(E plotësuar) Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për Indeksonline se një aksident që ka ndodhur në orët e pasdites në magjistralen Prishtinë-Pejë, ka humbur jetën një person.


Kelani ka thënë se viktima në fjalë është mashkull. Aksidenti ka ndodhur afër qytetit të Klinës.


....


Nisur nga rrethanat e ndryshimit të motit në Rajonin e Pejës, në disa akse rrugore është vështirësuar qarkullimi i automjeteve si pasojë e të reshurave të borës dhe ngricave.


Bazuar në këto rrethana Drejtoria Rajonale e Pejës me njësitet e saj ka marrë masa për përforcimin e shërbimeve të Policisë së Komunikacionit Rrugor në të gjitha akset rrugore.


Policia e Kosovës kërkon nga drejtuesit e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor, t’u përshtaten kushteve atmosferike si dhe të përdorin zinxhirët gjatë lëvizjes në akset rrugore ku bora dhe ngricat janë të pranishme, thuhet në komunikatën e policisë.


....


Është vështirësuar qarkullimi në rrugën Pejë-Klinë. Vërehen kolona ta gjata të automjeteve në rrugën Klina-Gllarevëtë cilat janë duke pasur probleme në qarkullim. Shoferët ankohen në mirëmbajtjn e rrugëve.


Ndërkohë nuk shihen pjesëtarë të Policisë së Kosovës në vend të ngjarjes.







......


Gjendja në trafikun rrugor në rajonin e Dukagjinit është përkeqësuar edhe më shumë.


Policia tani është mobilizuar për të intervenuar dhe ka raportuar për një numër të konsiderueshëm të aksidenteve me dëme materiale.


Reporteri i Indeksonline bënë të ditur se të reshurat e borës po vazhdojnë të bien pandërprerë dhe për momentin trafiku mbetet i paralizuar./Indeksonline/






-----


15:03  Bllokohet rruga Pejë-Deçan


Rruga Pejë-Deçan është bllokuar si pasojë e reshjeve të mëdha të borës që kanë rënë sot në mesditë.


Kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve janë parë në terren, mirëpo pavarësisht intervenimit të tyre, rruga që një kohë mbetet e bllokuar.


Shoferët janë ankuar edhe në Policinë e Kosovës, pasi sipas tyre, patrullat policore nuk po vëren fare në trafik./Indeksonline/