Duke kerkuar nje udherrefyese duke kerkuar fillesat e nje levizje feministe ne Shqiperi. Duke kerkuar modelet e atyre grave qe paten guximin te sfidonin kohen mentalitetin duke thyer tabu shume te fuqishme hapen rrugen duke e cuar perpara. Keto zonja dhane kontributin e tyre te cmuar dhe hodhen themelet e rruges se gruas drejt civilizimit. Keto zonja kane jetuar dhe punuar ne epoka te ndryshme historike kane treguar guxim por mbi te gjitha trimeri. Tabute qe ato thyen ishin kunder shtypjes varferise dhe paditurise. Do te desha ta filloje nga Mbreteresha Teuta Donika Kastrioti Elena Lukrecia Peshkopia Nora e Kelmendit Dora DIstria Laskarina Bubulinen motrat Qirjazi Eminencat e Mbreterise Ikbale Ciken nje nga gazetaret e para shqiptare shkrimtaren dhe intelektualen e rralle Musine Kokalarin Noren e Kelmendit heroinen Shote Galicen artistet e rralla si Tefta Tashko Marie Kraja Jorgjie Truja Liri Belishova Andromaqi Zengo Dhora Leka etj. duke ardhur deri ne ditet tona si Jozefina Topalli qe ka hyre ne historine e Shqiperise si gruaja e pare ne krye te Parlamentit shqiptar dhe mbi te gjitha Nena e gjithe botes Shen Nene Tereza.


Veprimtaria e grave te shquara shqiptare eshte e lidhur ngushte me rrethanat ne te cilat u krijua veproi dhe jetoi populli shqiptar. Si rrjedhim eshte me se i nevojshem nje rrugetim i shkurter neper te kaluaren.


Pa dyshim ndjenja e perkatesise etnike si dhe roberimi i gjate krijuan logjiken e qendreses se perhershme shqiptare ndaj pushtuesve te ndryshem. Sic e dime shtylle e fuqishme e kesaj qendrese ishte gruaja. Ajo e beri kete permes edukimit te gjeneratave edukim ky qe niste qe nga ninullat e para qe mbajti frymen liridashese kultivoi ndjenjen e mosgjunjezimit e te respektit ndaj vlerave njerezore e kombetare. Prandaj ne udhen e stergjatur te historise meritat e gruas shqiptare zene nje vend shume te rendesishem e te vecante. Meritat e saj i njeh edhe Kanuni i Lek Dukagjinit nje prej kanuneve zakonore me te vjetra te gjithe Evropes ne baze te cilit gruaja gezonte te drejten te merrte pjese ne kuvende si rrjedhim gjendej ne nivelet e vendosjes. Mbijetesa e ketij Kanuni deri vone tek nje pjese e shqiptareve duhet konsideruar si pasoje e rezistences ndaj ligjeve te shteteve pushtuese qe u munduan tu imponojne shqiptareve.


Ti japesh arsim nje burri do te thote te mbjellesh nje peme qe leshon vetem hije kurse te arsimosh nje grua do te thote te mbjellesh nje peme qe pervec hijes jep edhe peme Sami Frasheri.


Ne historine mijevjecare te njerezit nuk eshte i madh numri i grave qe paten mundesine te shquhen ne sfera te ndryshme te jetes. U njohen kryesisht emrat e atyre grave qe zevendesuan apo perkrahen burrat e tyre te shquar. Nje numer i madh i grave mbeten anonime dhe u perfshine me emrin e perbashket grua. Bota e mbyllur por vepruese dhe krijuese e gruas nisi te gjeje shprehje vetem nga shekulli XVIII. Ne shekujt vijues fale kembenguljes individuale te femrave dhe me pas nisi te shpaloset energjia krijuese e gruas. Fundi i shekullit XX shenon inkuadrimin e gruas ne te gjitha sferat e jetes dhe mbi te gjitha ne qarqet e vendimmarrjes duke pasuruar keshtu trashegimine e cmuar te njerezimit.


