17/04/2005  Ja çfarë duhet të sigurosh që të përfitosh leje qëndrimi për biznes, për bashkim familjar dhe për rinovime lejesh


Rinovimi i lejes së punës


Në zyrat e prefekturave dorëzohen këto dokumenta:


1.Leja e punës (në origjinal dhe fotokopje e legalizuar) Kujdes!


Për lejet 2-vjeçare të punës do të jetë e nevojshme paraqitja e dy lejeve të mëparshme të punës (në origjinal dhe fotokopje të legalizuar)


2.Leje e qëndrimit (e banimit) (në origjinal dhe fotokopje të legalizuar)


3.vendimi i Periferisë për rinovimin e lejes së qëndrimit (banimit)


4.Pasaporta


5.Ekarathisko për vitin 2003 ose Deklaratë Tatimore pasi nuk keni realizuar Deklaratë Përgjegjësie se nuk keni realizuar Deklarëtë Tatimore pasi nuk kishit të ardhurat (e sigluar nga zyra e taks tatimeve)


6.informacion tatimor i tipit A7


7.Kontratë pune (vetëm për punëne varur) me vulën dhe firmën origjinale të punëdhënënsit të sigluar nga Policia ose Njoftim për marrjen në punë nga OAED.


Kujdes!


Që nga momenti ku punëdhënësi të ketë hedhur firmën në kontratë dhe të jëtë sigluar nga policia e deri në momentin e dorëzimit të kërkesës për rinovimin e lejes së punës nuk duhet të kenë kaluar më shumë se 2 muja. Përndryshe do të kërkhet plotësimi i një Deklarate Përgjegjësie se kontrata është e vlefshme, e cila do të mbajë vulën dhe firmën origjinale të punëdhënësit dhe duhet të siglohet në polici brenda një mujai që nga dita kur do të dorëzohet kërkesa për rinovimin e lejes së punës.


Për punë të varur


10.a Ensima që nga dita e dhenies së lejes së punës e deri në ditën e dorëzimit të kërkesës së bashku me dokumentat, pa boshëllëk.


Për punë të pavarur


Psh: pastruese, kopshtarë, shitës llotarish, punonjës ndërtimi, infermiere personale


10.b. Ensima, të paktën gjysmën që nga dita e dhënies së lejes së punës e deri në ditën e dorëzimit të kërkesës së bashku me dokumentat.


Nëse nuk plotësohet numri i kërkuar i ditëve të siguruara të punës (dmth i ensimave) atëherë do të duhet që të provohet në mënyrë krejtësisht të besueshme arsyeja se përse nuk u punua gjatë periudhës së caktuar. Sikurse:


a)Ishte i papunë, emigranti d8uhet të dorëzoj vërtetimin nga OAED sipas së cilës duhet të rezultojë periudha e asistencës sociale ose e regjistrimit në OAED.


b)I sëmurë, (duhet të paraqes ë raport nga spitali shëndetsorë nga i cili të rezultojë koha kur ka qenë i sëmurë)


c)Nëse ka udhëtuar jashtë Greqisë (do të duhet të paraqesë fototkopje të pasaportës për periudhën e mungesës së tij).


Rinovimi i lejes së qëndrimit


Në zyrat e bashkive dorëzohet kjo listë dokumentash, natyrisht pasi më parë është marrë leja e punës nga prefektura.


1)Fotokopje e legalizuar e pasaportës (në dy kopje)


2)Fotokopje e legalizuar e lejes së qëndrimit ose vërtetimit se keni dorëzuar dokumentat për rinovimin e lejes së qëndrimit (në dy kopje)


3)Fotokopje e legalizuar e lejes së punës (në dy kopje) të lëshuar nga zyrat e prefekturës.


4)Libër shëndeti (i sigluar për vititn në vazhdim nga organi kopetent sigurues. Fotokopje e legalizuar


5)Tri fotografi me ngjyra


6)Taksë e cila do të paguhet në arkën e Shtetit me vlerë 1-vjeçare dhe taksë prej 294 eurosh për lejet e qëndrimit me afat 2-vjeçar


7)Deklaratë e thjeshte për adresën e banimit të aplikantit.


Bashkimi familjar


Dokumentat për bashkim familjar dorëzohen ne zyrat e bashkive dhe dosja përbëhet nga:


1.Fotokopje e lejes së qëndrimit të personit (ose vërtetimi) që bën kërkesë për bashkim familjar.


2.Fotokopje e pasaportës së personit që bën kërkesë për bashkim familjar.


