit.

Zemra

Zakonisht zemra jonë bën 60-70 rrahje në minutë, mesatarisht rreth 2-3 miliard rrahje gjatë gjithë jetës. Zemra pompon gjakun në një rrjet damarësh, (enësh gjaku), me një gjatësi të përgjithshme prej 120 mijë km. Gjatësia e këtij rrjeti e rrethon botën tre herë. Sa më e madhe që të jetë mosha e një njeriu, aq më e ngadaltë është rrahja e zemrës së tij. Zemra e një foshnje bën 130 rrahje në minutë, e një fëmije tre vjeçar 100 rrahje dhe zemra e një 12-vjeçari 90 rrahje në minutë.

Kockat

Para lindjes dhe në fëmijëri kockat janë të buta. Forcimi i tyre vazhdon deri në moshën 25 vjeç. Fëmijët e porsalindur kanë 350 kocka, të cilat, me kalimin e kohës, bashkohen midis tyre. Në trupin e një njeriu të rritur ndodhen 206 kocka dhe skeleti i tij peshon 76 kg. Kockat përbëhen 70 për qind nga lëndë minerale dhe 30 për qind nga material organik, qeliza të gjalla.

Rritja

Trupi i njeriut në çdo natë rritet afërsisht 1 cm, gjatësi të cilën e humbet ditën. Rritja gjatë natës shpjegohet me faktin se trupi, duke qenë i shtrirë i shmanget veprimit të forcës së gravitetit mbi disqet e kërceve të skeletit. Kërkimet dhe zbulimet e fundit tregojnë se fëmijët e porsalindur, 63 ditët e para, nuk rriten, por pas 63 ditëve, fillojnë të zgjaten nga 1 cm çdo ditë. Kjo sjell si pasojë nevojën e shtimit të vrullshëm të qelizave dhe, nga kjo, fëmijët kanë një uri të përhershme dhe për këtë bëhen grindavecë. Në këtë periudhë prindërit duhet të jenë mjaft të kujdesshëm.



Sistemet

Skeleti

Muskulatura

Qarkullimi i gjakut

Sistemi nervor

Sistemi tretës

Frymëmarrja

Intuita

Lëkura

Shqisat

Shikimi

Dëgjimi

Nuhatja

Shija

Prekja



Pjesët e trupit

Koka

Syri

Buzët

Flokët

Veshi

Hunda

Dhëmbi

Goja

Gjuha

Qafa

Trupi

Kraharori

Barku

Shpina

Prapanica

Gjymtyrët

Shpatulla

Krahu

Dora

Gishti

Gjuri

Këmba

Lëkura













ANATOMIA E ABDOMENIT

Pozita anatomike e abdomenit

Nën kafazin e kraharorit dhe

Mbi zgavrën e komblikut (pelvis)

Nuk ka mur kockor

Ka mjaft muskuj dhe fasha

Organet abdominale

Lukthi (stomak)

Mëlçia (hepar) dhe fshikëza e tëmthit (gall bladder)

Shpretka (spleen)

Pankreasi (pancreas)

Zorra e hollë

Zorra e trashë

Veshkat dhe ureteret

Peritoneumi

Cipa mbështjellëse e zgavrës së barkut

Ka dy fletë:

Peritoneumi parietal

Peritoneumi visceral

Nuk i mbulon të gjitha organet abdominale

Retroperitoneumi - pjesa e abdomenit e pambuluar me peritoneum









1. Ezofagu (ESOPHAGUS)

Organ gypor

Shtrihet nga fundi i faringut e deri te hyrja në lukth

Përfshinë regjionin e qafës dhe kafazin e kraharorit

Përfundon në zgavrën e barkut - në lukth

Është organ i butë

Anatomikisht i vendosur prapa trasesë

Prapa tij ndodhet aorta torakale dhe boshti kurrizor

Bën pjesë në organet e tretjes



2. Lukthi (STOMACH)

Organ zgavror

I vendosur në anën e majtë të abdomenit, menjëherë nën diafragmë

Ka formën e dardhës së kthyer poshtë

Ka katër pjesë:

Kardia

Fundus

Trupi

Pilorusi

Ka dy ngushtica - sfinktere

Sfinkteri ezofageal

Sfinkteri pilorik

Pjesa e jashtme - e lëmuar

Pjesa e brendshme - e rrudhosur

Furnizohet me gjak nga arteria gastrike - degë e trungut celiak

Funksioni i lukthit

Organ i tretjes

Prodhon acid (thartirë)



3. Zorra e hollë (SMALL INTESTINES)

Organe të zgavërta, vazhdojnë prej lukthit

Janë të lokalizuara në pjesën e përparme të abdomenit

Janë shumë të gjata – 150 cm përafërsisht

Pjesët përbërëse të zorrës së hollë

Zorra dymbëdhjetëgishtore - duodenumi

Jejunumi

Ileumi

Duodenumi

Pjesa fillestare e zorrës së hollë

E gjerë dhe e shkurtër

Ka katër pjesë:

