Në ditët e para të këtij viti, pikërisht kur Federata Panshqiptare e Amerikës "VATRA" përgatitet të festojë 90-vjetorin e themelimit të saj (28 Prill 1912), Prof.Assoc.Dr.Beqir Meta del para lexuesve me një vepër kushtuar periudhës së parë të historikut të kësaj organizate, që i solli aq e aq të mira atdheut dhe bashkësisë shqiptare të kontinentit amerikan. Siç shprehet për këtë monografi kryetari aktual i Federatës, zoti Agim Karagjozi, kjo periudhë që quhet edhe "periudha e artë" e historisë së "VATRES" përfshin vitet 1912-1920. Pasi shpreh kënaqësinë e bordit aktual të Federatës  për sponsorizimin e kësaj vepre, duke e vlerësuar si një studim monografik  shkencor për periudhën më të rëndësishme të saj zoti Karagjozi shprehet se: "për ta pasqyruar në mënyrë sa më të plotë e reale mendimin politik të "VATRËS", veprimtarinë e saj të shumanshme politike e diplomatike dhe punën e madhe kulturore e propagandistike të atyre viteve, autori ka shfrytëzuar burime të shumta dhe një dokumentacion të pasur. Mjafton qoftë dhe një vështrim sipërfaqësor i kësaj monografie për të konstatuar se renditjen e materialeve autori e ka bërë në bazë të problematikës dhe kjo ndihmon lexuesin për shfrytëzimin me kriter të materialit shkencor-arkivor sipas interesave dhe pikësynimeve. Libri, padyshim përbën një sukses të Prof.Dr.Beqir Metës.
Dokumentet e pasura arkivore te shfrytëzuara mjeshtërisht nga autori janë një elementi rëndësishëm që përkojnë me idenë dhe vihen nëshërbim të saj, duke ia rritur dukshëm vlerat kësaj monografie. Materiali arkival e biografik është i shumtë. Pikërisht për këtë monografia "Federata Panshqiptare "VATRA" ka vlera njohëse dhe edukative. Siç shprehet njëri nga reçensuesit e veprës, As.Prof.Dr.Muharrem Dezhgiu, "monografia Federata Panshqiptare "Vatra" synon të japë me besnikëri fizionominë, sukseset, dështimet, avantazhet dhe kufizimet e saj, pikëpamjet politike të drejta dhe iluzionet e saj". Ndërsa reçensuesi tjetër, Prof.As.Dr. Merenglen Verli e konsideron këtë monografi një arritje të re në studimin e historisë së emigracionit shqiptar në SHBA dhe në trajtimin e disa prej problemeve thelbësore të historisë së Shqipërisë në vitet 1912-1920. Duke konfirmuar miratimin dhe vlerësimin pozitiv të Departamentit të Historisë Moderne në Institutin e Historisë, Prof.Dr.Verli shpreh bindjen se monografia Federata Panshqiptare "VATRA" eshtë pritur me interes nga lexuesit shqiptarë dhe të hapësirës mbarë shqiptare në botë. Nga ana e saj, redaktorja letrare e veprës, Pranvera Hasani, evidenton faktin se fantazia e autorit i ka qëndruar besnike realitetit historik, duke theksuar sidomos disa pika kyçe të aktivitetit patriotik të diasporës shqiptare në Amerikë, në funksion të çështjes sonë kombëtare.
Me pasionin e një studiuesi e shkencëtari të mirëfilltë, falë dhe bashkëpunimit të ngushtë me kreun aktual të Federatës Panshqiptare, "Vatra", zotin Agim Karagjozi, autori u ka dhënë me botimin e këtij libri të plotë kontributin e diasporës shqiptare në SHBA gjatë dekadës së dytë të shekullit të kaluar, duke paraqitur dhe analizuar fakte dhe ngjarje të rëndësishme të asaj periudhe. Ndër studimet më të përkryera të Prof.Dr.Beqir Metës të përfshira në këtë vepër mund të veçohen ato me titull "Denoncimi i politikës aneksioniste greke ndaj Shqipërisë", "Reagimi i "Vatrës" kundër pushtimit të Shqipërisë nga shtetet ndërluftuese", "Vatra" në lëvizjen kombëtare gjatë Luftës së Parë Botërore", "Marrëveshja e përfaqësuesve të "Vatrës" me Romën", "Mbrojtja e çështjes shqiptare në Konferencën e Paqes (1919-1920) si dhe "Përpjekjet për të siguruar përkrahjen e SHBA". Në këtë këndvështrim monografia e Prof.Dr.Beqir Metës mbështetet në një dokumentacion të pasur e literaturë të gjerë, të shfrytëzuar me kujdes prej tij. E ndriçuar nga të dhëna e fakte të gjurmuara brenda vendit dhe në diasporën shqiptare të asaj kohe të lavdishme, kjo monografi, botim i shtëpisë botuese "Globus R" i shtohet vargut të botimeve të çmuara të vetë Federatës Panshqiptare "VATRA", si dëshmi e re e traditave tona të mrekullueshme dhe e gjenisë krijuese të popullit tonë që në çdo epokë ka nxjerrë njerëz të shquar të të gjitha fushave.
