Autori i Lajmit: red.
Sa më i rëndë të jetë episodi i parë i herpesit, aq më shumë mundësi ka përsëritja e tij. Episodet e përsëritura janë zakonisht forma më të lehta, zgjasin nga tre ditë deri në dy javë dhe nuk prekin qafën e mitrës.



Herpesi (nga greqishtja - me lëviz ngadalë) shkaktohet nga virusi herpes simplex, një organizëm i vogël, primitive.Virusi hyn në trup nëpërmjet lëkurës dhe membranave mukoze të gojës dhe gjenitaleve dhe udhëton përgjatë fundeve nervore deri në bazën e palcës kurrizore, ku vendoset përfundimisht, duke u ushqyer me lëndët ushqyese të prodhuara nga qelizat e trupit. Ekzistojnë dy tipe virusi herpes simplex (VHS).

Tipi I (VHS I) zakonisht karakterizohet nga plagët e gripit ose flluska të etheve në buzë, fytyrë dhe gojë, ndërsa Tipi II (VHS II), në shumicën e rasteve, karakterizohet nga plagët e gripit në zonën gjenitale. Megjithëse VHS I zakonisht lokalizohet nga mesi e sipër, VHS II gjendet në pjesën e poshtëme, mund të ndodhin kryqëzime, të shkaktuara kryesisht nga praktikimi i shtuar i seksit gojë-gjenitale.

Simptomat

Simptomat zakonisht manifestohen 2 deri në 20 ditë pas infektimit, megjithëse shumica e njerëzve mund të mos kenë simptoma ose mund të mos jenë të ndërgjegjshëm për to deri vonë. Shpërthimi (ose kriza) i herpesit zakonisht fillon me një ndjenjë gudulisje ose kruarje të lëkurës në zonën gjenitale. Ju mund ta merrni herpesin nga kontakti i drejtpërdrejtë lëkurë me lëkurë gjatë seksit vaginal, anal dhe oral me dikë që ka një infeksion në aktivitet. Ai mundet që të përhapet edhe nga goja në gjenitalet (ose sytë) nëpërmjet gishtave, ose të transmetohet nga përdorimi i përbashkët i lodrave të seksit. Megjithëse sëmundja është më ngjitëse që nga momenti i skuqjes së lëkurës deri në formimin e kores mbi plagë, herpesi mund të transmetohet edhe kur nuk është e pranishme asnjë simptomë. Shumica e transmetimeve ndodhin kur njerëzit janë pa simptoma. Kij kujdes, të lash duart çdo herë pas kontaktit me plagët. Kij kujdes të mos

prekësh sytë me duar që mund të kenë lëng nga plagët.

Simptomat e grave

Shpërthimi (ose kriza) i herpesit zakonisht fillon me një ndjenjë gudulisje ose kruarje të lëkurës në zonën gjenitale. Kjo quhet periudha prodromale dhe ndodh disa orë deri disa ditë përpara se të shfaqen plagët ose mund edhe të mungojë. Ju mund të keni edhe ndjenjën e djegies; dhimbje në këmbë, në të ndjenjurat ose në gjenitale; dhe/ ose ndjenjën e presionit në atë zonë. Dëmtimet fillojnë e shfaqen, në fillim si një ose më

shumë të ngritura të kuqe që kalojnë në flluska ujore brenda një dy ditësh. Fluskat lokalizohen më shumë në labiat e mëdha dhe të vogla, klitoris, hapjen e vaginës, perineum dhe më rrallë në murin vaginal, të ndjenjura, kofshë, anus dhe kërthizë. Gratë mund të kenë plagë edhe në qafën e mitrës, të cilat nuk shkaktojnë simptoma të dukshme. Shumë gra kanë plagë në të dyja, vulvë dhe qafë, gjatë infeksionit të parë. Brenda disa ditësh, flluskat çahen duke lënë ulçera të cekta që mund të kullojnë lëng, pikojnë apo rrjedhin gjak. Zakonisht, pas tre-katër ditësh formohet korja dhe plagët mbyllen vetë pa mjekim. Kur plagët janë të hapura, ju mund të keni dhimbje gjatë urinimit dhe mund të ndjeni një dhimbje të fortë ose të mprehtë dhe djegëse në gjithë zonën gjenitale.

Nganjëherë dhimbja përhapet në këmbë. Ju gjithashtu keni një dëshirë të papërmbajtur për të urinuar shpesh dhe/ose një sekrecion vaginal. Ju mund të keni edhe vulvitis (inflamacion i dhimbshëm i vulvës). Gjatë shpërthimit të parë të sëmundjes, ju mund të keni ethe, dhimbje koke dhe enjtje të gjendrave limfatike në sqetull. Disa gra që kanë kriza serioze shpërthimi mund të zhvillojnë mbajtje të urinës. Në qoftë se urinimi nuk fillon pasi të keni ndjekur sugjerimet në seksionin e vetëndihmës, kërko ndihmën e një specialisti. Shpërthimi i parë është zakonisht më i dhimbshëm dhe kërkon më shumë kohë për t u shëruar (dy deri në tre javë).

