MEKE- Zyrtarët e shëndetësisë në Arabinë Saudite u kanë kërkuar pelegrinëvë nga e gjithë bota që do të vizitojnë vendet e shejnta të vendosin maska në zona të mbushura me njerëz për të ndaluar përhapjen e virusit të ri koronavirus.
 
Zyrtarët u bënë thirrje thirrje njerëzve që të ruajnë standardet e higjienës personale dhe të marrin vaksinimet e nevojshme.
 
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konfirmuar deri tani një total prej 80 rastesh të infektimit me këtë virus përfshirë 44 viktima në disa shtete të ndryshme.
 
Vendet më të prekura nga ky virus janë Arabia Saudite, Jordania, Katar, por edhe në disa vende europiane janë shënuar raste si Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe.
 
Koronavirusi i ri - NCoV - u shfaq në Gadishullin Arabik në shtator të vitit 2012 dhe njihet si një virus që infekton qelizat e njeriut dhe shkakton dëmtime potencialisht vdekjeprurëse në mushkëri, dhe ndonjëherë edhe mosfunksionim të veshkave.
 
Ndërkohë miliona myslimanë nga e gjithë bota pritet të shkojnë për Haxh në Mekë në Arabinë Saudite, ku luten së bashku para Qabesë.

Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)