Historia e Vatrës është drejtësisht histori e lëvizjes nacionale Shqiptare në Amerikë
Vatra është organizata që mobilizoi forcat kombëtare në Amerikë dhe me ane te këtyre forcave shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi. I ndjeri Faik Konica e ka përshkruar punën e Vatrës me këto fjale ne gazetën Dielli me date 7 korrik 1922: "Ne ditët e errta kur Shqipëria ishte e pushtuar nga ushtritë e huaja, kur Shteti ish përmbysur, dhe kur flitej sheshit per copëtimit e vendit-Vatra, e këshilluar nga një pakice patriotesh e shtyre nga atdhedashuria dhe dëshira e anëtareve te saj, e inkurajuar nga zëri i popullit i tere Shqiptar, e mori përsipër te veproje ne vend te Shtetit te vdekur. Nuk kërkoji nderet as te drejtën e Shtetit po mori përsipër vetëm detyrat dhe harxhet. Me shpenzimet e Vatrës u mbajtën delegatet, u dërguan misione, u subsidiuan agjensira, u kablluan mijëra protesta , me një fjale u organizua mbrojtja e Shqipërisë - dhe u organizua aq e mire sa Kryeministri i Greqisë Z. Venizelos tha ne Konferencën e Paqes ne Paris, se te vetmin pengim serioz qe gjeti ne Epir Greqia, ish pengimi i vene nga Vatra… Vazhdon i nderuari Konica: Shuma e tere e harxheve te bëra nga Vatra si zëvendëse e Shtetit është: $197.072.89. Keto shpenzime u bene qe ne fillim dhe gjer ne vitin 1922 kur beri llogarinë e sipërme Faik Konica.
Themelimi i Vatres/Mbledhja e pare per te bashkuar te gjitha organizatat e Shqiptareve te Amerikës ne nje federate u be me 24 dhjetor 1911, ne Boston. Kjo mbledhje u thir prej shoqerise Besa-Besen. Ne kete mbledhje moren pjese Faik Konitca, At Fan Noli, Kristo Floqi, Marko Adams, dhe Paskal Aleksi. Mbledhjet vazhduan deri me 28 prill 1912 kur Vatra u themelua zyrtarisht. Rekordi i komisionit te bashkimit me daten e siperme, mban keto fjale: "E quajmë te formuar Federatën Pan Shqiptare Vatra te Amerikës, prej Shoqërive Besa-Besën, Flamuri I Krujës, shoqërisë Kombëtare dhe Dallëndyshja" Ne këtë mbledhje historike u emërua një pleqësi e përkohshme prej këtyre zotërinjve. Sekretar At Fan Noli, Arketar Llambi Chikozi, Manager i Gazetes Dielli Kristo Kirka,Organizatoret e degeve te federates: Faik Konica dhe Kristo Floqi. Mbikëqyrës të gazetës Diellit: Paskal Aleksi, Elia Tromara dhe Kosta Vasili. Federata Pan-Shqiptare VATRA , u njoh prej shtetit te Masacusetit dhe mori Charten me 13 Qershor 1912.