Simptomat e burrave

Burrat mund të kenë dhimbje në testikuj gjatë periudhës prodromale, e ndjekur nga plagët që zakonisht shfaqen në kokë dhe në pjesën e holluar të penisit por mund të vihen re edhe në skrotum, perineum, të ndenjura, anus dhe kofshë.

Sa më i rëndë të jetë episodi i parë i herpesit, aq më shumë mundësi ka përsëritja e tij. Episodet e përsëritura janë zakonisht forma më të lehta, zgjasin nga tre ditë deri në dy javë dhe nuk prekin qafën e mitrës. Si faktorë shpërthyes i këtyre formave mendohet se janë stresi, sëmundjet, trauma në lëkurë, menstruacionet ose shtatzënia dhe disa ushqime.



Analiza dhe Diagnoza e virusit

Ju dhe mjeku juaj mund ta diagnostikoni vizualisht herpesin kur janë të pranishme plagët, megjithatë herpesi, me raste, ngatërrohet me shankroidin, sifilizin ose lythat gjenitalë. Analiza të ndryshme laboratorike konfirmojnë diagnozën ose zbulojnë praninë e herpesit, por pak teste mund të bëjnë dallimin midis VHS I dhe II, përveç rasteve me prekje të gjenitaleve. Meqenëse shumë njerëz gjatë jetës së tyre janë ekspozuar ndaj llojeve të ndryshme të herpesit, testet që nuk arrijnë të dallojnë Tipin e parë nga i dyti nuk kanë asnjë vlerë për të përcaktuar nëse keni herpes gjenital. Në qoftë se ju keni një plagë gjenitale, kontrollojeni me kujdes ndërsa është akoma aktive.

Testi i Tzanck-ut

Ky test është i ngjashëm me analizën e Papa-Nikolait. Një lamë xhami kalohet mbi buzën e plagës aktive, materiali thahet në ajër dhe dërgohet në laborator për vlerësim. Megjithëse zbulimi i infeksionit me këtë mënyrë është më pak e saktë se kultura, ajo mund të përdoret si për burrat dhe për gratë dhe ka kosto të ulët. Ky test nuk mund të diferencojë Tipin e parë nga i dyti.

Kultura virale

Kultura virale mund të bëhet duke përdorur qeliza të gjalla për të rritur virusin. Kjo analizë ka avantazhin pasi mund të dallojë VHS I nga VHS II, por ka kosto të lartë dhe jo të gjitha laboratoret dhe mjekët kanë aftësi ta kryejnë. Kjo analizë ë shtë më e saktë se testi i Tzanck dhe duhet të bëhet kur shfaqen plagët. Kjo konsiderohet si metoda më e sigurt.

Analiza të tjera

Ju mund të bëni një analizë gjaku për matjen e nivelit të antitrupave të herpesit në gjak. (Kur ju jeni ekspozuar ndaj virusit, trupi prodhon antitrupa për të luftuar infeksionin.) Për këtë analizë nevojiten dy ampula gjak, njëra merret gjatë shpërthimit të parë dhe tjetra 4 deri në 6 javë më vonë. Niveli i antitrupave në mostrën e dytë të gjakut do të rritet në qoftë se ju keni herpes. (Për të prodhuar antitrupat organizmit i duhen të paktën 2 javë.) Kjo analizë është efikase vetëm në qoftë se kryhet gjatë infeksionit të parë të

herpesit në ata persona që nuk vuajnë nga herpesi i gojës, pasi kjo analizë nuk mund të bëjë diferencimin e dy tipeve të herpesit. Meqenëse shumica e njerëzve me infeksion për herë të parë nga herpesi janë pa simptoma, kjo analizë në përgjithësi nuk është e vlefshme.



Infeksioni Klamidial dhe Shtatzënia

Studimet tregojnë se 8-10% e gjithë grave shtatzëna mund të kenë një infeksion klamidial, i cili në qoftë se nuk trajtohet mund të transmetohet tek bebja gjatë lindjes. Një grua shtatzënë me infeksion klamidial ka një mundësi rreth 70% për t ia kaluar bebes së saj të sapolindur. Bebet e infektuara mund të zhvillojnë konjuktivit ose pneumoni. Kjo sëmundje është lidhur gjithashtu edhe me dështimet, shtatzënitë jashtë mitrës, lindjet e parakohëshme dhe infeksionet e paslindjes.

Ky lajm është publikuar: 24/12/2008