Pjesa e sipërme është e vendosur anash lukthit

Pjesa zbritëse është tërësisht retroperitoneale në pjesën e pasme të saj derdhet tëmthi. Ky vend duket si një e ngritur në mur dhe e përmban një sfinkter (ngushtues) që quhet sfinkteri i Odit (the sphincter of Oddi)

Pjesa horizontale

Pjesa ngritëse është pjesa përfundimtare e cila vazhdon me Jejunum

Jejunumi dhe ileumi

Jejunumi

Më i shkurtër (2/5 e zorrës)

Muri më i trashë

Më i gjerë (4 cm)

Ka rrudha rrethore

I vendosur lart - ana e majtë

Ileumi

Më i gjatë

Muri më i hollë

Më i ngushtë

Nuk ka rrudha rrethore

I vendosur poshtë - ana e djathtë

Zorra e hollë përfundon me valvulën ileocekale

Furnizohet me gjak nga arteria mezenterike e sipërme



4. Zorra e trashë (LARGE INTESTINE - COLON)

Pjesa përfundimtare e organeve të tretjes

E ngjashme me zorrën e hollë, por dallon me:

Shirita (tenie)

Fryrje (haustra)

Pjesët e zorrës së trashë

Zorra qorre - cecum

Krimbthi - appendix

Pjesa ngritëse - ascending colon

Pjesa tërthore - transverse colon

Pjesa zbritëse - descending colon

Pjesa sigmoide - sigmoid colon

Zorra e drejtë - rectum

Anusi - anus

Zorra e trashë përfundon me dy ngushtica - sfinktere:

Të vullnetshëm

Të pavullnetshëm



5. Mëlçia (LIVER)

Organi më i madh në organizëm

Pjesa më e madhe e saj ndodhet në anën e djathtë, menjëherë nën diafragmë

Merr formën e diafragmës

Bie në kontakt me organet si:

Lukthi

Duodenumi

Fshikëza e tëmthit

Zorra e trashë

Ka dy faqe:

Faqen diafragmatike

Faqen viscerale

Pjesa e pambuluar me peritoneum - zona e zhveshur (bare area)

Nëpër zonën e zhveshur përcillen infeksionet dhe tumoret nga mushkëria e djathtë

Ka katër lobe anatomike:

Lobin e djathtë

Lobin e majtë

Lobin katror dhe

Lobin bishtor (mbi portën e mëlçisë)

Furnizohet me gjak përmes arteries së përbashkët të mëlçisë (degë e trungut celiak)

Funksioni i mëlçisë

Përpunimi i lëndëve të ndryshme të organizmit

Prodhimi i faktorëve të koagulimit

Detoksikimi i helmeve

Prodhimi i vrerit



6. Fshikëza e tëmthit (GALLBLADDER)

Është organ i vogël

I vendosur në faqen viscerale të mëlçisë

Përbëhet nga:

Fundi (fundus)

Trupi (body)

Qafa (neck)

Qëndron në marrëdhënie të ngushtë me mëlçinë, pjesën e tërthortë të zorrës së trashë (transverse colon) dhe me zorrën dymbëdhjetëgishtore (duodenum)

Furnizohet me gjak përmes arteries së fshikëzës (cystic artery)

Vreri tëmthit

Prodhohet në mëlçi dhe fshikëz të tëmthit

Nga mëlçia mblidhet nga kanali i majtë dhe i djathtë i mëlçisë (right and left hepatic ducts)

Këto dy kanale bashkohen dhe formojnë kanalin e përbashkët të mëlçisë (common hepatic duct), i cili pasi të bashkohet me kanalin e fshikëzës së tëmthit (cystic duct) merr emrin kanali i përbashkët i tëmthit (common bile duct)

Ky kanal pastaj shkon deri te pjesa e pasme e duodenumit ku derdhet bashkë me kanalin kryesor pankreatik (main pancreatic duct)



7. Shpretka (SPLEEN)

E vendosur në anën e majtë të abdomenit

Shtrihet nga brinja e IX e deri te brinja e XI

Bie në kontakt me lukthin, veshkën e majtë dhe zorrën e trashë

Ka dy faqe:

Faqen viscerale

Faqen parietale

Hyrja në shpretkë - ilium

Në prerje ka ngjyrë të kuqe të mbyllur

117

8. Pankreasi (PANCREAS)

Organ tek i vendosur në zgavrën e barkut

Anatomikisht lokalizohet nën lakesën e madhe të lukthit, anash shpretkës dhe mbi duodenum

Pankreasi përbëhet prej tri pjesëve kryesore:

Kokës (head)

Qafës (neck)

Trupit (body)

Bishtit (tail)

Në mes të pankreasit shtrihet kanali kryesor pankreatik (main pancreatic duct)

Kanali kryesor pankreatik derdhet së bashku me kanalin e përbashkët të vrerit në duodenum

Dëmtimi i pankreasit shkakton diabetin



9. Veshkat (KIDNEYS)

Janë organe çifte

Të vendosura në retroperitoneum, në dy anët e zgavrës së barkut

Anatomikisht lokalizohen në pjesët anësore të pasme të abdomenit

Veshka e majtë është e vendosur prapa shpretkës, pankreasit dhe lukthit, ndërsa e djathta prapa mëlçisë dhe fshikëzës së tëmthit