    Roli i Vatrës në Luftën ballkanike dhe në Luftën e Parë Botërore/Si e thamë me pare, Vatra u themelua ne 12 prill 1912, ne tetor te atij viti plasi lufta Ballkanike dhe me 28 nëntor 1912 u shpall pavarësia e Shqipërisë ne Vlore.Për te mbrojtur te drejtat e Shqipërisë Vatra dërgoj Faik Konicën ne Evrope dhe kisha jone kombëtare dërgoi At Fan Nolin. Faik Konica mbeti ne Evrope gjer sa mori fund lufta e pare Botërore, At Fan Noliu kthye ne Amerike me 1915 dhe mori përsipër fatin e VATRES ne dore. Gjate luftës se pare botërorë VATRA u forcua shume. Gjate kësaj kohe gazeta DIELLI u be e përditshmen nen drejtimin e zotit Kostë Çekrezi. Gjate kësaj kohe u organizua trupa vullnetaresh, u themelua Banda VATRA ne udhëheqjen e Prof. Thoma Nasit, u emëruan gjithashtu delegate ne Londër me ne krye te nderuarin Mehmet Konitca. Ne afërsi te fundit te luftës te pare botërore me qershor te vitit 1917, VATRA hapi Fushatën Historike për Shpëtimin e Shqipërisë, me këto fjale te paharruara prej Hirësisë Tij Peshkop Nolit: "Mbahu neno, mos kij frike. Se ke djemte ne Amerike". Kur hyri Amerika ne lufte me prill te 1917, At Fan Noli bashkoi personalisht Presidentin Wilson, i cili i dha fjalën se do te mbroje pavarësinë e Shqipërisë- Wilsoni e mbajti fjalën gjer ne fund. Pa përkrahjen e Wilsonit sot nuk do te kishim Shqipëri. Me 1920 me ane te VATRES Qeveria Shqiptare mori hua nga Vatranet, te cilën nuk e pagoi me nder ashtu sic u zotua. Bashke me këto vepra s'duhen harruar dhe veprat letrare qe VATRA i ka dhënë botes shqiptare. Me ane te VATRES dhe VATRANEVE janë botuar me mijëra libra. Librat e fundit qe u botuan me ane te VATRES janë; Historia e Skënderbeut dhe Bethoveni dhe Revolucioni Francez ne gjuhen angleze. Këto dy libra monumentale te qëndisura bukur prej IMZOT NOLIT , u botuan me djersen e VATRANEVE. Gjysma e shpenzimeve te librit "KREMTORIA" qe botoi Peshkopata u mblodhën nga VATRANET. Me pas VATRA nëpërmjet kuvendeve te saj vendosi te përqendroi veprimet e saj ne këto pika: VATRA duhet te mundet te mbledhë ne gjirin e saj rininë; kryesisht VATRA duhet te mbetet si një organizate letrare dhe mireberse, VATRA duhet te krijoje një fond te veçante për studentet ashtu sikundër ka bere dhe me pare.
Gazeta Dielli u themelua prej Shoqerise Besa-Besen me 15 Shkurt, 1909, si fletore e perjavshme. Me 11 Mars, 1913, pasi Shoqeria Besa-Besen u-tret (lexo: bashkua) ne Vatren dhe Dielli u-be proprietet i Federates, nisi te dale dy here ne jave. Me 18 Nentor,1914 nisi te dale tri here ne jave. Me 9 Nentor, 191, nisi te dale e perditshme. Redaktore te Dielli-t kane qene keta zoterinj: I Per. At Fan Noli qe me 15 Shkurt, 1909, gjer me Tetor 15, 1909. Z. Faik Be Konitza qe me Tetor 22, 1909, gjer me 18 Mars, 1910. Komisioni i Shoqerise Vatra e drejtoi Diellin pa redaktor qe me 25 Mars gjer me 29 Prill, 1910. Faik Be Konitza qe me 6 Maj, gjer me 1 Korrik, 1910. Dielli pushoi se botuari qe me 1 Korrik gjer me Tetor 1910. I Per. At Fan Noli qe me 7 Tetor 1910 gjer me 7 Korrik 1911. Z. Efthim Natsi qe me Korrik 13 gjer me Shtator 14, 1911. Z. Kristo Floqi qe me 21 Shtator, 1911, gjer 18 Korrik, 1912. Z. Faik Be Konitza qe me 1 Gusht, 1912 gjer me 8 Korrik, 1913, po ne Janar te ketij moti Faik Beu shkoj ne Evrope dhe barra e redaksise qe ahere i mbeti me teper Z.-it Efthim Natsi. Z. Kristo Dako qe me 11 Korrik gjer me 26 Gusht, 1913. Z. Paskal Aleksi qe me Gusht 29, 1913 gjer me 13 Shkurt, 1914. Z. Denis Kamburi qe me 17 Shkurt gjer me 14 Korrik, 1914. Z. Efthim Natsi qe me 10 Korrik, gjer me 6 Nentor, 1914. Z.Koste Çekrezi qe 10 Nentor 1914 gjer me 20 Dhjtor 1915. I Per. At Fan Noli qe me 21 Dhjetor gjer 6 Korrik 1916.

...