3.Fotokopje e lejes së qëndrimit të personit (ose vërtetimi) të bashkëshortit/es


4.Fotokopje e pasaportës së bashkëshortit/es dhe fëmijëve.


5.Certifikatë familjare e kohëve të fundit e legalizuar zyrtarisht nga ku të rezultojë lidhja familjare


6.Përkthimi i certifikatës familjare.


7.raport mjekësor për aplikuesin dhe fëmijët (vlen vetëm për dhënien e lejes së qëndrimit dhe jo për procesin rinovues).


8.Vërtetim nga enti sigurues si libri i shëndetit i sigluar për vitin në vazhdim.


9.Deklaratë e thjeshtë për vendbanim.


10.Dy fotografi me ngjyra të kohëve të fundit dhe të njëjta.


11.Taksë e cila do të paguhet në Arkën e Shtetit me vlerë 146.74 euro për çdo person mbi 14 vjeç për lejet 1-vjeçare ndërsa taksë prej 294 eurosh për lejet 2-vjeçare.


Leje qëndrimi për veprimtari ekonomike të pavarur


Për lëshimin: Në bashkinë e zonës dorëzohen këto dokumenta:


1.Dy fotografi me ngjyra


2.Fotokopje e pasaportës në dy kopje ose dokument tjetër udhëtimi në të cilën nuk kërkohet vizë përderisa ekziston tani leja ë qëndrimit (në dy kopje)


3.Taksë sipas nenit 71, e cila dorëzohet në arkën e Shtetit si dhe fotokopje e kësaj, dmth për leje 2-vjeçare kërkohet taksa prej 294 euro


4.Deklaratë e thjeshtë e emigrantit (jo ipefthini dilosi i Nenit 1599/86) se ushtron veprimtari ekonomike të pavarur ose aktiviteti që ushtron është vazhdim apo fillim i fillestares (në dy kopje)


5.Vërtetim nga enti sigurues në të cilën është siguruar (në dy kopje)


6.Ekatharisko e zyrës së taks-tatimeve për vitin e fundit ekonomik. Nëse të ardhurat nuk bëjnë të mundur realizimin e Deklaratës Tatimore atëherë emigranti duhet të dorëzojë deklaratë përgjegjësie sipas nenit 1599/86 në të cilën të theksohet diçka e tillë (në dy kopje)


7.Deklaratë e thjeshtë e emigrantit (jo ipefthini dilosi i Nenit 1599/86) në të cilën të shënohet adresa e banimit (në dy kopje)


8.Fotokopje kartës së blertë ose e vërtetimit të vitit të mëparshëm (në dy kopje).


9.Studim teknik-ekonomik (në dy kopje).


10.Burim ekonomik prej 8150 euro (në dy kopje).


11.Informacion tatimor (në dy kopje).


Për rinovimin e lejes së qëndrimit për veprimtari ekonomike të pavarur


Përsëri në bashki dorëzohen këto dokumenta:


1.Dy fotografi me ngjyra


2.Fotokopje e pasaportës në dy kopje ose dokument tjetër udhëtimi në të cilën nuk kërkohet vizë përderisa ekziston tani leja ë qëndrimit (në dy kopje)


3.Taksë sipas nenit 71, e cila dorëzohet në arkën e Shtetit si dhe fotokopje e kësaj, dmth për leje 2-vjeçare kërkohet taksa prej 294 euro


4.Deklaratë e thjeshtë e emigrantit (jo ipefthini dilosi i Nenit 1599/86) se ushtron veprimtari ekonomike të pavarur ose aktiviteti që ushtron është vazhdim apo fillim i fillestares (në dy kopje)


5.Fotokopje e legalizuar e lejes së ushtrimit të aktivitetit (në panaire, pazare etj) në dy kopje


6.Vërtetim nga enti sigurues në të cilën është siguruar emigranti për kujdesin shëndetsorë dhe farmaceutik (TEBE) në dy kopje.


7.Libër shëndeti në dy kopje.


8.Leja qëndrimit në dy kopje


9.Hapja e biznesit në dy kopje


10.Ekatharisko e zyrës së taks-tatimeve për vitin e fundit ekonomik ose deklaratë përgjegjësie


11.Deklaratë e thjeshtë e emigrantit (jo ipefthini dilosi i Nenit 1599/86) në të cilën të shënohet adresa e banimit (në dy kopje)


12.Regjistrim në shoqatën e shitësve ambulantë në dy kopje.


13.Informacion tatimor në dy kopje.