kinezi-me-arsiminTiranë- Në një kohë kur kryeministri i vendit Sali berisha ka kërkuar që shqiptarët të flasin edhe gjuhën kinezçe si gjuhë tëdytë përkrah spanjishtes dhe gjermanishtes, Universiteti i Tiranës nënshkroi sot një marrëveshje të posaçme me institutin Konfuci, një organizatë jofitimprurëse kineze që merret me mësimdhënien e gjuhës, përgatitjen e mësuesve dhe përhapjen e kulturës kineze në mbi 96 vende të Botës.


Ky institut do të çelet në shtator pranë Universitetit të Tiranës, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja.


Prof. Dr. Dhori Kule theksoi se gjuha kineze, po shihet me interes nga studentët shqiptarë në kushtet e reja të politikës dhe ekonomisë globale.


Është për tu përshëndetur fakti që UT u përzgjodh nga qëndra e Institutit Konfuci, përkrah 71 universitete më të mira, si në SHBA, Kanada, Francë, Itali, Danimarkë në Europën e zhvilluar, Australi, për përhapjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës Kineze,- tha Kule.


Dy vite më parë në UT, u çel një seksion i veçantë për mësimin e gjuhës kineze, ku studiojnë rreth 70 studentë.