Por jashte ketyre rrjedhave historike nuk mbeti as gruaja shqiptare. Duke pasur parasysh ulje-ngritjet historike te kombit shqiptar nje mori grash meritojne te njihen me mire sepse ishin shtylla te mirefillta dhe te rendesishme te familjes dhe te kombit. Por ashtu si e sheh gruan shqiptare Margaret Jursenal kur shkruan Per nene do te doja nje shqiptare... Andaj nuk eshte rastesi qe nga gjiri doli Nena me e madhe e botes se sotme Shen Nena Tereza.


Qendresa dhe sakrifica si forme e rezistences e grave shqiptare ne lufterat per liri dhe pavaresi sipas burimeve historike paraqitet ne vazhdimesi. Ato u rezistuan tendencave te asimilimit atje ku jetonin si dhe te akulturimit duke mekuar dhe kultivuar qe nga kohet antike frymen e edukimit human familjar si dhe traditen krijuese popullore. Pra sic e dime ky nuk ishte fusheveprimi I vetem I gruas shqiptare ajo u shqua jo vetem ne fushen politike ushtarako-luftarake te arsimimit te kultures dhe shkences.


Sigurisht ne nje artikull ato nuk mund te perfshihen sidomos sot ne ditet tona ato jane shume. Por ne tashme jemi ne gjendje ti veme nje emer te perbashket Lidere Prijese-Pararendese te Kultures dhe Civilizimit Shqiptar.


Nga bashkesia e grave shqiptare te cilat qendruan dhe vepruan ne rrethana te veshtira te koheve dolen personalitete te shquara veprat e te cilave i tejkaluan kufijte gjinore e kombetar. Ato deshmuan se truri nuk ka gjini dhe me veprat e tyre deshmuan se nuk ka fuqi qe mund ti ndale synimet e shenjta te nje populli per vetevendosje emancipim te gjithanshem dhe arritje te barazise gjinore.


Populli shqiptar si dhe popujt e tjere te vjeter te mesjetes se hershme u gjenden nen pushtime te gjata. Por gjate mesjetes u krijuan principatat e medha shqiptare si ajo e Araniteve e Kastrioteve e Balshajve e Muzakajve etj.


Shekulli XV shekull i ndritshem per Evropen Perendimore per Evropen Juglindore shenon pushtimin osman qe behet i gjate peseqind vjet. Shqiptaret duke i bere rezistence edhe ketij pushtimi u inkuadruan me princat e tyre ne koalicionet e krishtera ne lufte kunder osmaneve. Shqiptaret te udhehequr nga Gjergj Kastrioti Skenderbeu u bene rezistence te fuqishme pushtimeve osmane. Keta u bene mur i pathyeshem i pushtimeve te Perandorise Osmane ne Evrope. Skenderbeun e mbeshteten fuqimisht gruaja e tij Andronika Donika Kastrioti qe ne cdo cast ishte njeriu me i afert si ne politikeberje edhe ne ceshtje te tjera ajo ishte krahu i djathe i Gjergjit. Motra e tij Mamica. Po ashtu si Teuta me iliret ne antikitet nuk munden ta ndalnin rendjen e shfrenuar te pushtimeve romake drejt Lindjes as Skenderbeu me shqiptaret nuk munden ta ndalnin pushtimin e cmendur osman drejt Perendimit si dhe te trojeve shqiptare si dhe te Evropes Juglindore. Kryengritjet antiosmane shqiptare vazhduan deri ne renien perfundimtare te Perandorise Osmane.


Kryengritje te ngjashme u zhvilluan edhe ne Greqi dhe ne to u shqua arvanitasja me e famshme e historise shqiptare dhe greke Dhaskalina Pinoce-Bubulina 1821 e cila bashke me shqiptaret e tjere mundesoi lirine e Greqise. Si kapitene e anijes dhe stratege e talentuar gjithe jeten ia kushtoi luftes kunder pushtimit osman. Per luften per te fituar lirine ajo fali te gjithe pasurine. Fale zgjuarsise pjekurise dhe trimerise Bubulina u be nje nga heroinat me te shquara te historise greke ajo la gjurme te lavdishme ne historine e Shqiperise dhe Greqise.