Veshkat

Kanë formën e fasules

Përbëhen prej dy shtresave:

Korteksit (kores)

Medules (palces)

Janë të mbështjella me një shtresë yndyrore dhe me një kapsulë (cipë e cila shkolitet)

Nga pjesa e mesme e saj dalin kanalet e urinës - ureteret

Furnizimi i veshkave me gjak

Veshkat ushqehen nga arteriet renale – janë degë e drejtpërdrejtë e aortës abdominale



10. Ureteret (URETERS)

Janë poashtu organe çifte, gypore

Shtrihen nga hyrja në veshka e deri te hyrja në fshikëzën e urinës

Ato anatomikisht janë të vendosura në pjesët anësore të trupit dhe në fund dalin përpara

Kanë mure të holla dhe elastike, shërbejnë për përcjelljen e urinës deri në fshikëz



11. Gjëndrrat mbiveshkore (ADRENALS - GLANDULA SUPRARENALIS)

Janë organe çifte

Të vendosura mbi veshka, në të dyja anët

Janë të vogla dhe kanë ngjyrë portokalli

Kane formë afërsisht trekëndëshe





ANATOMIA E KAFAZIT TË KRAHRORIT



12. Kafazi i Kraharorit

I vendosur në pjesën e mesme të trupit; mes qafës (neck) dhe barkut (abdomen)

Me barkun e ndan diafragma

Me qafën ka komunikim direkt

Ndërtimi i kafazit të kraharorit

Skeleti

Brinjët (ribs)

Dërrasa e gjoksit (sternum)

Pjesa torakale e shtyllës kurrizore

Organet:

Trakea (trachea)

Bronket (bronchi)

Mushkëritë (lungs)

Zemra (heart)

Enët e gjakut (blood vessels)

Pjesa torakale e ezofagut

Pleura (pleura)

Perikardi (pericardium)

Brinjët (ribs)

Organe ashtërore

Shtrihen prej vijës së mesme të shpinës deri te vija e mesme e përparme

Janë 12 palë brinjë

Nuk lidhen direkt për dërrasën e gjoksit, por përmes kërceve

Ndahen në:

Brinjë të vërteta (true ribs)

Brinjë të rrejshme (false ribs)

Brinjë të lira (floating ribs)

Hapësirat ndërbrinjore (intercostal spaces)

Hapësirat në mes brinjëve

Ndërtohen nga:

Muskujt ndërbrinjore (intercostal muscles)

Arteriet dhe venat (intercostal arteries and veins)



13. Dërrasa e gjoksit (sternum)

I vendosur në pjesën e mesme të përparme

Komunikon me ashtin kularthor (clavicle - collar bone) dhe me brinjët

Përbëhet nga doreza (manubrium), trupi (corpus) dhe zgjatimi ksifoid (processus xiphoideus)



14. Pleura (PLEURA)

Pleurë quhet cipa mbështjellëse e mushkërive

Përbëhet prej dy pjesëve (fletave):

Pleura parietale

Pleura viscerale

Mes tyre gjendet lëngu pleural

Pjesët e pleurës

Varësisht nga regjioni të cilin e mbulon, dallojmë disa pjesë të pleurës:

Brinjore (costal)

Diafragmale (diaphragmatic)

Mediastinale (mediastinal)

Cervikale (cervical, cupula)

Hapësira mes dy pleurave (të majtë dhe të djathtë) quhet mediastinum



15. Trakea (TRACHEA)

Organ gypor

Nga pjesa e poshtme e laringut e deri në nivel të unazës së IV torakale

E vendosur përpara ezofagut, pas harkut të aortës dhe brenda arterieve carotide

Përfundon me “udhëkryq”- bifurkacion, ndahet në dy anë dhe vazhdon me bronket kryesore

Ndërtohet prej kërcave me formë gjysmërrethi dhe një cipë lidhore

Pjesa e brendshme e mbuluar me mukozë

Mukoza ka qeliza me fije (cilie) që mundësojnë nxjerrjen e sekretit (gëlbazës) nga rrugët e frymëmarrjes

Shumë e ndjeshme në ngacmime dhe reagon me provokimin e refleksit të kollës

200

16. Bronket (BRONCHI)

Organe gypore, çifte, shtrihen në të dy anët e mushkërive

Fillojnë nga bifurkacioni i trakesë

Degëzohen nga bronket kryesore e deri te alveolat

Bronket kryesore ndodhen jashtë mushkërive, ndërsa degët e tjera janë brenda mushkërive

Bronku kryesor i djathtë është më i pjerrët se sa bronku kryesor i majtë

Janë të mveshura me mukozë të hollë e të ndjeshme, si dhe janë të pasura me qeliza me cilie (fije)

Sekreti bronkial është produkt i gjendrrave bronkiale dhe krijohet me qëllim të lagies së rrugëve të frymëmarrjes

Bronket kanë fije muskulore të cilat i ngushtojnë ato dhe këto fije reagojnë në barna të ndryshme, pluhur, substanca alergjike, etj

Pjesa përfundimtare e bronkeve quhet alveole dhe është pjesa më e rëndësishme, sepse këtu kryhet procesi i frymëmarrjes



