Sëmundja prek më shumë moshën 20-40 vjeçare. Shkaktarët që ngacmojnë kërcin e shtyllës kurrizore. Specialistët: Lëvizja dhe masazhet shërojnë më shpjet sëmundjen


Hernia diskale ose nervi shiatik është një sëmundje që prek më shumë moshën 20-40 vjeçare. Midis dy vertebrave të shtyllës kurrizore ndodhet një kërci në formë jastëku, apo disku të cilave u ndalon fërkimin e sipërfaqeve kockore midis tyre, siguron elasticitetin, lehtëson lëvizjet dhe bën shpërndarjen e peshës së shtyllës. Kur ky jastëk prej kërci dëmtohet, humbet formën e tij normale dhe del nga vendi duke shtypur kështu rrënjët e nervave, që fillojnë pikërisht nga trupat e vertebrave, kemi të bëjmë me hernie diskale.

Shkaktarët

Shkaku u hernies diskale, pra i daljes së diskut nga vendi i tij, në shumë raste është ngritja e peshave të rënda, i hedhjes, kërcimit, i kapërcimit të pengesave, apo të një lëvizje të menjëhershme dhe të pakontrolluar, nga një kollitje apo teshtitje, ose kur përkuleni duke lidhur lidhëset e këpucëve, ose kur muskulatura e trupit gjendet e lirë, kur ngrini një peshë apo bëni një sforcim fizik të pakontrolluar. Shenjat: I sëmuri e lidh gjithmonë fillimin e sëmundjes me ngritjen e peshës, apo me lëvizjen e sforcuar; Dhimbja është më e fortë në mes, që është edhe shenja kryesore e sëmundjes; Dhimbja është e padurueshme dhe të mbërthen në vend; Edhe lëvizja më e vogël të shkakton dhimbje, ku nuk mund të përkulësh as trupin; Dhimbja përhapet gjatë këmbës, gjatë projektimit të nervit shiatik; Kur sëmundja përparon, forca e këmbës ulet shumë, anësia hollohet, ulet shumë aftësia për punë.

Sëmundja

Shiatiku vertebral i zakonshëm në shumicën e rasteve vjen si pasojë e një problemi disko-radikular, pra si pasojë e një konflikti midis diskut vertebral dhe rrënjës nervore që i korrespondon. Sipas mjekëve, shpesh shkak i kësaj patologjie bëhet një hernie diskale (prishje e diskut ndër-vertebror). Në shumicën e rasteve, mjafton një trajtim me ilaçet e duhura për tu shëruar. Në raste të tjera, kur dhimbjet vazhdojnë, mjeku mund t’ju propozojë kortizonikë dhe në rast se nuk arrihet sukses duhet bërë ndërhyrje kirurgjikale. Rreth 90 për qind e rasteve të të sëmurëve, që vuajnë nga dhimbjet e nervit shiatik, mund të lehtësohen me anë të masazheve dhe mënyrave të tjera alternative. Vetëm 10 për qind e tyre kërkojnë ndërhyrje të domosdoshme kirurgjikale. Këto janë raste kur i sëmuri vuan që prej gjashtë muajve nga këto dhimbje, ose mund ta ketë lënë pas dore mjekimin. Për përmirësimin e dhimbjeve të shpinës dhe nervit shiatik, ekzistojnë kura dhe çajra të ndryshme bimore.

Masazhet

Një nga mënyrat më të suksesshme që ka dhënë rezultate në lehtësimin e dhimbjeve është bërja e masazheve me vaj dhe akull. Masazhet duhet të bëhen çdo ditë për 30 minuta çdo seancë. Çdo i sëmurë që vuan nga dhimbjet e nervit shiatik duhet t’i vazhdojë masazhet për 15 ditë. Në trajtimin e kësaj sëmundje është e rëndësishme të ndiqet me korrektësi trajtimi i dhënë nga mjeku gjatë kohës së përcaktuar. Nuk duhet besuar që me qëndrimin pushim në shtrat do të shëroheni përfundimisht. Qëndrimi në shtrat rekomandohet vetëm kur dhimbja të pengon të lëvizësh, duke respektuar kështu atë çka kërkon edhe vetë trupi. Asnjë studim nuk ka provuar se lëvizjet fizike gjatë kësaj sëmundje duhen shmangur. Lëvizja sjell një shërim më të shpejtë. Nëse dhimbjet vazhdojnë edhe pas 2-3 muajsh, pavarësisht nga trajtimi me ilaçe, duhet të këshilloheni përsëri me mjekun. Në rast dhimbjesh lumbare që vazhdojnë, ushtrimet kinesiterapike janë të nevojshme gjatë disa javëve për të forcuar muskulaturën e kurrizit dhe mobilizuar zonën lumbare.





Shkaktarët

Ngritja e peshave të rënda

Hedhja ose kërcimi

Kapërcimi i pengesave

Lëvizja e menjëhershme dhe e pakontrolluar

Kollitja ose teshtitja

Përkulja për të lidhur këpucët

Kur muskulatura e trupit gjendet e lirë

Sforcimi fizik i pakontrolluar



Shenjat

I sëmuri e lidhë gjithmonë fillimin e sëmundjes me ngritjen e peshës, apo me lëvizjen e sforcuar

Dhimbja është më e fortë në mes, që është edhe shenja kryesore e sëmundjes

Dhimbja është e padurueshme dhe të mbërthen në vend

Edhe lëvizja më e vogël të shkakton dhimbje, ku nuk mund të përkulësh as trupin

Dhimbja përhapet gjatë këmbës, gjatë projektimit të nervit shiatik

Kur sëmundja përparon, forca e këmbës ulet shumë, anësia hollohet, ulet shumë aftësia për punë.



Këshillat

20-40 vjeç, është mosha te të cilët shfaqen më shpesh dhimbjet e nervit shiatik

90 për qind, e të sëmurëve që vuajnë nga kjo dhimbje mund të shërohen duke bërë masazhe

6 muaj, është koha që duhet të kalojë, më pas i sëmuri mund ta ketë të domosdoshëm operacionin

Përdorni dy aspirina çdo ditë, pasi parandalon rishfaqjen e dhimbjeve

Gjatë kohës që jeni duke parë televizor e mbani këmbën lart, duke vendosur një jastëk poshtë saj

Kur keni dhimbje qëndroni shtrirë për tri ditë në një krevat të fortë

Mos ngrini pesha të rënda, apo të bëni lëvizje të sforcuara, pasi ngacmojnë nervin

Këshillohet të evitoni qëndrimet në karrige ose kolltukë shumë të butë

Rekomandohet të përdorni një dietë të pasur me fruta dhe perime

Përdorni korse në mënyrë që beli të mos përkulet, për të mos ngacmuar nervin

I bëni kompresa me ujë të ftohtë ose akull këmbës që ju dhemb





2 Korrik 2009