Ne perballje te pengesave te shumta rruga e emancipimit e gruas shqiptare nuk kishte te ndalur. Lidhur me kete mesuesja zvicerane Venera Pfeninger qe punoi ne vitet 1928-1930 duke dhene mesim ne Institutin Kyrias te Motrave Qirjazi shkroi Instituti Kyrias me vlejti si celes qe hapi historine e nje vendi historine e kesaj Shqiperie te njohur keq pushtuar nga rryma te ardhura nga veriu nga lindja nga jugu dhe perendimi. Por duke degjuar nxeneset tona... u binda se karakteri i tyre i forte dhe i pasur u rezistonte nga natyra e vet edhe ndikimeve te keqija te nje kozmopolitizmi qe asgjeson apo deformon njerezit...


Letra me 300 nenshkrime te nxeneseve te shkollave nga Shkodra ne vitin 1881 si dhe pena e argjendte dhuruar Elena Gjikes Dora DIstrias duke qene mirenjohese per cka ajo bente per Shqiperine si dhe per veprimtarine dhe realizimin e nivelit te larte intelektual te saj po aq deshmojne per nivelin e saj te larte kulturor boteror si nje pararendese e feminizmit boteror. Ajo mbetet nje nga grate me te shquara te shekullit XIX. Shkrimtare shkencetare publiciste dhe diplomate e cila e sensibilizoi ceshtjen shqiptare ne arenen boterore ne ate kohe kur kombi yne ishte ne rrezik nga hordhite sllavo-greke.


Ikbal Cika ne vitet 1920-1930 ne Tirane dhe ne gjithe Shqiperine u krijuan disa shoqeri te grave intelektuale. Keto zonja me kulture dhe me prejardhje te plote intelektuale dhane nje kontribut te vyer ne gazetari publicistike si dhe ne emancipimin e kulturimin e gruas. Te perballura me kushte shume te veshtira dhane pa u kursyer gjithcka atehere nje kohe plot konservatorizem ndash prapambetje injorance padije te thelle dhe analfabetizem. Po te shfletosh faqet e shtypit te asaj kohe pararendeset ose ne mire maratonomaket e levizjes feministe shqiptare filluan te ndertonin themelet e para. Duken qarte problemet dhe ceshtjet qe e shqetesonin gruan shqiptare te asaj kohe. Ato nepermjet shtypit kerkuan te njihnin te drejtat e tyre lirite luftuan sa munden zakonet e vjetra pjese te patriarkalizmit.


Musine Kokalari - Muza. Jeta e saj ishte shume e shkurter po te numerosh castet e pakta te lumturise qe provoi dhe shume e gjate po te kujtosh ankthet vuajtjet dhe mundimet qe perjetoi gjer ne fund te jetes. Musinea u diplomua ne Universitetin e Romes. Ne moshen 28-vjecare u arrestua per shkak te librit te saj ... Sa u tund jeta u arrestua nga regjimi komunist dhe keshtu filloj kalvari i vuajtjeve te te saj deri sa mbylli syte pergjithmone. Kuptohet si mund ta duronin komunistet kete vajze te re qe themeloj partine e pare social demokrate Shqiptare E te kryesonte grupimin e pare antikomunist te opozites shqiptare a mund ti falnin guximin kulturen familjen e larte bukurine e jashtme dhe ate te brendshmen elegancen gjithcka vizionin per nje Shqiperi demokratike Ajo me trimeri deklaroi e bindur plotesisht ne gjyqin e turpshem te saj Une jam nxenese e Sami Frasherit. Me mua ju doni te denoni rilindjen. Ajo zgjodhi nje pseudonim shume domethenes Muza. Ajo besonte se dhuna dhe diktatura mund te luftoheshin me parlamentarizem dhe praktika demokratike. Nese rremon neper veprat e Musinese do te gjesh fjale per bote qe perendojne dhe femren e re qe po rilind atje. Nder te tjera lexoj Gruaja sot nga bota e perenduar e djeshme kerkon te jete pergjegjese per veten e saj e te marre pjese ne te gjitha ngjarjet e kohes... Nese thellohesh ne krijimtarine e Musinese rezulton se eshte nga shkrimtaret e para gra te viteve lsquo35 ajo mbetet personalitet i rralle i kultures shqiptare. Ne novelen Hija e djalit ajo i drejtohet gruas shqiptare nenes se kombit shpreses se atdheut. Ne qender eshte nena qe ka humbur djalin ne lufte. Dy tablo te natyres shqiptare dhe nje vegim i nenes.