17. Mushkëritë (LUNGS)

Janë organe çifte të vendosura në të dy anët e kafazit të kraharorit

Kanë formë konike dhe konsistencë sfungjerore

Përbëhen prej 5 lobeve dhe 4 faqeve

Lobet dhe faqet e mushkërive

5 lobe, 3 në mushkërinë e djathtë dhe 2 në të majtën

Mushkëria e djathtë:

Lobi i sipërm

Lobi i mesëm

Lobi i poshtëm

Mushkëria e majtë:

Lobi i sipërm

Lobi i poshtëm

4 faqe:

2 faqe brinjore

faqen diafragmale

faqen mediastinale

Hilusi mushkëror

Gjendet në faqen mediastinale të mushkërive

Pjesë ku hyjnë bronket dhe ku hyjnë e dalin enët e gjakut

Nga pas hyn bronku, përpara arteria, poshtë dalin venat

Përrreth hilusit gjenden gjëndrrat hillare



18. Perikardi (PERICARDIUM)

Cipë mbështjellëse e zemrës

Dy fletëza:

Perikardi visceral dhe

Perikardi parietal

Në mes tyre është hapësira perikardiale e mbushur me një sasi të vogël lëngu

Grumbullimi i sasive të mëdha të lëngut (apo gjakut) në këtë qeskë shkakton tamponadën e zemrës

Zemra (HEART)

Organ muskulor i vendosur në kafazin e kraharorit

Anatomikisht lokalizohet në pjesën e poshtme të mediastinumit të perparëm.

Ka forme konike dhe madhësinë e grushtit të një të rrituri.

Luan rolin e pompes në organizëm.



19. Zemra (heart)

Përbëhet prej katër zgavrave:

Dy parabarkushe (atriume)

Dy barkushe (ventrikuj)

Parabarkushet (atriumet)

Janë dy, e majta dhe e djathta

Ndodhen në pjesën e sipërme të zemrës

Në atriumin e djathtë derdhen vena cava superior dhe vena cava inferior, të cilat sjellin gjakun pa oksigjen nga i gjithë organizmi

Në atriumin e majtë derdhet vena mushkërore (pulmonary vein), e cila sjell gjakun e oksigjenuar prej mushkërive

Barkushet (ventrikujt)

Janë gjithashtu dy, e majta dhe e djathta

Ndodhen në pjesën e poshtme të zemrës

Prej ventrikulit të djathtë del arteria mushkërore (pulmonary artery) dhe e dërgon gjakun e paoksigjenuar në mushkëri

Prej ventrikulit të majtë del aorta e cila e shpërndan gjakun e oksigjenuar në tërë organizmin

Septumi (septum)

Mes atriumeve dhe ventrikujve ndodhet muri i cili quhet septum

Muri që ndan atriumet quhet septum interatrial, ndërsa ai që ndan ventrikujt quhet septum interventrikular

Në mes atriumeve dhe ventrikujve gjendet muri ndarës që quhet septum atrioventrikular dhe në mes të këtij septumi ndodhen valvulat (valves)

Valvulat (valves)

Valvulat janë fletëza të cilat e mbyllin dhe hapin këtë ndarëse

Valvula atrioventrikulare e djathtë i ka tri fletëza, derisa valvula atrioventrikulare e majtë i ka dy fletëza Kjo valvulë quhet edhe valvulë mitrale

Në skajet e këtyre valvulave kapen muskujë të imtë të quajtur muskujt papillar (papillary muscles) dhe shërbejnë për hapjen e tyre

Edhe në aortë dhe arterien mushkërore ka valvula

Arteriet koronare (coronary arteries)

Janë degët e para të aortës

Dy janë kryesore dhe pastaj degëzohen në degë më të imta

Arteria e majtë koronare (left coronary artery)

Arteria e djathtë koronare (right coronary artery)

Furnizojnë me gjak muret e zemrës

Mbyllja e ndonjërës prej tyre shkakton infarkt



20. Mediastinumi (MEDIASTINUM)

Pjesa e mesme e kafazit të kraharorit, në mes të dy pleurave

Ndahet në:

Mediastinumin e përparmë

Mediastinumin e pasmë

Zemra dhe harku i aortës ndodhen në mediastinumin e përparmë

Trakea, ezofagu dhe enët e gjakut ndodhen në mediastinumin e pasmë



ANATOMIA E KOKËS

21. Koka (HEAD)

Pjesët kryesore të kokës:

Kafka

Fytyra

Skeleti i kokës:

Skeleti i kafkës - skull:

Përbëhet prej 8 eshtrave

Është tërësisht i mbyllur

Të gjitha kockat lidhen me veti me lidhje të fortë - suture



22. Truri

Zë pjesën më të madhe të kokës

Peshon mesatarisht 1300 gr

I mbështjellë me cipa trunore:

Cipa e fortë - dura mater

Cipa e marimangës - arachnoidea

Cipa e butë - pia mater

Rrethohet nga lëngu truro-shpinor (likuor cerebrospinalis)

