Elbasan- Skena rreqethese ne pyjet e Elbasanit. Turma gjuetaresh te papergjegjshem, shumica e te cileve nuk jane profesioniste, vrasin pa iu dridhur dora kafshe te egra dhe te rralla, te cilat kane kohe qe nuk duken me ne malet tona dhe qe mbrohen me ligj te vecante. Por shqiptareve, iu jane bashkangjitur edhe turiste nga Italia dhe Greqia, qe sipas denoncimit te vete Shoqates se Gjuetareve, frekuentojne pyjet e zones per te vrare kafshe te rralla. Bllokimi nga reshjet e debores dhe temperaturat e uleta, kane bere qe disa nga kafshet e egra si derra, kaproj, arinj, lepuj, dhelpra etj, te ekspozohen gjate kohes qe kerkojne ushqim. Kete rast po e shfrytezojne gjuetaret e armatosur me cifte, kallashe dhe zagare.


Pak dite me pare, disa gjuetare nga fshatrat e thelle malore te Elbasanit, ne kufi me Dibren, vrane dy kaproj, te cilet me pare u mbyten nga qente. Skena e kapjes se kaprojve ka qene mjaft makabre. Kafsha e rralle u pikas nga zagaret dhe e lodhur nga mungesa e ushqimit, nuk ka mundur te caje deboren. Gjuetaret kane qelluar me cifte, nderkohe qente i jane hedhur ne fyt dhe qafe. Krijesa e rralle ne pyjet shqiptare eshte gjunjezuar, dhe ky ka qene casti fatal per te. Gjuetaret qeshnin dhe kenaqeshin, ndersa qente e shqyenin nga fyti dhe barku. Shfaqja tronditese ka vazhduar per disa minuta, deri sa me ne fund kaprollja femer, ka dhene shpirt. Me pas gjuetaret e kane rrjepur dhe kane ndare mes tyre disa kilograme mish. Fakti qe vrane nje kaprolle i ka gezuar pa mase, pa ditur se kishin bere krim, sipas ligjit shqiptar. Nje kafshe e tille kishte dekada qe nuk dukej me ne pyjet e Elbasanit dhe ne mbare Shqiperine. Kafshet qe jane demtuar me shume nga gjuetia e pakontrolluar kane qene kaprojte, derrat e eger, arinjte dhe lepujt. Ka pasur raste, kur grupe gjuetaresh kane vrare deri ne tre derra te eger ne dite. Sipas informacioneve te marra, e njejta situate ka qene gjate diteve te fundit edhe ne pyjet e thella te Librazhdit, si ne Stravaj, Stebleve, Rrajce, ne malesite e Gramshit dhe ne fshatrat e thelle malore te Elbasanit.


Kafshe te tilla, mbrohen me ligj te vecante. Por nuk mbaron me kaq. Per fat te keq gjuetareve dhe fshatareve te papergjegjshem i jane bashkuar edhe turiste te huaj italiane dhe greke, te cilet kane mesuar se ne pyjet shqiptare askush nuk te penalizon, edhe nese vret kafshe te rralla qe jane ne zhdukje. Sipas informacioneve te marra keto dite ne pyjet e Qarkut te Elbasanit, kane zhvilluar gjueti te paligjshme edhe gjuetare nga Italia dhe Greqia. Askush nuk po mundet te ndale kete krim. Shoqatat e Gjuetareve ne qark kane dhene alarmin, megjithate jane te pafuqishme te mbrojne kafshet, pasi gjuetia kryhet ne zona teper te thella, te cilat jane te bllokuara nga debora. Edhe pushteti lokal eshte i dobet para kesaj situate.


"Kjo gjueti ndalohet me ligj, po zhduken kafshe te rralla"


Kryetari i Shoqates se Gjuetareve, Kujtim Hazbiu, u shpreh se nje gjueti e tille eshte e ndaluar dhe e denueshme me ligj. "Jemi ne dijeni te gjuetise se paligjshme dhe po mundohemi me te gjitha mjetet, qe ta parandalojme ate. Keto dite kemi vendosur te therrasim ne prefekture, nje takim me te gjithe perfaqesuesit e njesive vendore", tha Hazbiu per gazeten "KJ". Ai shtoi se do te kerkojme sensibilizimin e komunitetit qe te mbroje kafshet e rralla, te cilat jane pasuri e tyre. "Do te kerkojme edhe ndihmen e Policise se Rendit dhe Policise Pyjore. Nese vazhdohet me keto ritme, atehere kafshet e egra do te zhduken krejtesisht ne pyjet shqiptare", perfundoi Hazbiu.


Fatos Salliu