Ne mesnaten e 31 tetorit, te vdekurit ngjallen dhe enden neper bote per te rrembyer te gjallet. Keta te fundit mbrohen duke vendosur maska te shemtuara per t’u ngaterruar me mostrat dhe te mos njihen nga ata.

Eshte kjo legjenda e nates se Halloween dhe e riteve te saj. E kthyer ne nje feste zbavitese ne te gjithe boten, Halloween tashme eshte kthyer ne tradite edhe ne kryeqytet. Te veshur me maska te rinjte u drejtuan drejt pubeve te Tiranes.

Dikush i veshur si moster, dikush si shtrige, te tjere me paruke, por edhe me maska veneciane. Cdo veshje jashte perdorimit te perditshem u ka sherbyer festuesve, qe naten e kaluan duke kercyer e duke pire ne lokale.

Megjithe transformimet e mundshme apo ambjentet e erreta, kameres se Top Channel nuk i shpetuan se identifikuari mes festuesve edhe njerez nga bota e spektaklit. Pas nje truku te rende dhe flokeve te gjata fshihet Nocja. Per te mohuar cdo lloj thashethemi rreth ndarjes me Olsin, pamjet flasin vete. Ndersa ne nje cep te fshehur te nje lokali, gjetem Polin. Pas arkivimit te historise me Inen, ish konkurenti i Big Brother duket se nuk ka humbur kohe per nje histori te re.