Pjesët e trurit

Truri i madh

Truri i vogël

Trungu trunor

Truri i madh - cerebrum

Pjesa më e madhe e trurit

Dy hemisfera: e majta dhe e djathta

Katër lobe: frontal, parietal, temporal dhe okcipital

Sulkuset dhe giruset

Struktura të njëjta

Qendra e të folurit (Broca’s)

Truri i madh në prerje tërthore

Dallojmë këto pjesë:

Koren trunore

Masën e bardhë

Kapsulën e brendshme (internal capsula)

Funksionet e trurit të madh

Të menduarit

Të folurit

Ndjeshmëria

Të shikuarit

Sistemi i emocioneve

Rregullimi hormonal i organizmit

Koordinimi i lëvizjeve të ekstremiteteve

Truri i vogël - cerebellum

I vendosur në pjesën e pasme të poshtme të kafkës

Nën trurin e madh (lobin okcipital) dhe përpara ponsit

Dy pjesë: të majtën dhe të djathtën

Druri i jetës (arbor vitae)

Qendrat për lëvizjen e pjesëve të trupit dhe ekuilibër

Trungu trunor - brain stem

Vazhdon nga palca kurrizore - neper foramen magnum

Nën trurin e madh dhe përpara trurit të vogël

Tri pjesë:

Palca e zgjatur - medulla oblongata

Ura - pons

Truri i mesëm - midbrain

Ura - pons

Dalin nervat kranial (12 nerva kranial)

Qendrat për frymëmarrje dhe punë të zemrës

Dëmtimi shkakton vdekje të menjëhershme



23. Palca kurrizore - MEDULLA SPINALIS (SPINAL CORD)

Përgjatë pjesës së pasme të trupit; brenda kanalit të shtyllës kurrizore

Fillon në rrëzë të qafës dhe shtrihet deri te unaza e dytë lumbale (e belit)

Dallojmë 3 pjesë - varësisht nga regjioni

E mbështjellë me cipa: dura, arachnoidea dhe pia

Noton në lëngun truro-shpinor

Palca kurrizore

Dalin gërshetime të shumta nervore

Në prerje tërthore ka masën e përhimë dhe masën e bardhë

Formë të fluturës

Fijet nervore shkojnë në tru dhe përpunojnë informacionet



24. Fytyra - face

Skeleti

Organet

Indet e tjera të buta

Skeleti i fytyrës:

Nofulla e sipërme - maxilla

Nofulla e poshtme - mandible

Eshtrat e hundës - nasal bone

Eshtrat e mollëzave - zygomatic bone

Qiellza e fortë - palatine bone

Pjesët përbërëse të fytyrës

Nëntë zgavra:

Gropëzat e syve

Zgavrat e hundës

Sinuset maksillare

Zgavra e gojës

Kanalet e jashtme të veshit

Balli është pjesë e kafkës edhe pse është i dukshëm në pjesën e përparme të fytyrës

Ndërtohet nga ashti ballor (frontal)



25. Sytë - EYES

Janë të vendosur në gropëzat e syve

1/3 e sipërme e fytyrës, nën ashtin ballor dhe mbi maksille

Mbulohen me kapakët e syve (palpebra)

Pjesët e syrit

Bebëza e syrit - pupilla (pupil)

Ylberi - iris

Të bardhët e syve - sklera

Kornea

Thjerrëza - lens

Lëngu i syrit - vitreous humor

Retina

Vazhdon me nervin optik (nervin e të pamurit)

Strukturat mbrojtëse të syrit: qerpikët dhe lotët



26. Hunda - NOSE

1/3 e mesme të fytyrës

Balli, goja, sytë dhe sinusi maksillar

2 kocka dhe 6 kërca - krijojnë dy zgavra

Ka tri pjesë:

Rrënjën - radix

Shpinën - dorsum

Krahët - allae

Qime, receptore të nuhatjes dhe enë gjaku (locus Hasselbach)



27. Goja - MOUTH (ORAL CAVITY)

1/3 e poshtme e fytyrës

Dhëmbët, harqet palatinale, pjesën gojore të faringut, tonsillat, muskujt përtypës, dyshemeja, qiellëza e fortë dhe ajo e butë

Në të është e vendosur gjuha

Gjuha - tongue

Organ muskulor

Ka receptorët e shijes në sipërfaqe, tri lloje

Ka dy pjesë:

Rrënjën

Trupin



28. Veshët - EARS

Pjesën anësore të kokës, 1/3 e mesme e fytyrës

Lapra e veshit, kanali i jashtëm i veshit, membrana timpanike, veshi i mesëm dhe veshi i brendshëm

Të ndërtuar nga kërcat dhe lëkura

Përpara është e vendosur gjendrra parotide (parotid gland)

Madhësi të ndryshme, formë afërsisht të njëjtë (anomalitë e lindura)

Membrana timpanike - tympanic membrane

Cipë e hollë

E tendosur

Përcjellë dridhjet e zërit në kockat e veshit të mesëm Te veshi i brendshëm krijohet ndjesia e dëgjimit





ANATOMIA E QAFËS



29. Pozita anatomike e qafës

Pjesa që lidh kokën me kafazin e kraharorit

Kufijtë:

Poshtë - kafazi i kraharorit

Lart - koka

Përpara lart - mjekra

Përpara poshtë - gropa jugulare

Prapa lart - protuberantia oçipitalis superior

Prapa poshtë - unaza e VII-të e qafës

Anatomia e qafës

Ka formë cilindrike te të gjithë, madhësi të ndryshme nga personi në person

Ndër strukturat anatomike më të rëndësishme të qafës janë: laringu dhe një pjesë e trakesë, një pjesë e ezofagut, arteria karotide, muskuli sternokleidomastiod (parzmokularthothimthak), pjesa qafore e palcës kurrizore, etj.

