Të tjera rreth shkrimit FOTOT/ 2 të vrarët në 5 të arratisurit 5 shqiptarët e arratisur vrasin policin grek




GREQI – Mediat greke kanë njoftuar se sonte rreth 22:00 janë vrarë në një shkëmbim zjarri me policinë, dy prej pesë të arratisurve shqiptarë të burgut të Trikallas. Ata janë Edison Lika, 25 vjeç dhe Admir Murataj., 41 vjeç.

36-vjeçari Mario Kola nuk ishte mes tyre, ai i është bashkuar grupit tjetër prej tre të arratisurish, që ende vërtiten të lirë, pasi u ndanë për t’i shpëtuar “krehjes” së zonës nga policia greke.

Dy të vrarët janë personat që qëlluan policin grek 37-vjeçar në postobllokun e policisë më 17 qershor 2013. Ata u identifikuan nga kamera termike e policisë. Policia u kërkoi këtyre personave të ndalonin, por ata nisën të shkëmbenin zjarr me të derisa mbetën të vdekur. Policia më pas lëshoi një deklaratë, ku njoftoi për një shkëmbim të madh zjarri me të burgosurit në Koniska.
 
(Në foto: Të vrarët Edison Lika dhe Admir Murataj)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)