Nora e Kelmendit shek. XVII. Ishte nje vashe nga Kelmendi Malesia e Shqiperise Veriore. E frymezuar me idete patriotike dhe duke mos duruar terrorin e pushtuesve osmaneve iu bashkengjit forcave shqiptare dhe luftoi si trimereshe dhe burrneshe malesie. Nora hyri ne legjenden kreshnike shqiptare pasi vrau pashain.
Shote Galica 1895-1927. Pas mbarimit te Luftes se Pare Boterore ceshtja e Kosoves ishte e pazgjidhur pasi ra nen sundimin sllav. Shote Galica u be figura me karizmatike e Levizjes Kacake ne Kosove ku pas renies se burrit te saj Azemit ajo e udhehoqi luften clirimtare.
Eumlshte shume e rendesishme te thuhet se perpjekjet e intelektualeve te para per organizimin e femres ne Shqipi me gjithe shtrirjen e kufizuar gjeografike pati rendesi te madhe. Ajo luajti nje rol te rendesishem ne perparimin e vendit per ta nxjerre ate nga prapambetja dhe shoqerite e grave u bene per anetaret dhe simpatizantet qendra ne te cilat u demonstruan elementet e nje shoqerie demokratike. Aty grate dhe vajzat mesuan te perdornin te drejten e votes se fshehte per zgjedhjen e organeve drejtuese e drejte qe iu mohua atyre nga qeverite e kesaj periudhe per tu perfshire ne jeten politike te vendit. Levizja feministe e kesaj kohe me gjithe veshtiresite dhe pengesat qe hasi perbente nje baze te rendesishme mbi te cilen u zhvillua dhe u organizua levizja femerore shqiptare ne vitet e mevonshme.


Gonxhe Bojaxhiu - Nena Tereza nena e gjithe botes u lind ne vitin 1910. Humaniste mbajtese e Cmimit Nobel per Paqen. Shenjteresha e gjalle Gonxhja u quajt nga bota Nena Tereze humanistja me e madhe e shekullit XX mbetet e gjalle dhe e deshiruar ne zemren e te gjithe shqiptarve.


Ne prag te viteve lsquo90 gruaja shqiptare ndodhej nen diktatin e nje emancipimi ushtarak. Deri ne ate kohe diktatura me e eger e kishte shtypur gruan shqiptare censure ne cdo gje jete e veshtire ne te gjitha fushat. Per shume vite ajo mbeti viktime e nje sistemi totalitar gruaja ishte ushtare punetore intelektuale kooperativiste drejtore dhe ne ndonje rast edhe anetare e Byrose Politike. Ajo kishte te percaktuar moshen e fejeses te dashurise te lindjes se femijeve oraret e punes te cilat i kishte njesoj si dhe burrat e po keshtu edhe qitjen ne stervitjen ushtarake apo ne aksionet e famshme ku veshtiresite per te ishin pafund. Varferia ekonomike dhe shpirterore e asaj kohe kishte emrin grua.


Emancipimi i gruas ishte i shkruar neper libra te botuar nen kujdesin e Partise se Punes se Shqiperise ndersa programohej me ze te larte ne te gjitha fjalimet e udheheqesve. Statusi i nje femre ishte i lidhur me moralin komunist i cili kushtezonte cdo gje ne jeten e saj deri edhe veshjen e cnuk tjeter.