Zonat e qafës

Anatomikisht ndahet në katër zona kryesore:

Zona e përparme e qafës (anterior neck area)

Zona e muskulit sternokleidomastoid (sternocleidomastoid muscle area)

Zona anësore e qafës (lateral neck area)

Zona e pasme e qafës (posterior neck area)

Zona e përparme e qafës (anterior neck area)

Kufijtë:

Tehu i poshtëm i mandibules - lart

Skaji i përparmë i muskulit sternokleidomastoid (SCM) - anash

Gropa jugulare - poshtë

Trekëndëshat:

Trekëndëshi i sipërm nëngjuhor (suprahyoid triangle)

Trekëndëshi i poshtëm nëngjuhor (infrahyoid triangle)

Përmbajtja e trekëndëshave

Trekëndëshi suprahyoid përmban: muskuj, gjendrra pshtymore, enë gjaku dhe nerva

Trekëndëshi infrahyoid përmban: laringun, një pjesë të trakesë, arterien karotide të përbashkët, venën jugulare dhe nervin vagus



30. Laringu (LARYNX)

Kufijtë:

Ashti nëngjuhor (hyoid) - lart

Trakea - poshtë

Faringu (fyti) - prapa

Gjendrra mburojore (tireoide) - përpara

Tufa e enëve të gjakut dhe nervi vagus - anash

Madhësia varet nga mosha dhe gjinia

Mollëza e Adamit (Adam’s apple)

Ndërtimi i laringut

Katër kërca të lidhura mes

Muskuj të vegjël, enë gjaku dhe nerva

Kërca më e madhe - tireoide

Kërca më e rëndësishme - epiglotike

Laringu në prerje tërthore

I hapur gjithmonë

Organ i frymëmarrjes dhe i formimit të zërit

Telat e zërit - vocal cords

Palë muskulore dhe fletëza



31. Faringu - PHARYNX

Shtrihet nga koka e deri te pjesa e mesme e qafës

Organ gypor, me gjatësi 13 - 15cm

Kufijtë:

Baza e kafkës - lart

Ezofagu - poshtë

Zgavra e hundës, zgavra e gojës dhe hyrja në laring – përpara

6 unazat e para të qafës - prapa

Enët e gjakut dhe nervi vagus - anash

Pjesët e faringut

Tri kate:

Nazo-faringu - pjesa hundore e faringut

Oro-faringu - pjesa gojore e faringut

Laringo-faringu - pjesa laringeale e faringut

Vetëm laringo-faringu është pjesë e qafës, dy të tjerat janë pjesë të kokës

Funksioni i faringut

Tonsilla e tretë

Unaza Ëaldeyer

Kryqëzimi i rrugëve të frymëmarrjes dhe të tretjes



33. Gjëndrra tiroide - THYROID GLAND

Gjëndrra më e madhe me sekretim të brendshëm

E vendosur në pjesën e përparme të mesme të qafës

Ka dy lobe:

Lobin e majtë - left lobe

Lobin e djathtë - right lobe

Ngushtica e tiroides - isthmus

Raportet e tiroides

Përpara - muskujt dhe fashat e qafës

Prapa - tufa e enëve të gjakut dhe nervi vagus

Brenda - pjesërisht kërcen trioide të laringut, e pjesërisht kërcat e trakesë

Funksioni i tiroides

E butë dhe elastike

Mund të rritet dhe të preket në sipërfaqe



34. Gusha endemike

Prodhon hormone të rëndësishme për rritje

Arteria karotide e përbashkët (common carotid artery)

Enë e madhe gjaku - degë e aortës

Arteria e majtë dhe e djathtë karotide (degë e drejtpërdrejtë e aortës)

Kufijtë:

Përpara - muskuli SCM

Prapa - zgjatimet anësore të unazave të qafës

Anash - vena jugulare e brendshme

Prapa arteries dhe venës gjendet nervi vagus - tufa vazo-nervore

Degët e arteries carotide

Në nivelin e kërces tiroide ndahet në:

Arterien carotide të brendshme (internal carotid artery) - jep degët për kokën

Arterien carotide të jashtme (external carotid artery) - jep degët për fytyrën

Arterie në të cilën preket pulsi

Zona sternokleidomastoide

Anash zonës së përparme dhe përpara zonës anësore të qafës

Pjesën qendrore e ka muskuli STERNOCLEIDOMASTOID (SCM)

Nën të ka fasha, një pjesë e arteries carotide, venës jugulare dhe nervit vagus

Zona anësore e qafës (lateral neck area)

