Kosova fiton betejen ne Hage per pavaresine e saj. Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ne Hage deklaroi se pavaresia Kosoves eshte legjitime, nuk ka shkelur rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit si dhe respekton te drejten nderkombëtare. Me kete deklarate Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, I ktheu nje pergjigje edhe Beogradit zyrtar qe pretendon ende se Kosova eshte pjese e tyre.



• Vendimi, emocione e gëzim në Prishtinë

• Jehona ndërkombëtare e vendimit të GJND-së




15 gjykatësit e GJND-se dolen ne kete perfundim pas votimit me 10 vota
pro, 4 kundër dhe një abstenim. Ky opinion keshillues krijon kushtet për
njohje të reja të pavarësisë së Kosovës nga komuniteti ndërkombëtar.



Kosova ka ndezur një debat të fortë mbarëbotëror kur u nda nga Serbia në
vitin 2008, pas një lufte të përgjakshme dhe pothuajse një dekadë
administrimi ndërkombëtar. Pavarësia e Kosovës është njohur nga 69 vende
të botës, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve të
Bashkimit Evropian, ndërkohë që Serbia e mbështetur nga Rusia e kanë
dënuar atë.



Dhimiter Adhami





Azhornuar së fundi ( e enjte , 22 korrik 2010 )










< I mëparshmi