Por shoqeria shqiptare e pas viteve lsquo90 njohu nje kapercim te menjehershem ne mentalitetin e femres. Liberalizimi u njoh ne te gjitha aspektet e jetes se gruas dhe me teper tek brezi i ri. Nuk mund te anashkalohet fakti se mbas viteve lsquo90 femra shqiptare filloi te kerkoje me shume hapesire per tu kulturuar dhe per te shprehur veton e saj ne shume fusha te jetes. Statistikat tregojne se ne shkollat e larta numri i studenteve eshte me i larte sesa numri i studenteve meshkuj po keshtu edhe numri i gradave shkencore te mbrojtura nga femrat eshte shume me i larte ne krahasim me ato te meshkujve. Por kalimi nga nje sistem ne tjetrin nuk kaloi pa pasoja sociale per femrat shqiptare. Tranzicioni ishte edhe ai nje periudhe per tu kaluar.


Barazia gjinore eshte preokupimi i te sotmes


Duke pare permes shifrave 8 Marsin 2011 ne Shqiperi vleresohet fakti se Shqiperia ka shenuar nje progres te dukshem ne permiresimin e statusit te gruas paralelisht me shtruarjen perpara te gjithe aktoreve politikeberes apo zbatues shoqerise civile apo botes akademike dhe medias te shume sfidave te reja te kohes se sotme. Gruaja merr pjese edhe ne politike edhe ne vendimmarrje.


Hartimi dhe zbatimi i ligjit Per barazine gjinore ne shoqeri dhe i Kodit Zgjedhor per sa i perket kuotes gjinore beri qe ne zgjedhjet e fundit parlamentare perfaqesimi i gruas te rritej nga 7 ne 16 duke shenuar progresin e pare ne kete drejtim por jo ne parametrat e sanksionuar nga ligji ne kufijte e 30.


Por ne procesin e zbatimit me sukses te kuotes gjinore merr nje rendesi te vecante vullneti i partive politike per ti pasur realisht grate dhe vajzat ne parlament dhe jo thjesht ne listat elektorale. Nje rendesi tjeter eshte edhe eliminimi i dhunes kunder grave dhe vajzave.


Kryetarja e Parlamentit shqiptar znj. Jozefina Topalli vazhdon te jape kontributin e saj dhe eshte gjithmone ne krye te te gjitha grave te Shqiperise ne betejen per fuqizimin e gruas dhe ne eliminimin e dhunes ne familje. Ne takimet e vazhdueshme qe ben me te gjitha grate shqiptare neper te gjitha qytetet e Shqiperise dhe aktualisht keto dite per Javen e Gruas ne nje nga takimet e saj me grate mesuese artiste apo sportiste tha Grate jane luftetaret me te medha kunder dhunes grate jane luftetaret me te medha per paqen sepse e duan paqen per femijet e tyre e duan paqen per vendin e tyre. Pa dyshim qe ne keto 20 nese dikush ka nje kontribut te jashtezakonshem ato jane grate edhe pa folur edhe pa u shfaqur edhe brenda shtepise edhe tek kopshti kur con femijet edhe brenda shtepise edhe tek shkolla kur jep mesim kurrkush me shume se gruaja nuk e do demokracine dhe paqen kurrkush me shume se gruaja nuk e kundershton dhunen. Fjale te dala nga zemra dhe shpirti per tu uruar te gjitha grave dhe vajzave shqiptare.


Si perfundim dua te them se asnjehere ketij kombi gjate gjithe historise se vet nuk i kane munguar grate e shquara politikane artiste shkrimtare shkencetare mjeke apo inxhiniere ato kane dhene kontributin e tyre dhe vazhdojne ta japin per te miren e kombit dhe femijeve te tyre. Perpara u dalin sfida te medha jo vetem per ngritjen e tyre profesionale perfaqesimin dinjitoz qe duhet ti bejne vetes qe ne pamjen e jashtme edukaten por ato kane rolin me te rendesishem ne familje per edukimin dhe zhvillimin e brezit te ri qe te behet nje brez qe i pershtatshem dhe i integrueshem ne familjen e madhe evropiane.