Pas muskulit SCM dhe përpara muskulit trapezius

Ka fasha, enë gjaku dhe nerva

Plexus brachialis - paraliza të duarve te fëmijët

Vena jugulare e jashtme + vena jugulare e brendshme = vena cava superior (vena zgavrore e sipërme)

Zona e pasme e qafës (posterior neck area)

Përpara - buza e përparme e muskulit trapezius

Lart - protuberantia oçipitalis posterior

Poshtë - vija që kalon nëpër unazën e VII-të

Muskuj, enë gjaku dhe nerva







ANATOMIA E EKSTREMITETEVE

Ekstremitetet (extremities)

Ekstremitetet e sipërme (upper extremities)

Ekstremitetet e poshtme (loëer extremities)

Ekstremitetet e sipërme

Ndërtohen prej:

Eshtrave

Muskujve

Enë gjaku

Nerva

Ndahen në tri regjione:

Krahu (arm)

Parakrahu (forearm)

Shuplaka (palm)



36. Dora

Pjesë e skajshme e trupit

Vazhdon nga shpatulla dhe përfundon me gishtërinjë

Eshtrat e dorës

Humerusi

Radiusi

Ulna

Eshtrat e nyjës së dorës

Eshtrat metakarpal

Falangjet

Muskujt e krahut

Muskuli më i zhvilluar - muskuli biceps

Muskujt e tjerë: muskuli brahialis, korakobrahialis

Muskuli triceps - pjesa e pasme

Muskujt e parakrahut - 8

Sipërfaqësor dhe të thellë

Venat sipërfaqësore të dorës

Dy vena kryesore:

Vena cefalike (cephalic vein)

Vena bazilike (basilic vein)

Vena kubitale (cubital vein)

Shërbejnë për dhënie të injeksioneve dhe intervenime të tjera terapeutike

Arteriet e dorës

Enë gjaku që ushqejnë strukturat e dorës

Arteria kryesore - arteria brahiale (brachial artery) - vazhdim i arteries aksillare

Në regjionin e brrylit ndahet në dy degë:

Arterien radiale (matet pulsi)

Arterien ulnare

Shuplaka (palm)

Kockat e shuplakës

Muskujt sipërfaqësor dhe të thellë

Arteriet e shuplakës



37. Këmba (leg)

Pjesa e poshtme e skajshme e trupit

Fillon nga regjioni inguinal dhe përfundon me gishtërinjtë e shputës

Ndahet në tri regjione:

Kofsha

Nëngjuri

Shputa

Eshtrat e këmbës

Femuri

Patella

Tibia

Fibula

Kockat e nyjës së shputës

Kockat metatarzale

Falangjet

Muskujt e kofshës

Muskuli më i madh - quadriceps femoris

Muskuli sartorius, aduktor magnus, iliakus, gracilis, pektineus, vastus lateralis etj

Muskuli biceps femoris prapa

Arteriet e kofshës

Arteria femorale - dega më e madhe

Jep degë përrreth femurit

Venat e kofshës

Vena femorale

Muskujt e nëngjurit

Muskujt e përparmë: tibialis anterior, ekstenzor etj.

Muskujt e pasëm: gastroknemius, soleus

Arteriet e nëngjurit

Arteria poplitea

Arteria e përparme tibiale

Arteria e pasme tibiale

Venat e nëngjurit

Vena safena - vena më e madhe e këmbës

Shputa

Kockat e shputës

Muskujt e shputës

Arteriet e shputës









ANATOMIA E KOMBLIKUT

Pozita anatomike e komblikut

Pjesa e tretë e trungut trupor

Nën zgavrën e barkut (abdomen)

Ndahet përmes peritoneumit

Eshtrat e komblikut

Unazë ashtërore

Tri eshtra:

Iliak

Ishiadik

Pubik

Ngjiten në sakrum

Përpara - simfiza pubike

Strukturat e komblikut

Muskuj

Enë gjaku dhe

Organe

Përmbajtja e komblikut mashkullor

Fshikëza urinare (urinary bladder)

Prostata (prostatic gland)

Zorra e drejtë (rectum)

Anusi (anus)

Qeskat farore (seminal vesicle)

Përmbajtja e komblikut femëror

Fshikëza urinare

Vagina (vagina), qafa e mitrës (cervix) dhe mitra (uterus)

Vezoret (ovaries)

Zorra e drejtë

Anusi



38. Fshikëza urinare (URINARY BLADDER)

Një qeskë muskulore

I ngjan një trekëndëshi

Ka trupin, bazën dhe majën

E fiksuar në majë dhe bazë

Dy hyrjet e ureterëve

Një dalje për ureter

Madhësia dhe pozita - varen nga sasia e urinës

Raportet e fshikëzës urinare

Meshkujt:

Lart - zorrët

Poshtë - prostata

Përpara - simfiza pubike

Pas - qeskat farore (vezikulat seminale)

Femrat:

Lart - zorrët, mitra

Poshtë - uretra

Përpara - simfiza pubike

Pas - muri i përparëm i vaginës, qafa e mitrës



39. Uretra (URETHRA)

Organ gypor

Shtrihet prej fshikëzës urinare deri te hapja e jashtme

Zbraz urinën prej fshikëzës

Uretra mashkullore është më e gjatë se ajo femërore

Rëndësia klinike



40. Perineumi (PERINEUM)

Pjesa e butë e fundit të komblikut

Muskujë dhe fasha

Mban organet e komblikut

Perineumi mashkullor dhe femëror

Femrat:

