FIER - Izolohet ne dhomat e paraburgimit te Komisariatit te Vlores, Fatmir Emini i njohur dhe si Mile Cami. Policia e ka marre kete mase per efekte sigurie ndaj te arrestuarit per vrasje, pasi i druhet nje hakmarrjeje nga persona, ndaj te cilet Emini, dyshohet se ka kryer krime. Gjate dites se djeshme, nen masa shume te rrepta sigurie, Fatmir Emini ka mberritur me vonese ne Gjykaten e Fierit. Burime nga kjo gjykate thane se, Fatmir Emini mbahet i izoluar ne nje dhome paraburgimi ne Policine e Vlores, per shkak te hasmerive qe ai ka. Qelia eshte ndertuar ne njeren prej dhomave te paraburgimit per te miturit, pohuan burime te Gjykates se Fierit. Edhe pse seanca e djeshme, ishte planifikuar qe te zhvillohej ne oren 12:00, ajo eshte zvarritur per shkak te mungeses se sallave te gjykimit, pasi nga pese salla ne kete gjykate vetem njera eshte me kafaz hekuri. Fatmir Emini, eshte mbajtur ne fugonin burg qe e ka sjelle nga Vlora. Seanca gjyqesore eshte e dyta qe eshte zhvilluar dje, pasi nje seance me pare ajo e dates 9 prill nuk eshte paraqitur i pandehuri. Kryetare e trupit gjykues te kesaj ceshtjeje eshte Nafie Curri, nderkohe qe prokuror i ceshtjes eshte Shkelqim Sina. Ne seancen e djeshme, Fatmir Emini duhej te njihej me akuzat e bera nga prokuroria, per vrasjen e biznesmenit Gjergji Halo, nderkohe qe per kete vrasje akuzohet edhe Bledar Yzeiri, i cili eshte i ndaluar ne Belgjike. Bledar Yzeiri eshte i mbrojtur nga dy avokate, nderkohe qe per Fatmir Eminin ka qene gjykata, qe ka vendosur per avokatin mbrojtes te tij. Xh. Beharaj





Arrestimi


Fatmir Emini, eshte vene ne pranga nga policia disa muaj me pare. Ai dyshohet per vrasjen e nje biznesmeni ne Fier, nderkohe qe eshte nen hetime dhe per disa akuza te tjera. Emini po mbahet i vecuar nga te denuarit, per shkak te hasmerive qe ka.