Klitorisi

Buzët e mëdha e të vogla të vaginës (labia minora and majora)

Uretra

Vagina

Anusi

Meshkujt:

Skrotumi

Rrënja e penisit

Anusi



41. Organet seksuale mashkullore

Të gjitha organet që marrin pjesë në shumimin seksual te meshkujt

Përfshijnë:

Qeskat skrotale (scrotum)

Testiset (testes)

Penisi (penis)

Qeskat farore (seminal vesicles)

Epididimisi

Ductus deferens

Kanalet ejakulatore (ejaculatory ducts)

Prostata (prostatic gland)

Uretra mashkullore

Skrotumi dhe testiset

Skrotumi:

Qeskë lëkurore

Mban testiset

Testiset:

Gjendrra seksuale mashkullore

Të vendosura në skrotum

Formë vezake

Prodhojnë spermë dhe hormonet seksuale mashkullore (testosteroni)

Prodhojnë spermatozoid

Epididimisi, ductus deferens dhe vezikula seminale

Epididimisi:

I vendosur mbi testise

Këtu piqen spermatozoidet

Vazhdon me ductus deferens

Ductusdeferens:

Gyp i hollë

Shkon nga testiset deri te vezikulat seminale

Bart spermën e pjekur

Vezikulat seminale (qeskat farore):

Gjendrra të vogla

Në pjesën e pasme të fshikëzës urinare

Prodhojnë lëng spermatik

Gyp bartës - shoqëron ductusin deferens

Kanalet ejakulatore dhe prostata

Kanalet ejakulatore:

Ductus deferens + kanali i vezikulës seminale

Kalojnë nëpër prostatë

Zbrazen në ureter

Prostata:

Gjendërr me madhësi dhe formë të gështenjës

Nën qafën e fshikëzës urinare

Uretra kalon nëpër mes

Ka dy kapsula që e rrethojnë

Mund të rritet, sidomos në pleqëri

Penisi dhe uretra mashkullore

Penisi:

Organ urinimi dhe shumimi

Ka tri pjesë:

Rrënjën

Trupin dhe

Kokën (glans)

Trupi ka enë të shumta gjaku

Uretra kalon nëpër mes të penisit

Në kokë hapet uretra

Uretra mashkullore:

Ka tri regjione:

Prostatike - nëpër prostatë

Membranoze - kalon perineumin

Sfungjerore - nëpër penis



42. Organet seksuale femërore

Të gjitha organet që marrin pjesë në shumimin e femrës

Ndahen në:

Organe të jashtme seksuale - bregu i turpit (mons pubis), klitorisi, buzët e mëdha dhe të vogla, gjendrrat e Bartolinit

Organe të brendshme seksuale - vagina, mitra, tubat uterine dhe vezoret

Organet e jashtme seksuale femërore

Bregu i turpit - pjesë e sipërme, e mbuluar me qime, masë yndyrore nën të

Klitorisi - organ i ngjashëm me penisin te meshkujt, mes buzëve të vogla, formon një të ngritur

Buzët e mëdha e të vogla - palë lëkurore, rrethojnë uretren dhe hyrjen në vaginë, buzët e medha kanë qime, të voglat e rrethojnë klitorisin

Gjendrrat e Bartolinit - gjendrra të vogla, mes himenit dhe buzëve të vogla, mbajnë të lagur hyrjen në vaginë

Organet e brendshme seksuale femërore

Vagina:

Organ gypor muskulor

Në hyrje - himeni (cipa e virgjërisë)

Pas pëlcitjes mbesin karunkulet himenale

Shtrihet deri te qafa e mitrës

Formon një palë të pasme - bazën për spermë

Mitra (UTERUS)

Organ muskulor i zgavërt

Mbi fshikëzën urinare, anash ka vezoret, sipër ka zorrët

E lidhur me lidhëse

E shtypur nga para - prapa

Ka tri shtresa:

Perimetrium - peritoneumi e mbështjellë

Miometrium - shtresë e muskujve

Endometrium - ndryshime ciklike mujore

Ka katër pjesë:

Qafën - cervix

Ngushticën - istmus

Trupin - corpus

Fundin - fundus

Ka dy brirë anësore - vazhdojnë me tubat uterine

Tubat uterine (UTERINE TUBES)

Organe çifte, gypore

Anash mitrës

Shkojnë deri te vezoret

Përcjellin qelizat vezë nga vezoret deri te mitra

Përcjellin spermën deri te qeliza vezë

Kanë katër pjesë: infundibulum (hinka), ampula (zgjerimi), istmus (ngushtica) dhe pjesa brenda murit të mitrës (intramurale)

Fekondimi ndodh në pjesën ampulare

Vezoret (OVARIES)

Organe çifte

Të vendosura në pjesën e pasme të lidhëses anësore të mitrës

Prodhojnë qelizat vezë dhe hormonet seksuale femërore





























28 Qershor 2008